Të them të drejtën, kur pashë titullin e shkrimit, mendova se do të ishte ndonjë lajthitje, nga ato që shpesh, fatkeqësisht, u ndodhin politikanëve në përgjithësi dhe këtyre tanëve veçanërisht.
Por isha gabuar. Shkrimi ishte kryefund lajthitje. E them këtë sepse z.Blushi, duke “mbajtur fjalimin” funebër të Rilindjes, në njëfarë mënyre ka mbajtur edhe fjalimin për veten e tij, sepse nën flamurin e saj bëri fushatë në v. 2013, nën flamurin e saj fitoi bindshëm zgjedhjet, nën çatinë e saj ndodhet i strehuar dhe “në grazhdin” e saj ha.
Shkrimi më revoltoi për disa arsye.
Ndër “argumentet” që sjell ai thotë se: “Rilindja nuk ka frymë, nuk ka organizim, nuk ka motivim, nuk ka mobilizim, nuk ka ide, nuk mbrohet, nuk mendohet, nuk pendohet, por vetëm rrëzohet dhe bie”.
Në qoftë se Blushi ende nuk e ka kuptuar “frymën” e Rilindjes, këtë duhet ta kërkojë më parë tek vetja, pasi është pjesë e asaj fryme, e cila bëri që të ngjallet shpresa tek shqiptarët se shteti mund të rivendoset mbi gërmadhat e antishtetit që la prapa qeverisja e mbrapshtë e Berishës. Pikërisht që të fitonte ajo frymë ai vuri të gjitha forcat e veta për t’u arritur fitorja që u arrit në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe unë, nuk e di se pse, kam bindjen se ai nuk e ka humbur shpresën se fryma e rivendosjes së shtetit, shpejt apo vonë, do të triumfojë. Kurse shpërthimet e tij të kësaj natyre vetëm se e vonojnë vendosjen e asaj fryme, gjë që uroj të mos jetë në qëllimet e tij afatgjata.
Nuk e di se ku e sheh z.Blushi mungesën e organizmit. Natyrisht nuk është gjithçka e përkryer, por nuk duhet harruar se edhe kur kalon nga një shtëpi në një tjetër duhet një kohë e caktuar për të rivendosur rregullin dhe rehatinë e dëshiruar, jo më të përpiqesh ndershmërisht dhe sinqerisht të kthesh një shtet të tërë në shinat e ligjshmërisë, shtet ku secili bënte si i tekej me energjinë elektrike, me ujin, me hapësirat publike, me lojërat e fatit, me bimët narkotike, me arsimin, me financat etj. etj. Nënkuptohet që të punosh për tharjen e një kënete, bretkosat, banore të saj dhe të mësuara në atë llum, do të krakërijnë nga inati. Por Rilindja nuk i dëgjon krakërimat e bretkosave, pasi do “të thajë” kënetën dhe të zhdukë llumin e grumbulluar në vite. Po të mos kishte Rilindja organizim, mobilizim, ide etj. a mund të bëheshin brenda 1,5 viti këto që janë bërë dhe që duken nga kushdo që do t’i shohë. Me kaq sa ka bërë brenda kësaj kohe të shkurtër, Rilindja nuk ka pse të pendohet dhe ca më pak të rrëzohet dhe të bjerë që z. Blushi të kënaqet me “Fjalimin” e tij.
Mendoj se lajthitet kur thotë se: “Rilindja nuk zgjidhet”. Po të mos ishte zgjedhur, si erdhi në pushtet Rilindja? A ka zgjedhje më sublime se ato gjithëpopulloret, të cilat masivisht i dhanë pushtetin Rilindjes? Mos zgjedhjet partiake, pavarësisht nga rëndësia e madhe e tyre në kushte të caktuara, janë më kuptimplota se zgjedhjet gjithëpopullore?
