Mbi anijen e komentit të Lubonjës

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

DITA! Analistët e sotëm harrojnë se elementët me të degjeneruar, tradhtarë e të korruptuar që u vinin pas sistemit komunist, arritën të dalin në skenat e politikës demokratike. Ky populli aq i dëshiruar për demokraci ua besoi pa e vrarë mendjen se kush ishin këta. Në bazë të asaj çfarë u hodh në themelet e kësaj politike nga R.Alia, vazhdoi të ngrihet demokracia alla shqiptarçe.

Pra i dashur Lubonja, më e logjikshme është që ju si analist të zbërtheni thembrën e shqiptarit, e jo shigjetat që i janë ngulur. Pse lëvizja demokratike u bë pikërisht nga njerëzit më të diskutueshëm në gjithë inteligjencën shqiptare? Nuk kishte koka më të mençura të udhëhiqnin këtë ndryshim?

Lubonja, demokracinë e kanë sjellë burrat e mençur, inteligjenca e ajka e shoqërisë që përfaqëson genin e shqiptarit. Shqiptarët, mund të thonë disa, i ka tredhur Berisha. Ndoshta e ekzagjerojnë, por nuk arrijmë të kuptojmë, se ky popull që ti thua i ngriti, është i tradhtuar e i çarmatosur sa që nuk ka asgjë në dorë, vetëm një fletë vote. Po a i mjafton një populli në demokraci të tregojë forcën dhe vullnetin vetëm me një votë? Dhe praktikat e deri më sotme tregojnë se dhe kësaj vote kriminelët e hajdutët në pushtet ja gjetën ilaçin. Më jep votën dhe thuaj çfarë do. Dikush merrte para, një tjetër vendin e majmë, një tjetër kontrabandën dhe turma nuk paguanin energjinë, ujin,detyrimet ndaj shtetit, bursa për fëmijët e shumë të tjera… Shprehja “populli meriton atë klasë politike që sundon”, është tipar i shteteve totalitare.

Prandaj, i nderuari z. Lubonja! Çështjet tona nuk zgjidhen me pasione e fjalë bombastike. Anija që ti komenton është ndërtuar gabim dhe detarët e dinë mirë se ç’ndodh me të kur përplaset me dallgët e furtunës politike. Kjo anije nuk duhet riparuar siç orientojnë dhe aleatet, por duhet fundosur e të gëzojmë një për së mbari që të ketë vulën e kombit shqiptar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *