11 palestinezë kanë mbetur të vdekur gjatë sulmeve të Izraelit sot në Rripin e Gazës, duke e çuar kështu në 321 bilancin e viktimave gjatë 12 ditëve të ofensivës izraelite.
Ministria vendase e Shëndetësisë raporton se dy të tretat e viktimave janë civilë, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 2270.
Në zonën e nxehtë pritet të mbërrijë sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në përpjekje për të negociuar rreth ndalimit të sulmeve.
Hamas: Njerëzit tanë kanë hyrë në Izrael
Ndërsa ushtria izraelite u ka kërkuar refugjatëve që ndodhen në kampet e Gazës të largohen për të mos u prekur ga luftimet e ditëve të ardhshme, Hamas ka bërë të ditur se ka arritur të futet në Izrael.
“Njerëzit tanë janë atje dhe po luftojnë”, ka thënë Brigate Ezzedin al-Qassam, që njihet si krahu i armatosur i Hamasit.
Izraeli: Do të zgjerojmë me operacionin në tokë
Izraeli ka bërë të ditur se do të vijojë me operacionin në rrugë tokësore në Rripin e Gazës. Objektivi i këtij operacioni mbetet sipas tij vënia nën kontroll e tuneleve përmes të cilëve bëhet e mundur kontrabanda e armëve dhe infiltrimi i terroristëve.

Palestina eshte Izrael!
IZRAELITI ESHTE JAHUDI .