Natyrisht nuk kam ndër mend të merrem me gjithë preçartjet e z. Blushi në “Funeralin” e tij. Por, gjithsesi, nuk më rrihet pa cekur edhe “krenaristët” dhe “kanabistët”, me të cilët z. Blushi bën lojra fjalësh të denja për emisionet satirike. Se nga dhe ku e ka gjetur z. Blushi faktin që ndonjë nga rilindasit është kënaqur dhe është krenuar “se ka bërë gol në portën e vet”, siç shprehet ai, unë nuk e di. Përkundrazi, të gjithë rilindasit po bëjnë gjithçka mund të bëhet në kushtet konkrete që “asnjë nxënës të mos mbesë në klasë”, siç bën ai Kasandrën. Rilindja po bën sa mundet që ekonomia e rraskapitur e vendit të futet në hullinë e zhvillimit evropian, gjë kjo që është shprehur edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Natyrisht që ka ende shumë për të bërë, dhe unë kam bindjen se shumë do të bëhen në kohën e vet, pasi, siç besoj e di edhe z. Blushi, përpara se ta hash mollën duhet më parë ta mbjellësh dhe ta rritësh atë deri sa të bëjë frytet.
Megjithëse me keqardhje, më duhet t’i them z. Blushi se, pikërisht ato dy karakterizime që ai do të puqë në një, pra “krenaristët” dhe “kanabistët”, të cilët ai ia atribon Rilindjes, nuk kanë asgjë të përbashkët me njëra-tjetrën. Një nga krenaritë e Rilindjes, dhe do të doja sinqerisht që kjo t’i përkiste edhe z.Blushi si pjesë e saj, është pikërisht fakti se ata, që ai me tallje i quan krenaristë, i kanë shpallur luftën më të ashpër që është bërë ndonjëherë në këtë vend pikërisht kanabisit, prandaj është lajthitje e madhe t’i krahasosh e, le më t’i barazosh, këto dy kategori. Të shikojë se ka gabuar adresë.
Dhe në fund, për të mos u zgjatur, dua t’i kujtoj z. Blushi një thënie popullore që përdoret andej nga anët tona, dhe ai e di se nga ç’anë, se “Kur grinden qentë, fiton ujku”. Për t’u bindur për këtë nuk ka nevojë të shkojmë shumë larg, mjafton të shikojmë se si nuk vonuan asnjë sekondë dhe nuk lanë asnjë megafon pa shfrytëzuar për ta “glorifikuar” atë kundërshtarët politikë të Rilindjes, ata që kjo e fundit “u prishi llumin e kënetës”, ku ata “livadhisnin” si ju donte qejfi. Nuk dua të besoj që z.Blushi “Për inat të vjehrrës kërkon të flerë me mullixhiun”.
Dhe në fund fare një këshillë prej një burri të moshuar që jam dhe që vazhdoj ta respektoj shkrimtarin-politikan: Z. Blushi, “Hanibal ante portas”.

Z.SHYTI ,nga shkrimi juaj kuptoj se po ben avokatin mbrojtes te “RILINDJES”por a mund te pranosh se zbatimi i ligjit eshte arritje kur Gjin Gjonat &Co nuk jane denuar por kane dale te pafajshem dhe kur nuk justifikojne miliona euro dhe futet ne burg nje jo i pasur se i ka disa lek borxh KESHIT ,kur asnje ish minister apo “bisnesmen” i shmanget detyrimeve me miliona euro dhe kur kryeministri justifikohet se drejtesia eshte “e pavarur”dhe nuk ka çfare te beje a thua se i fitoi kot ato 84 vota qe ka ne parlament dhe sigurisht duke e ditur se u votua jo se do te bente mbrekulli por do te vinte drejtesi ndaj vampireve qe i vjedhin perdite pasurite e pavleresueshme te ketij populli i cili po iken nga syte kembet pasi nuk ka rruge tjeter.Ky popull ka nevoje per reforma ,drejtesi,pune dhe mireqenie gje te cilen nuk mund te vihet ne gjume me DEMAGOGJINE” e “RILINDJES”se bashku me ju qe i mbani ison…
Z. Korçar! Duhet te jesh, me e pakta, miop, ndersa me e shumta i pa ditur, t’i kerkosh qeverise te burgose “Gjin Gjonet”, kur ata dergohen ne prokurori dhe kjo e fundit nuk i çon ne gjyq, ndersa edhe kur ndokush shkon ne gjyq, ne shumicen e rastve dalin te pafajshem. Mos eshte faji i Rilindjes qe Gjin Gjonin, Fullanin, Gjiken, Mziun etj. i nxjerr gjykata te pafajshem? Reforma ne drejtesi, e cila po pengohet me te gjitha format nga Berisha, por qe do te behet gjithsesi, do t’i rregulloje keto anomali.
DUHEN GJETUR RRENJET:’Djemkat’ apo si i thone pe Korçe ‘bythkat’ e Kiçove nga ata me mbiemrat Blushi,Ngjela,Lubonja nuk jane ne ‘GEN’ shqipetare e jo vetem kaqe por ne kistorine e ketij shteti ‘nuk jane mesuar’ te jetojne JASHTE BLLOKUT TE UDHEHEQJES shume me teper edhe se KRRIMINEL SALIU.
Blushi nuk eshte i vetem qe kerkon ti vere GURE neper RROTA ‘Rilindjes’ mos harroni se mbeshteten edhe nga ‘filozofi’ apo agjenti me pseudonimin ‘YLLI’ apo Servet ‘Pellumbi’ qe mbasi kane vjedhur me dinasti 70 vjet nuk duan te ‘vdesin’ politikisht sikur te vdesin tere femijet shqipetare.
Ju kujtohen para shume vitesh kur burri i Xhoanes nga burgu i thosh Servetit qe ish ne krye te Partise:’e kini kthyer ne kenete’!!?? KETA NUK MUND TE JETOJNE JASHTE KENETES !
Shoku Guri Shyti,
Meqë thua se je i moshuar, patjetër që duhet t’i kesh dëgjuar e lexuar vargjet e poetit të kuq të sovkozit, Majakovskit: “Govorit partija, padrazumevajem Lenin / Govorit Lenin, padrazumevajem partija.” (Kur themi Lenini, nënkuptojmë Partia / kur themi Partia, nënkuptojmë Lenini.”), që në periudhën e zezë hoxhiste në Shqipëri do të përshtateshin shkëlqyeshëm në: “Kur themi Enveri, nënkuptojmë Partia / kur themi Partia, nënkuptojmë Enveri.”
Sot, 25 vjet pasi e kemi hequr qafe atë zgjedhë kriminelësh analfabetë, nga hiri i asaj zeznaje, që ngrohtësia e zemrave të Lëvizjes Studentore e dogji dhe e ktheu thjesht në një kujtim të keq, na ngrihesh ti si feniksi i së keqes dhe shtron pyetjen demokracivrasëse: “Mos zgjedhjet partiake, pavarësisht nga rëndësia e madhe e tyre në kushte të caktuara, janë më kuptimplota se zgjedhjet gjithëpopullore?”.
Po si nuk qenkan më të rëndësishme zgjedhjet partiake se ato të përgjithshme? Veçanërisht në një vend si Shqipëria, ku për fat të keq pjesa më e madhe e shtetasve me të drejtë vote ende kanë gjykimin dhe mentalitetin tënd të mykur (për të mos thënë komunist, sepse në komunizëm zgjedhjet ishin si letra higjienike), janë ato zgjedhje që i përcaktojnë drejtuesit e ardhshëm të shtetit, për shkak se vota popullore, edhe nëse nuk blihet me paratë e mafias, hidhet në kuti nga votues që në shumicë, në rastin më të mirë as që i dinë moralin, karakterin dhe aftësinë intelektuale të kandidatëve (edhe të atyre për kryeministër). Janë zgjedhjet në parti (mbajtja e tyre sipas statutit) që tregon nëse një parti është demokratike ose jo. Të tjerat janë retorikë boshe ose pallavra. Nëse nuk zhvillohen zgjedhje, ka mbaruar demokracia dhe partia është e kapur, ndaj edhe ne shqiptarëve na ka qëlluar që për 25 vite të jetojmë në një shtet të kapur nga mafia e korrupsioni, sepse në zgjedhjet e përgjithshme alternativa jonë për të votuar është “ose partikapësin blu, ose partikapësin e kuq”. Nëse s’ka demokraci në parti, ajo parti assesi s’mund ta drejtojë demokratikisht vendin nëse e merr pushtetin; kjo është abc-ja e një sistemi politik demokratik!
A nuk u bë masakër për 25 vite me zgjedhjet në PD, çka solli që Berisha sot e kësaj dite, edhe kur nuk e drejton shtetin ka në dorë të hekurt partinë, aq sa edhe kur “jep” dorëheqjen ka fuqinë të vendosë Bashën kryetar? E ç’rëndësi kishte se cili ishte përfundimi i votës popullore për këto 25 vite, kur Berisha edhe në rastet që ikte nga pushteti kishte sigurinë se do t’u shfaqej sërish zgjedhësve shqiptarë, pasi në parti nuk zgjidhej, ngaqë edhe aty funksionin për mrekulli vargjet kriminale të Majakovskit: “Govorit partija, padrazumevajem Berisha / Govorit Berisha, padrazumevajem partija”? Jam i sigurt që, nëse në PD do ishin zhvilluar zgjedhje dhe të rregullta dhe Berisha të mos e kishte partinë në grusht të hekurt, në votimet e përgjithshme nuk do të vidheshin votat sa majtas e djathtas, nën frymën që Berisha e futi ditën për diell në vitin 1996
Ti ndoshta për moshën dhe kulturën që ke o shoku Guri Shyti, nuk mund as ta imagjinosh se ç’është demokracia, pasi modeli yt për partinë është ai bolshevik i leninisto-stalinistit Enver Hoxha dhe një parti t’i s’mund ta konceptosh ndryshe, veçse me kryetar pronar dhe me armiq të kryetarit. Këtë e tregon edhe fryma në tërësi e fletërrufesë tënde bolshevike, që na shfaqet këtu si artikull gazete, ku anatemohet armiku radhës i kryetarit.
Ti shoku Shyti, si marksist-leninist që ke qenë (se tani je bërë trëndafilist vjollcë) duhet të kesh bërë shumë retorikë lidhur me dialektikën (ndonëse kam bindje se asnjëherë s’e ke kuptuar se ç’është), ndaj është e pakuptueshme sesi ti i bie ndesh asaj, duke shkruar këtë dacibao paçavure në adresë të Ben Blushit. Dialektikë do të thotë “metoda e argumentit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”. E thënë ndryshe, është përplasja e alternativave (që në vetvete krijojnë një “mosmarrëveshje”) përmes paraqitjes së programeve zhvilluese, prej çdo personi që kandidon për drejtimin partisë, çka i bën anëtarët e partisë që të jenë më të qartë për rrugën nëpër të cilën do ta çojnë partinë. Kurse ti shoku Guri i del kundër Blushit, thjesht pse kërkon që të respektohet një kusht themelor i statutit, thjesht pse kërkon që në mënyrë dialektike të ballafaqohen pikëpamjet e çdokujt që kandidon për drejtimin e partisë dhe që partia të mos ngelet peng i një personi?! Mos bërja e zgjedhjeve u pret rrugën të tjerëve që të jenë të barabartë në parti dhe dhe mund t’i bëj një dëm të pariparueshëm partisë, për shkak të grykësisë së një individi, që në fund të fundit është primus inter parem.
Ti shoku Shyti Guri qenke një komunist i pagdhendshëm, që as 25 vite demokraci nuk kanë arritur të të kthejnë në rrugën e mbarë. Ndjej keqardhje për ty!
PELLAZGUT,PALLOSHIT,PELLOS,POLLOS,………
Fjalen ‘kAmunist’ e ‘kAmunizem’ ne ilat libra e ke lexuar e ne cilen gjuhe apo ate te Biberajve apo motrave ‘islami’ nga ‘zeri i Afrikes’?
@PALL-ASK-A
Ke aq kulturë sa ta lexosh deri në fund komentin tim, apo je kokrra e pallës dhe s’di gjë tjetër veç të pall(ask)ohesh për komandantin. Kompjuteri dhe forumet janë të hapura për të gjithë, por jo domosdoshmërisht çdo pall-askë analfabete duhet të shkruaj patjetër.
I shkreti ti mor pall-askë!
Këtë të keqe e kanë forumet, sepse në to i jepet mundësia çdo palle, qoftë “askë”, qoftë “osh” që të të replikojë me injorancën e tij. Pse e harxhon kohën forumeve o gomar, kur mund të lexosh ndonjë libër e të marrësh pak dije, sepse pallat shumë nuk marrin dot.
Me sa duket O Pellazg, nuk ke dalë akoma nga epoka Pellazgjke. Ke kembetur i kyçur aty. Juve Pellazgjikët i bini fyellit në një vrimë.
@timo
Kurse ti o @timo, mesa shoh vetëm vrimës së fyellit mund t’i biesh, se nga të trutë qenke fyell… Mund edhe të mos e shprehësh gomarllëkun tënd në formën e komenteve, s’je i detyruar.
O pellazg! Sikur injoranca te kishte brire, ti do t’i kishe sa ata te nje kau te rraces “Xhersej” (i kerkoj ndjese kaut qe po e krahasoj me ty).
Guri ka te drejte.Sofren jau mbushem me pace nje milione veta.Kur ka pace ,pse duhet te zihen qente?
Eshte nje konkluzion real:
“Rilindasit zene kolltuqet dhe paltronet,
Antaresia dhe simpatizantet e PS-se: votojne!
Me kete konkluzion, shumica e qytetareve te thjeshte, kryesisht e papune, eshte gati per levizje dhe zgjidhje te madhe.
O pellazge, sic duket edhe vete emri te bene qe te jesh qe ne kohen e tyre. Ne Shqiperi ka nja 100 parti dmth 1oo parcela dhe cdo parcele ka nje kryetar ,mua si popull nuk me intereson kjo por zgjedhja e njerezve te denje ne parlament dhe ne bashki.Blushi ha buken e kaurit dhe bene duan e turkut sepse ai eshte ne kryesin dhe deputet i PS por asnjehere nuk ka bere krahasimin e qeverisjes se Berishes me ate te sotmen. Kaosi, katrahura. korrupsioni vrasjet, vjedhja e pasurise kombetare,etj,etj,ishin metoda e punes se PD por Blushi asnjehere nuk ka folur per to,ai mer parat si deputet, shkruan ca libra dhe grricet me te vetet. Kujte i sherben Blushi? e sigurte eshte se familjes se tije politike jo.
@Lashi
Nuk e di se ç’ke kuptuar ti nga komenti im, sepse nga mënyra sesi shkruan nuk më dukesh person që mund të perceptosh se ç’është demokracia. Ti mor i Lashtë (kuptohet nga trutë, se nga mosha mund të jesh i papjekur, ashtu si 90% e militantëve që flenë me mullisin për inat të vjehrrës), ashtu si artikullshkruesi, nuk merresh me thelbin e “Funeralit”, por me faktin nëse Blushi është apo s’është “armik”. Pra, si një komsomolas modern, ti hedh poshtë apriori ato që thotë Blushi, për hir të “unitetit të çeliktë të partisë”. Këtë e tregojnë më së miri këto dy fjali e fundit, të shkruara me një gramatikë që nuk e kanë zili as nxënësit e klasës së dytë në fillore (po i lë në formën që i ke shkruar): “Kujte i sherben Blushi? e sigurte eshte se familjes se tije politike jo”. Edhe sikur të jetë “armiku” më i madh i “kllasës punëtore” dhe i partisë tënde të “lavdishme” që shkon nga “fitorja në fitorje”, në demokraci njerëzit as nuk burgosen, as u vendosen dacibao si në kohën e qoftëlargut.
Ç’rëndësi ka nëse e bën apo s’e bën sot krahasimin me qeverisjen e Berishës me atë të sotmen. Rëndësi kanë ato që shtron. Nëse “armiku” thotë një të vërtetë, s’duhet hedhur ta marrim parasysh vetëm pse e tha “armiku”?
Po ta bëj unë krahasimin o dritëshkurtër, se mbase të ndihmoj edhe që ta furnizosh me pak “karburant” kavitetin cefalik që e paske me fare pak materie gri. Qeverisja e Berishës ishte shumë e keqe, ndaj edhe mori 1.000.000 shkelma (ku hyn edhe i imi), por nëse qeveria e sotme meriton të marrë 500.000, ka faj Blushi kur thotë që ka dështuar? Pra, sipas teje, një qeverisje që është e keqe, por jo më keq se ajo e Berishës, është e mirë thjesht pse na pakësuar të keqen? Në këtë kuptim, morali i shkrimit të Blushit është që të ndryshohet mënyra e qeverisjes, të ndryshohen njerëzit dhe të niset e të qeveriset mirë, për të mos bërë krahasim midis dy të këqijave, por midis të keqes dhe të mirës. Po ti mor Lashi i lashtë e i leshtë nuk arrin ta kuptosh këtë, për ç’ka s’ka faj as Blushi e askush…
Cudi,te pakten keshtu me duket mua o Pellazg,paske kaq shume fu
qi e energji sa t`u kundervihesh te gjithe atyre komentuesve qe nuk jane dakort me ty.Te lumte qe gjen energji per t`i kundershtuar.Ne fund te fundit secili kerkon argumente per te argumentuar mendimet e veta,per te cilat pretendon se i ka bindje te tijat.Por une nuk jam dakort me gjithe ato nofka e epitete fyese,te cilat ti i perdor pa dogane ne adrese te komentuesve jo te nje mendimi me ty.Te admiroj shume per energjite qe ke.por po t`i kishe energji pozitive.Sidoqofte,secili ka mendimin e vet,por do te ishte me mire,qe te ishim me te qyteteruar,mundesisht ne te gjitha drejtimet,por vecanerisht ne komunikimin me njerezit.
…Ata jane aty…ne gadishmerine e nje qeni, qe pret ushqimin….Ata jane aty ,me te gjithe flamujt ne xhep, te gatshem per te lepire kepucet e pushtetit…..Kush do e beje opoziten e pushtetit???….Opozita po ngjyroset me bojen e “armiqve te brendshem dhe te jashtem”, zerat brenda mazhorances, shpallen “bashkepunetore”….Nderkohe, populli varferohet perdite, dhe zgjidhjen e sheh vetem tek largimi….Edhe eksodin e fundit, partia bije e shikonte si dikur partia meme, ..si veper te “armiqve”….Kjo qeveri, ne fakt po sulmon popullin….Faktet jane te thjeshta,…jemi me te varfer se para dy vjeteve, …jemi me te pashprese se para dy vjeteve….
Pellazgu dhe Guri pe balte janë më realistët në komente. Shumë të tjerë janë militantë dhe diversantë. Guri Shyti ka dalë nga bota reale, navigon në hava, nuk i qaset hiç të vërtetës së gjerave. Juve militantët mos e zbatoni urdhërin e dhënë për të nderhyrë në blogje. Duke komentuar për një realitet virtual arrini të kundërtën, Shkaktoni n e v e r i. Me siguri ju them se së shpejti gjithçka që ka thënë Blushi do të vërtetohet 100 përqind. Kaq tani për tani. Dhe ti Guri mer shkopin dhe dil prek miletin dhe realitetin sepse je jashtë orbite. Je në një orbitë tjetër jashtëtokësore madje.
Bravo kauakauakauakaua!
Rilindja ka vetem nje faj : shume ia ka ferkuar bishtin ketij qeni te zgjebosur me emrin
Ben dhe mbiemrin Qen ….!!! Futeni ne ligjin partiak ,statut : cilido militant qe s’eshte
dakort me vijen dhe programin e partise ku militon , le te lere ”teseren” dhe privilegjin
e te qenurit deputet i asaj partie …!!!
VAlle do ta bente Blushka nje hap te tille qe te linte ”pusullen ” e majme te deputetit ?!
Une jam i bindur qe kjo skile plake nuk do te ndermerrte nje hap te tille po qe se i hiqe-
shin privilegjet e deputetit Rezili ,idem si KaciZi ..!!!!