Mbi deklaratat dhe veprimet e Ahmet Zogut

anazapta

Nga vendimet  më skandaloze të Berishës ishte ngritja e atij palo monumenti për ish-mbretin tradhtar. Në radhë të parë sepse, kush shqiptar nuk e di, duke filluan që nga Kosova (me përjashtim të zonjës Jahjaga) dhe deri në Çamëri (me përjashtim të z. Idrizi) se Ahmet Zogolli, jo vetëm nuk bëri gjë për trojet shqiptare që mbetën jashtë kufijve, por erdhi në pushtet pikërisht duke falur (e çuditshme si përsëritet nganjëherë historia) pjesë të trojeve, edhe ashtu të gjymtuara shqiptare, që ishin njohur nga Fuqitë e Mëdha. Ahmet Zogu, jo vetëm që nuk bëri asnjë përçapje për të ngritur çështjen e shqiptarëve autoktonë të Çamërisë, por, përkundrazi, në një intervistë që i ka dhënë një gazetari grek, në v. 1931 (ajo është botuar e plotë kohët e fundit në shtypin shqiptar dhe nuk është përgënjeshtruar nga askush) i ka deklaruar se: “Në Shqipëri ka toka greke siç janë Korça e Gjirokastra, por ato i kanë vendosur Fuqitë e Mëdha”.

Në një dokument arkivor (fondi Nr. 253 – dosja105, v. 1924) jepet marrëveshja shumë poshtëruese që Zogu nënshkroi me kryeministrin serb të asaj kohe, me kusht që ai ta ndihmonte të vinte në pushtet. Në pikën, 8 ndër të tjera, thuhet se: “Qeveria shqiptare… tërheq çdo pretendim të saj për sovranitetin mbi manastirin e Shën Naumit dhe lokalitetin e Vermoshit të Kelmendit…”. Ndërsa në pikën 10 të saj, midis të tjerave, thuhet: ”Qeveria shqiptare mbahet larg nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve…”. Po sipas asaj marrëveshje, A. Zogu shpërndau dhe vrau shumicën e Komitetit që i kishte ngarkuar detyrë vetes të çlironte Kosovën. (Dokumenti i cituar ka 13 pika). Gjithsesi monumenti i turpit u ngrit, madje më i madh se i Ismail Qemalit. Ç’turp!

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *