Mbi “Funeralin” e Blushit

redaktor

Arben Duka

 

“Funeralin e Rilindjes”,
që Blushi ka publikuar,
them se me kalem të hollë
duhet mirë analizuar

Nuk kam marrë unë sot përsipër,
as ta mburr e as ta shaj,
po “Funerali i Rilindjes”,
nuk përmbyset aq kollaj!

Këto që renditi Blushi,
i kam thënë përpara vetë,
po ato marrin më vlerë,
kur i thotë një deputet!

Me ndonjë batutë të Ballës,
s’i vihet kapak problemit,
sepse kritikat e radhës,
vijnë nga zemra e sistemit!

Dikush nxitoi edhe tha:
“Blushi flet se s’ka ofiq!
Ndaj nga kjo guxoi e pa,
e pa mbretin lakuriq!”

Me të tillë nga jasht’ partisë,
kabinetin Rama mbushi,
po për një kolltuk ministri,
nuk po e bën sherrin Blushi!

Halli i tij po dhe i yni,
nuk është vetëm varfëria,
por fakti që nga “Rilindja”,
është asgjësuar Partia!

Mbi “Funeralin” e Blushit,
mund të bësh qindra komente,
por është fakt që sot PS-ja,
është pothuaj’ inekzistente!

E “Rilindja” ekziston,
edhe ky ësht’ thelb’i gjësë,
nuk duam të shkruajm’ shpejt,
për funeral të PS-së!

Dihet-që të majtën Rama,
nuk e ka dhe shumë në gjak,
ndaj Blushi në Funeral,
shpaloset si partiak!

Blushi gjeti diagnozën,
që të themi të vërtetën,
diagnoza ka shumë vlerë,
por pasohet me recetën!

Mandati i Kryetarit,
Ramës i ka përfunduar,
dhe aty përjetësisht,
s’mund të rrijë pa konkurruar!

Para zgjedhjeve vendore,
do qe shfaqje marrëzie,
po menjëherë pas Qershorit,
le të ketë zgjedhje partie!

Share This Article
16 Comments
  • Eshte e vertete sa shoh ata njerez te thjeshte ne marinz,patos
    te shkaterruar nga gjemimet,ajri i ndotur,dhe qe nu kushqehen as nga prodhimet e tyre bio,tani te helmuara.
    ku shteti hesht dhe ben thirrje ,ju beni padi per demshperblim ,dhe deklarohet me konpetence se do behet kontroll per hidrokarburet ,
    dhe ne thithim helm nga makinat e vjetra, te konfirmuar edhe nga kontollet teknike te pagura nen dore,te afta e qe nxjerri tym si trenat e shek.17, me keto karburante jasht cilesie qe i perdorin
    thuhet se popullsia ne marinz e kane lidhur vete marveshjen me firmen bankers te naftes badjava pa taksa , pa dijenine e shtetit.
    eshte e vertete ,kur metarlugjia hedh kancer me helmet qe prodhon mbi jeten e njerezve,dhe shteti nuk e pezullon punen me shkelje mjedisore ,
    shteti rilindje………
    qe nuk mbron interesat e popullit.
    kjo tregon i blere, pra nuk ngreh zerin..
    edhe gomarit ne dasem ja lyhen prapanicen me vaj qe mos te bente zhurme dasmoreve.
    keta jane lyer jo me vaj,por me ato qe nuk i justifikojne ne INSTITUTIN E DEKLARIMIT TE PASURIVE,dhe gjobite njesoj si ai i varferi qe paguan dritat me kamatvonese.

    • Mua antarin e PS-se,para zgjedhjeve te 23 qershorit shtabi i Edi Rames me merrte vazhdimisht ne telefon, edhe me mesazhe,por pas zgjedhjeve,kur djalin ma HOQEN NGA PUNA,askush nuk me dilte ne telefon me!!

    • @@@@@ Një vështrim mjeshtëror nëpërmjet vargëzimit ironik nga autori Arben Duka? Duhet të kuptojmë më përpara ç’është njeriu me integritet intelektual para se të shkojmë te akuzat e tipit “e bën kritikën për poste e ofiqe apo e bën se e lanë pa to”! Ka një ligjesi,- partitë vetëkritike e debatuese ecin, të tjerat bien si gjethet. Rama të ecë paralel me partinë e tij dhe me filozofinë e saj, jo partia majtas e Rama djathtas! Një ecje e këtij karakteri ku shoferi ecën jashtë destinacionit të pasagjerëve mund të jetë ecja e një të piri dhe jo një ecje e destinacion normal. Blushi dhe Duka këtë thonë dhe s’kemi fare të drejtë ti anatemojmë! Përndryshe do ta shohim vehten të gjithë jashtë destinacionit! Edhe një gjë: – Arbeni ka në dorë vargun dhe kritikën nuk ka në dorë të caktojë kush mund të jetë kryeministër. Nëse një parti paska vetëm një kandidaturë e jo disa kandidatë për kryeministra për mua ajo parti ka marë tatëpjetën e pandalshme? Nderime!

  • Pse do qe shfaqje marrezie dhe jo shfaqje prej burri shteti ! Po munde na e sqaro kete llogjiken tuaj z. Duka !

  • Mendoj qe Blushi kete here ka shkruar per noj qoshe se ai ka 15 vjet deputet dhe leh vetem kur e len pa buke.

  • Dakort per zgjedhjen e kryetarit te PS, por ketu ka nje problem,
    U be zgjedhja ,humbi Rama ,mund ta sqaroni ju z Duka si do behet me postin e k ministrit,

    • Ndofta aty fle lepuri, miku i Edit ne Itali keshtu siluroi kryeministrin dhe i zuri vendin,qe me hak ashtu i bie te jete.Por ku i dihet,Edi fiton dhe i mbush mendjen skeptikeve.Ose e ka alergji garen dhe votbesimin.

    • Një vështrim mjeshtëror nëpërmjet vargëzimit ironik nga autori Arben Duka? Duhet të kuptojmë më përpara ç’është njeriu me integritet intelektual para se të shkojmë te akuzat e tipit “e bën kritikën për poste e ofiqe apo e bën se e lanë pa to”! Ka një ligjesi,- partitë vetëkritike e debatuese ecin, të tjerat bien si gjethet. Rama të ecë paralel me partinë e tij dhe me filozofinë e saj, jo partia majtas e Rama djathtas! Një ecje e këtij karakteri ku shoferi ecën jashtë destinacionit të pasagjerëve mund të jetë ecja e një të piri dhe jo një ecje e destinacion normal. Blushi dhe Duka këtë thonë dhe s’kemi fare të drejtë ti anatemojmë! Përndryshe do ta shohim vehten të gjithë jashtë destinacionit! Edhe një gjë: – Arbeni ka në dorë vargun dhe kritikën nuk ka në dorë të caktojë kush mund të jetë kryeministër. Nëse një parti paska vetëm një kandidaturë e jo disa kandidatë për kryeministra për mua ajo parti ka marë tatëpjetën e pandalshme? Nderime!

  • Edi Rama s`mund te jete edhe kryetar partie edhe kryeminister.Zgjedhjet lokale nuk jane test,sepse urrejtja e popullit per rrumpallen berishiste me kryebashkiake si zhelali shamikuqes,do ti jape perseri fitoren PS+LSI…Test i vertete per Ramen do te jene zgjedhjet e ardhme parlamentare,per qeverisjen e ketij mandati 4 vjecar.Nuk prisnim ndonje cudi ekonomike prej tij,por nje reforme ne drejtesi e trumbetuar qe ne fillim,i deshtoi.Me sakte dyshja Jari-Berisha arriti t`ja bllokoje,.Lufta kunder korrupsionit me bllokimin nga presidenti te reformes ne drejtesi eshte nje bllof.Exponentet e rendesishem te qeverisjes se kaluar,qe vodhen buxhetin e shtetit dhe ja lane arken bosh,sot i nxjerrin gjuhen,sepse s`ka c`u ben.Partia socialiste duhet te rifreskohet me drejtim te ri,sepse mjerisht per ne,ka mbetur ende e vetmja force politike,qe gezon besimin e popullit per ndryshim pozitiv.Kujt ti besojme tjeter/?Sali Berishes,apo Ilir bllokut?

  • Dihet qe “Rilindja”e Rames nuk eshte PS-ja e Nanos,por derivat dhe bisht i Berishes.Blushi eshte largpames dhe i ka parashikur keto para nje viti tek libri i tij.Me ben cudi se si Duka,nje ramist i thekur ,ka sjelle ne poezi me te verteta,qe e thartojne Ramen.Bindem se Duka ka mik te verteten dhe jo Kryeministrin apo “Rivdekjen”Rama…

  • me duhet te perkufizoj me mire se Blushi, socialistet dhe rilindasit …
    sepse keshtu ndoshta shpeton partia 🙂

    Parti socialiste ose socialist
    person/a me aftesi te kufizuara mendore ,militant i verber …qorr fare ,kokepalar ,
    te vetmit qe qysh nga 8 nentori i 41 shkojne drejt gijotines vetem per deshiren e udheheqesit
    Nuk mund te bejme asgje tjeter …vecse te na bej ndonje pune Perendia…se keta nga udheheqesi vec vdekja i ndan

    Rilindas ose per shkurt Mavi
    qenie inferiore ndaj cdo lloj rrace apo gjallese.
    imoral , mosmirnjohes , shpifes , drogaxhi , intrigant ,mashtrues , i dhunshem , i pameshirshmem, kurvar ,homoseksual [kete fjal e perdor thjesht se jam me edukate po duhet ndryshuar] i djallezuar ,dhe qe te mos e zgjas ,me dy fjale keta quhen
    Qelbesira te Bashkuara .

    per te dyja keto specie ,duhet Gijotina .dhe pse cdo 5 vjecar bejne kongresin e ri dhe del ndonje qelbesire e re kryetar …jane thjesht kokat e po te njejtes kuceder .pervecse tu presesh koken nuk ka rrugezgjidhje tjeter .

    shoku Bejtexhi ,me aq deme sa beni ju sa here qe kokepalaret ju japin voten
    nuk ka zgjedhje , ju duheni shpallur te jashteligjshem.
    Destabilizoni natyren njerezore ,74 vjet e shperbete njeriun !

  • Fjalet kane me shume vlere
    Kur i shkruan nje Poet
    Fjalet quhen dhe zhargone
    Kur i thote nje debutet!

    Per te thene s’kane vlere fare
    Kur i thote shkrimtari Blush
    Kur i thote ne mllef e siper
    Anjerit mendjen s’ia mbush!.

    Kete here o miku im
    Si edhe here te tjera
    Gjithe ‘filozofite’ e Blushit
    Jane dokrra te pa vlera!!

    Blushi e ka historine
    Me malore e tatepjeta
    Qe nuki gjendet karari
    Nuk i dihet e verteta

    Llapa – llapa lart e poshte
    Si pun’ e Blushit ka shume
    Ende pa identitet
    Nuk ia ve njeri ne sume!…

  • Rilindja ka vdekur, kete e provon, nafta, kromi dhe dhe ne fund Marinza, zhdukni ata qe pervehtesojne pasurine e Shqypnise, se ndyshe cdo institucion qeveritar eshte i korruptum dhe po shpejton mesymjen e popullit ne parllament deri sa te djege kete fare te qelbet qe ka uzurpu cdo qelize te shtetit te pjerdhur qe eshte kthyer ne kepushe te popullit (si puna e gjegjezes ha e ha dhe buthe ska).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *