Mbi 60% e rusëve nuk pranojnë të marrin vaksinën “Sputnik V”

J L

Mbi 60% e qytetarëve në Rusi nuk janë gati që të marrin vaksinën Sputnik V të prodhuar në vend.

Po ashtu afërsisht i njëjti numër beson se koronavirusi u krijua artificialisht në laborator si një armë biologjike.

Qendra Levada tha se një sondazh i kryer muajin e kaluar tregoi se 62% e qytetarëve nuk dëshironin të merrnin vaksinën e prodhuar në vend të Rusisë dhe se niveli më i lartë i atyre që e refuzojnë është tek moshat moshës 18 deri në 24 vjeç.

Shumica e të anketuarve përmendën efektet anësore, të cilat mund të përfshijnë ethe dhe lodhje, si arsyeja kryesore për të mos dashur të vaksinohen.

Sondazhi, i cili mori për studim mendimin e 1,601 njerëzve në 50 rajone, zbuloi gjithashtu se 64% e të pyetjeve mendojnë se koronavirusi i ri u krijua si një armë biologjike. Ata që besojnë më shumë se virusi është krijuar në laborator janë nga 40 deri në 54 vjeç.

Origjina e COVID-19 ka qenë shumë e politizuar, por shumica e virologëve dhe ekspertëve të sëmundjeve infektive thonë se ka shumë të ngjarë të ketë evoluar natyrshëm.

Një mision i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë tha muajin e kaluar se virusi nuk është prodhuar në laborator dhe kjo deklaratë u bë pas një hetimi disa javor.

Por edhe pse shumë nuk besojnë tek vaksina Sputnik V, sërish vaksinimi në rusi po ecën me ritme të shpejta.

Po ashtu Rusia ka aprovuar dhe vaksina të tjera kundër Covid-19.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Shkrımı kote Dıhet se Rusıa ka mıratuar 3 lloje vaksınash kunder covıt 19,Keshtu qe pjesa me madhe e ruseve,bıle edhe e shume vendeve te tjera duan vaksınat ruse,
    Lerenı luften ıdeologjıke,por shıkonıshendetın e popullates,

    • Rusia eshte shtet bananesh dhe i themeluar mbi tridhime dhe mashtrime prandaj sa e vlevfshme mund te jete vaksina e tyre!? Per shume shtete eshte e rendesishme te vaksinohen, nuk ka rendesi sa efikatese jane vaksinat dhe kush i prodhon, e rendesishme eshte te kryejne detyrat e shtepise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *