Ditën që gazetari Blonde kish mbetur pa asnjë grosh dhe miq, e i vendosur tja hiqte vetes, ftesa mberriti. Kontesha i propozonte martesë, e cila shoqërohej me një muaj mjalti në zonat ku « mtonjësit e mëdhenj» duke përdorur fshatarët kishin zënë pronat e gjeneralit plak tashmë i vdekur. Blondeja u nis për të parë edhe njëherë vëndet e bukura dhe të sistemuara. Po cfarë të shihte.. Në vënd të tyre një mizëri e pafundme kasollesh që rrethonin kështjellën dhe gjithcka. Mtonjësit që ndanë plackën e gjeneralit nuk ishin më dhe fshatari kishte fituar…
Perifrazuar nga kryevepra e Balzakut « Fshatarët »
Sikur mtonjësit tanë të mëdhenj Berisha e Nano të shohin veprën e tyre pas vdekjes së Hoxhës, mund dhe ti vinin emra vetes si personazhet që përshkruan plaku Balzak. Po nëse me vetëkritikën nuk merren, kanë kohë ta lexojnë në pensionin e tyre këtë kryevepër të mjeshtrit të madh e të kuptojnë cfarë i bënë Shqipërisë. Apo më mirë ti lëmë në fatin e tyre e tu hipim këmbëve e të shohin se çfarë po ndodh përreth Tiranës, Durrësit e Golemit. Janë situata që i sheh shumë qartë nga avioni kur fluturon mbi Shqipëri : shtëpira, ndërtesa të shtrira në mënyrë të çrregullt nëpër territor, dhe që s’ka bir nëne t’i dërgojë energjinë, ujin, rrugët dhe gjithçka. Ti lëmë mtonjësit e vjetër e të flasim seriozisht sa mundemi për kryereformën që i duhet Shqipërisë, reformën territoriale apo administrative Këtë gjë si të parën e tij tha Rama, pra ai që do të bëhet Kryeministër i Shqipërisë, cka duket e nderon si fillim për rolin që kërkon të marrë.
Shqipëria sot ka një ndarje territoriale që reflekton periudhën e kooperativave të niveleve të ndryshme. Ka sot mbi 3000 fshatra dhe mbi 300 komuna, diçka e panatyrshme për një shtet që nga 1990 kur komunizmi ka rënë, ka parë që popullsia e vet të zvogëlohet. Si pasojë e ruajtjes së kësaj ndarjeje, kemi miniadministrata lokale, që vjedhin fonde të vockla apo të mëdha, që po rrënojnë mjedisin, burimet natyrore, dhe që në këmbim të kësaj i shërbejnë pushtetit qendror në vjedhje votash, pavarësisht flamurit që i ka sjellë në krye të njësive të vogla territorale që i drejtojnë. Është kjo arsyeja pse përgjithësisht partitë që janë në qeveri arrijnë të fitojnë zgjedhjet lokale. Krijohet një lloj simbioze që këta njerëz, shndërrohen në ushtri elektorale për qeverinë duke krijuar atë rregull që është respektuar gjithnjë : partitë në mazhorancë në qeverisje, fitojnë dhe në provincë, sepse kanë ndihmën kryetarucëve të komunave me 100 shtëpi për të manipuluar zgjedhjet.
Nuk e di se çfarë ka në mendje Rama me reformën territoriale, por zgjedhjet e fundit i kanë dhënë mandat së majtës për të bërë shndërrime epokale. Një shndërrim i tillë është dhe zmadhimi i njësive territoriale, me një fjalë komunave, që kaq të vogla sa janë, janë krejt pa kuptim. Janë të paprecedenta në gjithë Lindjen, madje dhe Kosova është më mirë se ne, në ndarjen territoriale. Këto zgjedhje, me frymën e tyre për ndryshim e flakën tutje këtë simbiozë të administratës qendrore me lokale në favor të pushtetit, duke nxjerrë në pah nevojën që kjo situatë të ndryshojë njëherë e mirë.
Për konceptin tim ideja ka vlerë më të mire në formën e saj radikale. E thënë qartë komuna duket hequr dhe kështu me të edhe një nivel i pushtetit lokal si barrë që nuk i hyn në punë vëndit. Të mbash ndoshta vetëm 30 a dicka më shumë bashki dhe asnjë komunë do të thotë ta modernizosh Shqipërinë. Pse ? Sepse në njësi më të mëdha territoriale mund të destinosh fonde më të mëdha për të bërë politika zhvillimi, për infrastrukturën e gjithanshme, për arsimin, kulturën, ekonominë. Hidhini një sy fshatit gjerman apo austriak i ndërtuar buzë rrugës në të dy anët e saj dhe e kupton se atyre u kushton shumë më pak se ne ujët, dritat dhe gjithcka tjetër. I duhet një tel elektriku dhe një tub uji. Shqipëria e sotme e shtrirë ashtu sic e shohim, do më shumë tel elektriku dhe tuba uji se e gjithë Gjermania bashkë. E një zot e di se cfarë ushtrie riparuesish e kujdestarësh duhen për ta mirëmbajtur atë.
