Rritja e rasteve të reja me COVID ditët e fundit ka bërë që të futen në skenë dhe spitalet rajonale. Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manasti tha në Kuvend se sot do të hapen spitale t e para rajonale, ai i Shkodrës dhe i Durrësit.
“Roli i mjekut të familjes është kyç. Pandemia ka sjellë situatë shqetësuese mbi problematika t e shëndetit mendor. Çdo qytetar ka në dispozivion linjën e këshillimit falas. Janë mbështetur 2400 qytetarë.
Nuk e di se nga mund tu burojë frymëzimi disave për të ushqyer iluzionin se pandemia ka ikur, jo ska ikur është këtu. Do vazhdojmë të shtojmë testet dhe s’do të ndalemi në asnjë moment në objektivin tonë. Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer.
Askujt s’do t’i mungojë trajtimi NË spitale. Kemi arritur mbi 500 të shtruar në spitale covid, rastet janë të rënda dhe te moshat e reja dhe kanë pësuar rritje kemi rritje të pacientëve në reanimacion.
Duke filluar nga sot do të aktivizojmë spitalet rajonale duke filluar me Shkodrën dhe Durrësin, më pas nëse do jetë nevoja do fillojmë me spitalet e tjera.
Sot vijnë 7020 vaksina nga Pfizer. Ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gur.
Është i natyrshëm mosbesimi dhe e mirëkuptuar mërzia. Është normal ankthi. Duhet të jetë i natyrshëm edhe mirëkuptimi i qytetarëve. Premtimet e çudibërësve që nuk kanë asgjë në dorë dhe nuk kanë respekt për peshën e fjalës nuk janë zgjidhje. Zgjidhjen do ta gjejmë siç kemi bërë deri sot bashkë”, tha Manastirliu.
o.j/dita

A e dini Zonja ministre se mos porositja dhe blerja e vaxinave atehere kur ishte e mundur, perben shperdorim detyre me akuzen per mos parandalim te epidemise ????
Me keto 7020 doza populli shqiptar shpetoi nje here e mire nga covid-19.Lum ne per qeveritaret tane qe mendojne vetem per ne.Te shkretet qeveritare po harxhojne leket e tyre qe i kane vene me djersen e b….s ,ballit dhe ne (atyre)po na i japin falas.
Edhe qe te kene efekt keto doza duhet pritur minimum 6 jave!
E di kjo , a e ka vetem idene se sa shkon numeri i te infektuarit per 6 jave?!
Nuk i behet vone se komiteti i experteve te deshtuar ne cdo gje i ka thane se presim imunitetin e tufes!!
Kriminela, qe tallen me jeten e njerezeve! Sjell maska Fp2 per gjithe njerezet ne kontakt sa per fillim: na kushton sa nje dite reanimacioni edhe shpeton ma shume jete !
Si nuk foli nje here zemerzeza ne kohen e tanishme ,por gjithnj per te ardhmen!? E ardhmja perdoret per t’i bishtnuar pergjegjesive te te shkuares,dhe te tanishmes.
Ore ca behet ketu djel kjo hajdutja ketu qe rrinte si shkerdhate te xhamia e tabakeve ne nje dhome e kuzhine me nje makine fre lander e tani burri i saj ermal gjinaj me ML 100.000 euro dhe shpi te fresku 1 kat komlet dhe kjo do mendoje per popullin e per vaksinat bashke me ate mjekercjapin qe del sot dhe thote mberriten 7000 vaksina .po ty te duhen vite te vaksinosh shqiptare mor te vaksinofsha trurin legen burre