Mbi 4 mijë të rinj në prag-moshën e nevojshme për të votuar janë futur në listat zyrtare të votimit në muajin Maj. Këto emra të rinjsh përfshijnë grup-mosha nga 18-21 vjeç por ajo që të bën përshtypje është fakti se këta të rinj janë futur në listë rishtas ndonëse për këtë grup-moshë që ka të drejtën të votojë është bërë një seleksionim gjeneral në rang Republike që në muajin janar. Këtë listë të re të shtuar e ka “kapur” auditi i brendshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërsa pritet që Ministria e Brendshme në vijim të bëjë të ditur se si i ka nxjerrë këto emra të rinj “adoleshentësh” në muajin Maj dhe përse këto mijëra emra nuk janë gjeneruar që në muajin janar kur u bë kontrolli gjeneral i shtetasve që do të votonin për herë të parë. Ngelet për tu parë metodologjia e përdorur për shtimin e këtyre emrave në listën zyrtare të zgjedhësve. Tre javë më parë “DITA” botoi një seria shkrimesh dhe dokumentesh që paraqisnin mangësitë dhe shtrembërimet ekstreme që gjendeshin në listat zyrtare të zgjedhësve duke nisur me disa mijëra familje të dubluara dhe identitete fantazmë të krijuara si pasojë e këtyre dublimeve apo ekzistencën e mijëra emrave “çyrykë” në këto lista, emra si XXX apo ZZZ.
Fushata
Përfshirja rishtas e mijëra emrave të të rinjve në listat zgjedhore duket e dyshimtë sidomos në kushtet kur Partia Demokratike ka nisur një fushatë agresive “rekrutimesh” dhe anëtarësimesh në gjimnazet dhe shkollat e mesme të vendit. Vetë mësuesit janë raportuar në medie duke i rekrutuar nxënësit si militantë të PD-së, në këmbim të favoreve shkollore. Nxitësi dhe frymëzuesi masiv i këtyre rekrutimeve duket se është vetë kryeministri i vendit. “Unë dua t’ju rrëfej se kjo parti është e lidhur me shumë se çdo parti tjetër që ju mund të imagjinoni, me të rinjtë dhe të rejat. Por, po të shkojmë 22 vjet me parë kjo është dhurata me e bukur që të rinjtë e vendit i bënë kombit shqiptar. Ata mbeten energjia kryesore e kësaj partie por edhe vizioni më i ndritur i saj. Ata kanë luajtur rol përcaktues në të gjitha fitoret e PD-së dhe në të gjitha reformat e realizuara nga kjo pati gjatë gjithë këtyre viteve. Unë dje isha në Durrës, ku mund t’ju them të vërtetën se u mrekullova, takova 3 mijë të rinj, që sapo ishin anëtarësuar në PD në qarkun e Durrësit, nuk mund të kishte besim më epror sesa besimi i të rinjve në këtë parti. Pas 22 vitesh themelim dhe 8 vite në pushtet, ky besim dhe mbështetje është certifikatë e fitores së ardhshme”, – deklaroi Berisha vetëm pak ditë më parë gjatë një takimi me të rinjtë.
Nga auditimi i listave zgjedhore në shkallë Republike, duke marrë si bazë listat e datës 03.01.2013, rezulton që për periudhën Janar – Prill 2013, janë shtuar 14 mijë 476 emra zgjedhësish, të cilët nuk kanë ekzistuar në listat e datës 03.01.2013.
Të ndara sipas grup-moshave gjëndja paraqitet si vijon :
Nr | VITI I LINDJES | Numri i zgjedhësve |
1 | 2012 | 1 |
2 | 1995( 1 Janar-23 Qershor ) | 640 |
3 | 1994 | 1565 |
4 | 1993 | 1992 |
5 | 1992 | 1107 |
6 | 1991 | 923 |
7 | 1990 | 740 |
8 | 1989 | 689 |
9 | 1988 | 638 |
10 | 1987 | 538 |
11 | 1986 | 479 |
12 | 1985 | 464 |
13 | 1984 | 427 |
14 | 1983 | 331 |
15 | 1982 | 266 |
16 | 1981 | 254 |
17 | 1980 | 238 |
18 | 1826 – 1979 | 3884 |
S H U M A | 14476 |
E ndarë në Qarqe si më poshtë:
NR | QARKU | Numri i zgjedhësve |
1 | BERAT | 744 |
2 | DIBER | 689 |
3 | DURRES | 1150 |
4 | ELBASAN | 1282 |
5 | FIER | 1661 |
6 | GJIROKASTER | 414 |
7 | KORCE | 1061 |
8 | KUKES | 590 |
9 | LEZHE | 677 |
10 | SHKODER | 1297 |
11 | TIRANE | 3663 |
12 | VLORE | 1248 |
S H U M A | 14476 |
Policët e burgjeve nën presion për zgjedhjet
Policet e burgjeve 325, 3O2, 313, Vaqarit, Fushë Krujës, Elbasanit, Vlorës, Korçës,Peqinit , Rrogozhinës dhe Burrelit janë nën presion nga shefat e policisë dhe drejtorët e burgjeve respektive për të deklaruar pjesëtaret e familjeve që janë madhorë për votime. Shembulli më i freskët është lëvizja në detyre dhe transferimet që po ndodhin në burgje, shefi i policisë së burgut Drenovë në Korçë, një nga më të kualifikuarit e policisë së burgjeve, është larguar nga detyra dhe është sjellë në burgun e Elbasanit si oficer roje. Në Korçë është zëvendësuar nga një person me 8-klasë ,militant, i cili ishte larguar nga kjo detyrë para 2 vitesh për një çështje korrupsioni në këtë burg.
Po su be barrikade opoziota dhe kete radhe keta bajgurinat do i vjedhin prape votat.
Edi te marre masat e mos te beje xhirro me autobuz se do ngelet ne autobuz. Ky mostra sali po perpiqet jo vetem te vjedhi nga te gjitha anet nga pak qe ta kete te sigurt karriken. Prandaj ktij krimineli dubet ti themi stop. Tja bejme si Kadafi se keshtu e kane vendi kta burrece