Hidhini një sy rrugës nacionale Tiranë –Durrës. E filluar me dy korsi ajo ka tani tetë në dy krahët dhe prapë nuk kanë asnjë vlerë. Kudo mund të vesh afër vdekjes, sepse asnjë nuk e di si të dalë apo të hyjë në to, se asnjë nuk e di ku fillon e ku mbaron një fshat. Gjithnjë kam menduar se pas dhjetë a njëzetë vjetësh apo dhe më parë, do të detyrohemi ti shëmbim shtëpitë tona në fshat. Kjo do të ndodhë realisht kur të na detyrojnë të paguajmë energjinë, ujin apo taksën e pronës, kur të shohim se fëmijët duan edhe ngrohjen edhe shkollën dhe kur më në fund të kërkojmë ku është realisht qëndra e fshatit. Do ti shkatërrojmë, se do ta kuptojmë se gjithcka na kushton shumë më shtrenjt se ajo që ka bërë e ndërtuar gjermani dhe austriaku.
Reforma territoriale është kursim parash dhe po ashtu fitim i tyre. Duket sikur ideja radikale e cila kërkon heqjen e komunave dhe i redukton bashkitë gati edhe më pak se të komunizmit që kishte 26 rrethe, është gabim në planin krahasues së pari ndaj modeleve të tua ekzistuese apo të tjerëve nga kopjon apo aspiron ti arrish. Duket sikur i ikën modelit administrativ perëndimor psh atij italian nga duket kemi kopjuar më shumë. Besoj që reforma nuk është kopjim po kuptim i saktë i fuqisë potenciale dhe i infrastukturës që posedon, shkurt reforma territoriale varet nga shpejtësia e lëvizjes që ka vëndi aktualisht dhe ato që kërkon të arrish për një periudhë relativisht jo të shkurtër. Edhe sikur këndvështrimi sipërm të jetë minimalist, ai prapë në vetvete mban mundësinë e kontrollit duke e korrektuar dëmin e shkaktuar që është po minimal.
Të kesh qëndra më të mëdha, do të thotë që të urbanizosh shumë shpejt shoqërinë shqiptare. Do të thotë ta kalosh nga realiteti fisnor, në realitet urban. Fshatrat e vogla shqiptare reflektojnë ndarjen fisnore. Kemi fshatra ku të gjithë familjet kanë të njëjtin mbiemër dhe që në bashkimet e reja, do të përziehen me fise të tjerë, duke krijuar ndërveprime të fuqishme. T’i bashkosh ato në njësi më të mëdha do të thotë të krijosh një ndjenjë përkatësie tjetër. Do të thotë të ndërtosh qendra kulturore, sportive, tregëtare, të ndërtosh qendra që i ngjajnë qyteteve.
Sot kjo gjë është gjithnjë e më shumë e mundur. Nëse qeveria e Berishës thotë se ka ndërtuar shumë rrugë në fshatra, atëherë më mirë akoma. Distancat e largëta nuk janë më arsyet pse duhet të mbash në këmbë komuna të vockla, që deri dje ishin të justifikuara me nevojën për t’ju gjendur afër banorëve të zonave, për çertifikata, apo shërbime të tjera.
Të kemi komuna më të mëdha do të thotë të nxisësh një jetë ekonomike tjetër, tipike të kapitalizmit. Bujqësi të zhvilluar dhe agroindustri. Krijohen dinamika të reja urbane, bizneset, tregëtia marrin hov të ri, bëhen më të justifikueshme në ngulime më të mëdha urbane, konkurenca mes tyre prodhon zhvillim. Do lindi nevoja e bashkimit të pronës, pra do kemi fillimet e pronës së madhe kapitaliste në fshat, diçka e paimagjinueshme sot me parcelat dhe ngastrat e vogla që ekzistojnë. Do të kemi mbrojtje më të madhe të atyre pak pyjeve që kanë mbetur, do kenë më kuptim kanalet vaditëse, do kemi mekanizim të bujqësisë, do kemi treg të vërtetë bujqësor.
Në komuna më të mëdha bëhen politika të vërteta zhvillimore që vijnë prej administratës publike. Në vend se të destinosh thërrime të vogla fondesh për miniadministrata që i tresin shumë shpejt ato në forma korruptive, në drejtim të fshatit shqiptar do destinohen fonde më të mëdha që do kenë dukë, dmth do kenë efektivitet. Kjo nuk është shpikje, por është realitet kudo në botë, në Perëndim dhe në Lindje.
Në komuna më të mëdha do të krijohet klasë e re dhe e vërtetë administratorësh lokalë që nesër do të mund të angazhohen dhe në qeverisjen qendrore sipas ligjësisë tipike të demokracisë. Do të mund të kesh ta zemë Këshilla rregullues të territorit, zyra urbanistike të vërteta, dhe jo si sot, kur komuna të vockla në emër të interesave elektoralë vendosin për fatin e sotëm dhe të ardhshëm të turizmit kombëtar. Shikoni çfarë ka ndodhur në Golem, apo në fshatra të tjerë turistikë për ta kuptuar këtë. Kryetarë komunash pa as një lloj administrate dhe pa as një lloj fondi, të pajisur vetëm me një copë lapsi gjysmë të thyer dhe në ndonjë kafene të zgjebosur fshati, kanë pasur të drejtë apo dhe e kanë të ndajnë fatin e pjesëve më të mira të vendit të të gjithëve. Kanë cuar në ferr, pyje dhe kullota dhe sot mund ti shohësh nga ajo pamja e parë e fillimit të kapardisur jo në kalë por në makina të shtrenjta duke na lënë në dorë Shqipërinë. e rreckosur.të tipit afrikan. A kanë pasur faj thua dhe mtonjësit e mëdhenj Berisha dhe Nano, apo e kanë kuptuar dramën dhe e kanë lehtësuar atë? Mund të shkrihesh gazit por në fund tja plasësh të qarit kur shihje këta kapedanë të mëdhenj që premtonin në fushatat e mëdha elektroale se do tu jepnin “x” apo “y” zone emrin qytet apo komunë, pa pasur këta të fundit as para për zyra as për administratë dhe për asgjë. Këto faktikisht ishin vetëm leje shpërblimi për grabitjen e pasurive përreth të asaj parie të emëruar, për shërbimet e fushtës së djeshme atë nesërme. Nuk është cudi që nesër shumë prej këtyre komunave të falimentojnë. Të mbajtur në mëshirën e qeverisë qëndrore apo “granteve të saj bujare” ato kishin realizuar vetëm në letër të qënit komunë, a qytet. Në këtë pikë qeveritë e majta dhe të djathta duken se i kanë ngjarë Hoxhës së vjetër I cili favorizonte psikollogjinë e sëmurë tonën të këndonte me krenari “Më ka lindur në majë të kepit ska cmë bën as krajl as mbreti.” Pavarësisht se ky I fundit rrinte vetëm në qytet….”Strategji” gjeniale për të forcuar ndjenjën kombëtare, vlerën e të cilës po e shijojmë vërtet.
Komunat e mëdha, do të thotë një ndjenjë e re përkatësie kombëtare, më e fortë akoma. Do të thotë treg më kompakt kombëtar, i cili është premisa e kësaj ndjenje të re përkatësie kombëtare. Ky treg është më lehtësisht i kuptueshëm në kërkesat e veta, sesa ai i copëtuari që kemi sot.
Të bësh reformën territoriale sot, do të thotë pra që ta zhvillosh Shqipërinë, ta nxjerrësh fshatin e saj nga marrëdhënie feudale në marrëdhënie tipike kapitaliste. Mbajtja e Shqipërisë rurale në këto lloj marrëdhënie është krimi më i madh i politikës së majtë dhe të djathtë të këtyre viteve. Berisha ka ndenjur më shumë në pushtet, dhe ka përgjegjësinë më të madhe. Për më shumë që ndonëse mburret se ka bërë rrugë në fshat, nuk deshi për arsye elektorale që të kryejë një reformë të tillë. Nuk dimë ta ketë thënë, nuk dimë ta ketë kërkuar, që pastaj të justifikohet se nuk ka patur shumicën e nevojshme për ta miratuar. Sot jemi në rrethana të tjera parlamentare, dhe merita historike për realizimin e një reforme themelore për fshatin shqiptar do i takojë dikujt tjetër.
Rama thotë se ka në program Rilindjen. Thua ta ketë lexuar thënien që i atribuohet njërit prej pinjollëve më të shquar të Frashërllinjve, prej nga buron Rilindja apo edhe vetë emri i Shqipërisë. Mithat Frashëri thotë thjesht. Asnjë fshat nuk duhet të ndërtohet, nëse ai nuk i ka dyqind e pesëdhjetë shtëpi. Nëse Rama e ka lexuar këtë kjo më gëzon ca më shumë, po edhe nëse jo, fakti që e ka kuptuar cështjen si të parën gjë që duhet bërë, do të thotë që kemi ende shpresë se vërtet ai do të trokasë për tu ulur në tavolinën e Frashërllnjve të mëdhenj e për të dëgjuar urtësisht këshillat e tyre shëronjëse.

Nga momenti qe perdor fjalen ‘KOMUNIST’shkrimin nuk e lexova.Si gazetar ke mbaruar si njeri po rrjedh.Nder rilindjes,Nolit,Migjenit e tere te reneve te luftes e te punes nen idealet e fjales magjike’KOMUNIST’.
Do te thoja se zoti Nazarko, eshte shume i sakte dhe ngre nje shqetesim, qe ka vite, qe trazohet, te pakten qe nga viti 2000, kur fillloi te behej nje studim per reformen teritoriale dhe administrative. Mirepo ashtu, sic me te drejte ve ne dukje shkrimi, pengese kryesore per realizimin e kesaj reforme ka qene vete politika. Kam frike se perseri politika, e te dy kraheve do ta sabotoje kete reforme dhe ajo ose nuk do te filloje fare, ose ka per tu bere gjysmake.
Pak kush e di se sot ka komuna ne veri, por dhe ne jug te vendit, ku kryetari i komunes zgjidhet me 180 vota. Fshatrat jane boshatisur, dhe me trimi i tyre, organizon fisin dhe behet kryetar i komunes. Me kujtohet tani nje kryetar komune ne Diber, diku ne Maqellare, i cili as per t’u rrojtur e per t’u lare nuk kujtohej. Apo ne Kame, Tropoje, ku jetonin vetem pese familje, dhe kryetari i komunes, qe diten e zgjedhjeve nuk ishte pare me, sepse jetonte (ne fakt jeton) ne Tirane ku meret me biznes e pune te tjera.
Po le te kujtojme premtimet e Berishes te cilat ai i leshon pa dogane, dhe ku askush nuk del i t’i thote: Ej, a e kupton cfare je duke thene.
P.sh. Lushnja prefekture, Divjaka qytet. Kavaja,Peqini,Laci,Bulqiza,Kucova, Bilishti, Kopliku, Delvina, Ballshi, rrethe. Ou Hasi, lere Hasi. Dhe Kavaja, te gjitha sherbimet i ka te lidhura organikisht me Durresin, administrativisht me Tiranen ndersa Kruja me Durresin dhe Laci me Lezhen. Hajde ma spjego pak kete organizim te c’organizuar, zoti Nazarko.
Duke bere kete reforme te plote, jo vetem numri i komunave duhet te zvogelohet ndjeshem, por edhe ai i qarqeve dhe prefekturave. Dhe duhet bere pa menduar se do t’u mbese qejfi ketyre apo atyre.
Edi Rama duhet ta beje kete. Me perpjekje dhe kundershti te politikes, por duhet ta beje. Ndryshe ta gezojme edhe disa vite tranzicionin…
I madh si analist dhe gazetar, Shpetim Nazarko.
Tek ky burre eshte bashkuar persosmerisht, mençuria popullore dhe inteligjenca e fituar nga perkushtimi ndaj dijes,duke na ka dhene ne shqiptarve nje thesar qe duhet vlersuar dhe degjuar.
Mirë!Nazarko eshte nje opinionist cilësor!Ngre shqetsim konkret qe Rama e ka ne projekte!Pasi u deklarua për rishikimin e hartës administrative te vendit! Nuk duhet te shkelim ne gjurme te pashkelura, kur kemi pervoja europiane tani dhe mendoj se sistemi Gjerman me Lander jep mundesi minimaliste të konceptohet ndarja e re territoriale shqiptare.S’ka rendesi si do quhen,por e rendesishme eshtë cfare do ” prodhojë”…Ndarja sposton dhe kompetencat me mirë,dhe fondet qe vënë ballafaqohen drejtperdrejt me projektet,studimet e zonave! Nje proverb europian(francez)thote nje vend dallohet nga zhvillimi ekonomik,sa të larte e ka shpejtesine e levizjes se makinave!…Shqiperia ende besoj e ka te ulet!…Duhet rritur,pasi eshte rendiment,cilesi, para…Levizja e popullsise gjer tani ka qene spontane,kaotike,larg civilizimit europian,sepse Berisha adaptoi keq filozofin Adam Smith,duke i lënë liri të shfrenuar “kafshes me dy këmbë”,njeriut! Edhe Nano, me shtetar se Berisha(ringriti nga zero shtetin e rënë me 1997) u pajtua me kaotizmin, ndofta sepse u gjend para faktit por dhe se veshtiresite e krijuara për jetese, punesim të njeriut”dythundrak” u bene të veshtira atje ku dikur ishin organizimet e keqia kooperativiste!…Ndaj sot ata te dy,vellezrit siameze,mund te shohin “disastro”,katatrofe, si thote me të drejte Nazarko! Fshati gjerman mund te implementohet por do merrja Sardenjen vend blektoralo-turistik, ku elektrifikimi si me thane, ishte bere shume me vone ne fshat se Shqiperia!… Sardenja i ka braktisur fshatrat me “kulla”,shtepi kodra,pas bregut!Aty kane pronen dhe e kane te grupuar me projekt “shtetror”,pershembull,pyllezim…mbjellin me projjekt agroteknik dhe kredi bankare,pisha,lisa,molle,kumbulla,portokalle!…Të tjere kane te planifikuar blektori,kafshe të buta dhe të egra…peshkim…gjithshka e projektuar nga sistemi agroteknik,qe paguhet ketu ku dhe banka ndjek treguesit ekonomik…Sardenja 1.5 milion banore,nuk ka nivel te larte jetese,por eshte teper perpara vendit tone,sepse edhe nje peme nuk e pret dot as pronari i tokes,sepse eshte peme si njeriu,e regjistruar,me zyre gjendje”civile”dhe vetem nje vendim i marrë me pergjegjesi,nga ata qe jane ngarkuar mund ta prese a shkuli…Edhe nje lopë ka certefikate lindje… edhe nje kal…Mbi 6 pula nuk lejohet ne “ish shtepine” fshat sepse per me shume paguan takse dhe te quhet “Pulari”…etj.Por interesant dhe i perafert me vendin tone eshte Zvicra!Le ta ristudjojme,pasi eshte nje vend pa krize dhe ka nivel te larte jetese!Shume kosovare dhe shqiptare tani e njohin nga afer organizimin,qe nga parlamenti me pak deputete e gjer tek blektoria e superorganizuar ne rang komune e vendi!…Por duhet urbanizim perfekt ne qytetet shqiptare,dhe një rishikim themelor i planimetrive te tyre!Nuk di kush ka projektuar lagjen ne Kashar,tek Unaza T.Kemo,pas Tirana Bank, teper moderne nga avjoni…por posht rruget ende keq!…Periferia e cdo qyteti duhet bere model,pasi aty duhet te shlodhet njeriu…nën blerimin pafund dhe rregullin ekologjik!Duhet paguar drita,Uji dhe korrenti nuk duhet te vije nepermjet shtyllave ,por kanalizimeve…”Fshat e tabijat” nuk duhet te këtë,por sistemim te tij të rregullt,dhe atje ku duhet cuar uji per dy shtepi,duhet “ndihmuar”me kredi,te iki i vetmuari shqiptar,te marr shtepi ne qytet dhe “ksollen”majë kepit ta ktheje në punësim!…Europa nuk eshte larg, por rregullat e saj dhe qyteterimi,po!Rama me idene e ndarjes territorjale,shkeput disi vendin nga tradicionalizmi mistik, që edhe nëse vdes,nuk perben tragjedi!…
Sfida e bërjes së shtetit dhe normalizmit ekonomik të Shqiperisë 3-milionshe një nyje gordiane
apo thjeshtë “Veza e Kolombit” ?!
Nga: Mehmet Metaj
“Mos më lini përjetësisht në pështjellim” ka qënë amaneti i fundit i Kristofor Kolombit, (Cristoforo Colombo/Christopher Columbus, 1451-1506) dhe ky epitaf i tij ka nxitur sot studjuesit e Oxford-it dhe Harvard-it të ti deskriptojnë këtë sentence dhe po “gërmojnë” për këtë zbulues të famshëm Gjenovez të Amerikës (me mbështetjen e Ferdinand-it të II-te të Aragonës dhe Izabelës së Kastilias) për origjinën e dyshuar hebre’ të tij.
Dhe Shqiperia jonë e vogël edhe pas 60 mije vjetesh krijim e zhvillim të qënies njerëzore, edhe pas 3000 vjetësh qytërim, edhe pas 300 vjetesh kulturë shtetarie dhe përvoje botërore perëndimore, edhe pas 100 vjetësh shtet shqiptar, endet edhe sot në pështjellim dhe u katandis si nje vend pa shtet nga politikanë primordialë e mbetet ende’ “me krye n’hi”, saqë s’krahasohemi dot as me popujt Zulu’ të Konicës se dhe ata kan ecur shumë perpara.
Por me sa duket ky pështjellim dhe kjo tulatje e jona nuk është e rastit nga ç’na mëson historia 100-vjeçare shtetarie dhe realiteti ynë sot. Dhe këshisoj kjo Shqipëri që po ta shohësh nga larg duket si ”Veza e Kolombit” dhe në ka mbetur si ”Guri i Sizifit” që s´gjen derman e s´zë vend kurrë përsa kohë vetëdija publike dhe intelektuale të arrijë në nivelet e standartet e duhuara të kohës dhe të hedh tej Bershët e Co dhe pastroj vendin nga llumrat e tranzicionit.
Në një takim me intelektual që u zhvillua më 11 Janar 1991, në Institutin e Lartë të Arteve, (organizuar nga Z. Edi Rama dhe Z. Ardian Klosi..ku unë pata rastin të marrë pjesë) shkrimtari i madh disident Kasëm Trebeshina kur foli për qeverisjen tha: Qeverisjsa e vendit, është një amanet i lashtë.”Qeveriseni mirë popullin se përndryshe ai ç´do invazion të huaj do t´a quaj çlirim”-ka thënë 3500 vjet më parë mbreti Hemurabiu i Asirisë/Babilonisë së lashtë. Kjo Shqipëri e vogël që i mbushi 100-vjet gjoja-me-shtet mbeti nën sundimin e të papërgjegjshmëve, kaçakëve a anadollakëve dhe nga rendi social-ekonomik dhe dinjiteti me krye n’hi dhe si “Guri i Sizifit”, kur në fakt është ose duket të jetë si “Vezë e Kolombit”.’“Ky vend ka vuajtur gjithmone dhe vuan ende’ nga njerez gjysem-te-mesuar’;-thotë Kasëm Trebeshina.
Nga rraca jone kan dalë dhe njerëz të shquar dhe të ditur, që nga ata me emër në botë, por atje ku ka system dhe hierarki vlerash dhe ka rregull e shtet. Në këtë vend vëretet ka patur burra të mëdhenj dhe që kan bërë xheste historike që nga ai i Ismail Qemalit (që pas tij e përdhosi vendin Haxhi Qamili, siç përdhosi Sali Berisha demokracinë tone sui generis, duke kaluar nga feudalizmi ne socializëm dhe menjëherë në kapitalizëm) dhe deri tek mijra intelektualë dje dhe sot të flijuar për ideal. Por në përgjithesi mendoj se në këtë vend asnjëherë s´po i vihet pika mbi “i” gjërave dhe flasim e shkruajmë dhe loja-vandale vazhdon rituali apo avazi i vjetër, dhe vendi i lihet viktime e asaje mendesi qe “sa të mendohet i mënçuri budallai mbaron punë”.
Dhe nuk është rastësi që pas 100 vjetesh shtet ne kemi rënë kaq poshtë sa të kemi një qeveri me në krye Sali Berishën, që flet që prej 23-vjetesh vetëm broçkulla dhe ka bërë aq zullume në këtë vend si ajo e ’97-ës që jo kryeministër por as qytetar i këtij vendi s’e meriton, po meriton ta shpallesh si subjekt retroaktiv të ligjit të lashtë Grek të Ostracizmit, ta dëbosh nga vendi se përdhosi gjithça, demokracinë, shtetarinë, drejtësinë, politikën, ekonominë, shkencën, kulturën, historinë, administratën shtetërore që është aq e korruptuar sa duket se s’ka burrë nëne që pas tij ta sjellë më në vete këtë vend. Me sa duket “Sali Berisha nuk iken kurrë nga skena politike dhe do ta kemi para sysh e në ekranet e TV, për një kohë të gjatë, si një gozhdë të ndryshkur në trutë e shoqërisë shqiptare, siç thote Alfred Peza.
Ja se ç’thotë për Sali Berishen publicistja britanike Miranda Wickers: “Kur mendoj z.Berisha, unë kujtoj një shprehje që e themi ne në Angli: “Çdo qen ka ditën e tij…”, dhe ai me siguri i ka gëzuar ditët e tij! Berisha është një njeri i lodhur, i rraskapitur, ai është i vjetër dhe jo i mirë, kështu që ai mund edhe të largohet dhe të gëzojë të gjitha paratë e familjes së tij, ndërkohë që ai ende mundet. Ai ka fituar vendin e tij në histori nga jetëgjatësia e tij politike, por unë mendoj se historia nuk do ta gjykojë atë për mirë”.
“Largimi i zotit Berisha ofron një shans për shqiptarët, të ecin përpara – një mundësi për t’i thënë lamtumirë së shkuarës. Z. Berisha ka përfaqësuar për shqiptarët gjithçka që ata janë përpjekur ta harrojnë, më së shumti stilin komunist të modës së vjetër, një sundim konspirativ, si dhe ngjarjet e tmerrshme të viteve 1997-1998. Nën sundimin e Berishës, Shqipëria ishte si një anije e ngecur në port me një spirancë të rëndë, të ndryshkur. Tani Shqipëria mund të niset në një lundrim në ujëra të freskëta, pa qenë e lidhur me të”, thotë Miranda Vickers. (Gazeta “Dita”, 9 Korrik, 2013)
Dhe shpresa e vetme sot është PS-ste dhe opozita jonë fituese e zgjedhjeve te 23 Qershorit, dhe që do jetë qeverisja e nesërme që ka shansin dhe obligimin në këte zgrip PD-istësh të ndërtoj dhe zbatoj një program të vërtetë ringritjeje kombëtare së pari të shtetit, të dinjitetit të këtij vendi dhe krahas kësajë të ekonomisë, të popullit të thjeshtë i cili zvarritet që prej 100 vjetësh dhe 23 vjetësh demokraci.
Po a do të bëjmë dot më në fund një shtet të përgjegjshëm Shqiptar ku drejtuesi i tij dhe drejtuesit e të gjitha institucioneve te tij deri tek kryetari i një komune të ulen në karrige si shërbëtor të popullit dhe jo t’a kthejne ate në “pronë private” për bamirësira e përfitime personale ???
Duke ritheksuar parimet e demokracisë Presidenti Amerikan Barrack Obama, në fjalën e tij në Universitetin e Cape Town-it, për lançimin e mëeshtetjes Amerikane “Power Africa” në Samitin për marrëdhënieve SHBA-Afrikë, tha se: “ …and we strengthen it when organizations stand up for democratic principles, but this work is not complete –not in those countries where leaders enrich themselves with impunity; not in communities where you can’t start a business, or go to school, or get a house without paying a bribe to somebody. These things have to change. . Dhe ne e forcojmë atë kur organizatat qendrojnë-fortë për parimet demokratike, Por kjo punë nuk është e plotë – Jo.. në ato vende ku liderët pasurojnë veten e tyre nga mosndëshkimi, jo në komunitetet ku ju nuk mund të filloni një biznes, ose të shkojnë në shkollë, ose të merrni një shtëpi pa paguar një ryshfet për dikë. Këto gjëra duhet të ndryshonjë.. ). Dhe këto fenomene “afrikane” janë aktuale edhe tek ne sot e gjithë ditën. Por ne jemi në Evropë ! “.
• A do të shmangen militantet që vrapojnë me marifet për zënien e posteve dhe behet konkurim real për të punuar në administartën publike ???
• A do të shmanget nepotizmi dhe akraballeku në emërimet e administratës publike dhe bëhet më në fund pas 22-vjeteëh hallkatje një “set menaxhimi-qeverisës” për shtetin???
• A do të lihen “pa u shpërblyer” nga partitë ata që hodhen para te vjedhura nga taksapaguesit me postet e tyre në zgjedhje për të zënë prapë një post pas tyre dhe marrë “fitimin” e tyre njëqindfish nga fondet publike duke u bërë shefa e drejtorë ???
• A do të shmangen marifetçijtë dhe dallkaukët, pehlivanet dhe rrufjanët qe gjithmonë, nga qe s’bejnë dot punë tjetër, gjejnë streh në partira dhe na bëhen drejtorë e doganier ???
• A do të shmangen emërimet e njerëzve të pamësuar në poste qe janë për të mësuar si në përfaqësitë tona diplomtike, në NATO, OKB, FAO, UNDP etj ???
• A do të neutralizohet kripto-politika dhe pastrohet ajo nga kriminalizimi ???
• A do të rehabilitohet dhe normalizohet ekonomia e vendit dhe ulet informaliteti ???
• A do të kemi dogana ku për t’u bëre doganier të konkurohet dhe ku doganierët të mos pasurohen e bëhen miliardere me 6-muaj punë ???
• A do të vihen para përgjegjësisë ligjore ata që urdheruan vrasjen e njerezve të pafajshëm më 21 Janr, në Gerdec, ata që urdhëruan nxënësit e shkollave të shkonin në mitingje partish ???
• A do të zhbëhen dhe vihen para përgjegjësisë ligjore qeveritarët-përgjegjës për privatizimet dhe konçesionet abusive me pasurite tona natyrore kombetare dhe kufijtë detare të vendit ???
• A do të shmangen të bëhen prapë drejtorë dhe ministra ata që kan qënë njëherë në qeverine e korruptuar 2009-2013 dhe janë përfolur dhe dyshuar për korrupsion ???
• A do të kemi një kontroll të pasurive të vëna nga përfitimet shtetërore dhe vihen para përgjegjësise të gjithë ata që nuk e justifikojnë atë dhe kan përfituar në mënyrë abusive ???
• A do të hetohen ish-Ministra ish-Prokurorë, ish-Kryetar Gjykatash, Drejtorë Doganash, Tatimesh, etji- me vila në bregdet, që kan pasuri marramendëse dhe na bëhen drejtues, politikanë dhe na “japin mend” se bëjnë gjoja politikë ???
• A do të kemi dhe ne një shtet dhe media kurajoze që të evidentojne gjithë vilat e ndërtuara me para te pista në bregdet apo zona turistike dhe jashte vendit nga ish-drejtues e politikanë që nde’ na dalin e flasin për rregull etransparencë, në TV ???
Po u bënë këto mund të thuhet se kemi shtet dhe po Qeverisim Shqipërinë ???!!!
RRESPEKTE NAZARKO. JE NJE ZE I LIRE, KURAJOZ DHE TERESISHT DI8NJITOZ.
Problemi qe ngre eshte shume i rendesishem. Ai duhet vleresuar, pooor ne kohen e vet.
Problemet duhen zgjidhur me radhen e urgjences.
Me pare ato qe e kane shpene “thiken ne kocke”. Ne radhe te dyte plaget ne mish.
Kjo qe ngrini ju eshte nje plage e rende. Krijon dhimbje, por jo si ato ne kocke.
Reforma administrative është e domosdoshme dhe e ngutshme. Prej disa vitesh kam hedhur idenë se Devolli duhet të jetë një njësi e vetme admnistrative, nga pesë njësi që ka aktualisht. Dikush e ka quajtur utopike këtë gjë ngaqë bashkitë dhe komunat konsiderohen si institucione punësimi për militantët dhe as që bëhet fjalë për vizione dhe urbanizëm. Reduktimi i njësive administrative do t’i shenjtërojë ato dhe çdo komunitar do të shkojë atje me paramendimin se do të gjejë atje specialistët dhe zgjidhjet e ndershme për problemet.
Z.Nazarko te falenderoj nga zemra…Te uroj gjithe te mirat e botes
Shume shkrim i bukur, kjo eshte nje teme shume e rendesishme. Uroj Sh. Nazarkon per shkrimin e bukur.
Nazarko.Te jetosh ne Tirane dhe te flasesh nga Tirana eshte akti me i lehte ne nje shoqeri heterogjene.Te jetosh ne zonat rurale ku jeta te eshte bere gangrene,atehere menjehere te ndryshon koncepti qe ti ke per idene qe ke hedhur me lart.Ti Nazarko kujton se me ate reformen magjike territoriale,i ke zgjidhur hallin komunitetit.Jo kurre,Shqiperia ka specifika qe nuk i ka as Gjermani e as Austriaku,qe ju permendeni.Shqiperia eshte ‘parcelizuar’ ne ate fare feje qe nuk djall e perendi qe e kolektivizon sipas idese tende gjigandeske.Ne se kjo ide do te ishte kaq lehte e zbatushme e pa pasoja tragjike komunale,do te ishte kryer edhe me pare.Me kete orientim qe ju i rekomandoni mikut tuaj, Edi Rames,si primaren e reformave ne Shqiperi,po ju them se ketu do jemi,dhe ne se ajo do zbatohet si kolektivizimi komunist i bujqsise,do te jete nje bumerang,qe shume shpejt Edi Ramen do e kthej ne nje enderrues dhe ne nje person te falimentuar.Ne se Sali Berishes ju deshen 23 vjet qe te ”dekompozohej”,Edit do i duhen shume pak muaj e ndoshta nje vit qe te kthehet ne nje ‘plehurine kombetare’.Kete nuk do ja deshiroja personit per te cilin kam besuar dhe e kam votuar se mund te beje ndryshimin,por jo alla Nazarko.Shqiperia ka shume tekniciene dhe personalitete me vizione per te kthyer situaten katastrofike qe po na le peshqesh Sali Berisha e kompania e tij e falimentua.