Mbi 65 përqind e reklamave në shtypin e shkruar bëhen nga bashkia e Tiranës

redaktor

Të dhënat e mbledhura nga BIRN nga baza e të dhënave të Ministrisë së Financave tregojnë se Tirana ka shpenzuar për reklama në median e shkruar më shumë se çdo njësi tjetër vendore në vitin 2014.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2014, bashkia e Tiranës ka shpenzuar më shumë se 20.4 milionë lekë (145.600 euro) për reklama në disa të përditshme, ndërkohë që të gjithë bashkitë e tjera të vendit- të marra bashkë- kanë shpenzuar në total 3 milionë lekë ose 21.400 euro gjatë kësaj periudhe.

Sa për krahasim, në total, të gjitha institucionet kryesore qeveritare, përfshi Këshillin e Ministrave, ministritë, zyrën e Presidentit dhe agjencitë kryesore kanë shpenzuar 31.29 milionë lekë (223.500 euro) për reklama.

E ndërsa ndalemi vetëm tek reklamat në shtypin e shkruar, bashkia e Tiranës, e drejtuar nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha, mban rekordin me 65.4 përqind të të gjitha shpenzimeve për reklama të të gjitha institucioneve qeveritare në median e printuar në vitin 2014. Perfituesja me e madhe eshte e perditshmja Panorama.

Shpërndarja e reklamave qeveritare, veçanërisht reklamave televizive, ka qenë një çështje e shumëdebatuar gjatë qeverisjes së kaluar të Sali Berishës.

Investigimet e BIRN kanë treguar se gjatë tetë viteve në pushtet, qeveria e Berishës ka shpenzuar mliona euro për një seri fushatash publicitare, shumica e tyre në stacionet televizive pro- qeveritare.

Të dhënat e BIRN tregojnë se Ministria e Brendshme e shpenzoi të gjithë buxhetin për reklamat në vitin 2009- 2012 për një agjenci të vetme, e lidhur me figura mediatike pranë qeverisë.

BIRN ka mësuar se kontratat ishin pjesë e një skeme të gjerë për të pasuruar median pro- qeveritare gjatë tetë viteve në pushtet të PD.

Shumë institucione ishin bujare me kompanitë në pronësi ose të lidhura me Aleksandër Frangajn.

Vetëm Ministria e Mbrojtjes i dha kompanive të tij 580 mijië euro në reklama.

Kompanitë e Frangajt morën 427 mijë euro nga Këshilli i Ministrave dhe plot 1.4 milionë euro nga drejtoria e Policisë së Shtetit.

Share This Article
3 Comments
  • Ne Shqiperi nuk ka vetem nje Full-hajn, jane me dhjetra qe ngrihen nga krimineli Sali dhe perfituesi nje plehre si Aleksander Frangaj dikur nje burgaxhi, ku mesoji edhe lojen e kapjes se sapunit ne dushin kolektiv, kur President ishte shpellari Sali. Njeriu pa moral dhe i degjeneruari Frangaj eshte kthyer ne bythelepires i Saliut, ku i eshte holluar edhe gjuha e I bie era mut maloku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *