Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Mbi peticionin e “personaliteteve” pa personalitet
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Mbi peticionin e “personaliteteve” pa personalitet
Analiza

Mbi peticionin e “personaliteteve” pa personalitet

anazapta
Published January 21, 2013
Share
SHARE

Vendosa të shkruaj këtë shkrim si reagim ndaj një të ashtuquajturi peticion kundër opozitës si thirrje për të votuar tre ligjet që pengojnë integrimin. Këtë unë e kuptoj nga njëra anë si dritëshkurtësi  e qorrollepsje intelektuale po më shumë e më saktë si një mercenarizëm, servilizëm, hipokrizi e përpjekje për mbështjellje “intelektuale” për pushtetin injorant e dëmsjellës publik, autokratik e kundërintegrues në këmbim të ndonjë përfitimi punësimi të tyre e përfitimi tjetër për fëmijët apo të afërmit.

Ky peticion ngjason me një “hartim” politik që të sjell në mëndje edhe një të tillë të bërë 3 vite më parë kundër Greves së Urisë së Opozitës për liri, drejtësi e transparencë e motivuar moralisht e politikisht kundër korrupsionit e vjedhjes së votës, e po përsëri  shoh si dhe atëhere edhe tani  se ju bindën urdhërit ca sejmenë e që  në vazhdim ju shtua dhe kompania e mjekëve të Prof. Adhamudh Kryeministrit. Kjo sërë nënshkruesish të kujton intelektualët nxënës të Zhdanovit stalinist, enverizmit marksist, kulturalizmit maoist e gebelsjanizmit nazist në shërbim  e himnizim të diktaturave, po ky i juaji pak më i moderuar sepse i përshtatet sot dhe pushtetit autokrat maskuar me pak modernitet të krijuar nga miliardat e vjedhura popullit.

Tashmë dihet se alibia  e tre ligjeve për të fajësuar opozitën si bllokuese e Statusit të Antarit Kandidat për në BE ka rënë dhe është diskredituar publikisht dhe ndërkombëtarisht,  po atë vazhdon ta përdorë kryeministri si gozhdën e Nastradinit për të mashtruar opininin e sfilitur dhe në të cilën fatkeqësisht janë varur dhe luhaten mediat e blera dhe kjo sërë intelektualësh mjeranë e mercenarë. Këtë sërë intelektualizmi e lidh me lidershipin në pushtet formësimi i tyre komunist antiperëndimor, i konvertuar sot në një “pro-perëndimorizëm antikomunist”; e politikës së vetizolimit ideologjik, konvertuar sot në vetëizolim pseudodemokratik e korruptiv. Këta janë trashëgimtarë dhe inspirues të përndjekjes dhe luftës së klasave, pjesëmarrës dje dhe sot në neglizhencën mashtruese e kriminale ndaj shtresës së të përndjekurve dhe manipulimit me  kompensimin e padrejtësive të së shkuarës .

Ku është morali i asaj që ju as nuk i shkruat një rresht qeverisë  të paktën për dialog, po heshtët, siç heshti e neglizhoi paturpësisht qeveria  për sakrificën me vetdjegien në protestën e urisë së të përndjekurve politikë? Përpara se të na hiqeni si “intelektualë që nuk  të falni” për tre ligje, pastrojeni shpirtin dhe mposhtni servilizmin e egoizmin; kini dhimbsuri e ndjeshmëri për shoqërinë; për vuajtjet e njerëzve nga skamja, papunësia, padrejtësia, korrupsioni etj.

Kulmi i hipokrisë së këtij peticioni arrin aty kur atij duan t’i japin motivim dinjiteti, ndershmërie, në një kohë që e ndershme, e virtytshme, dhe e moralshme do të ishte t’i  drejtoheshit Qeverisë me protesta apo peticione (e jo për një po për dhjetra arsye) si shkaktare e prapambetjes demokratike, moszhvillimit ekonomik e mosintegrimit. Jo! Opinioni dhe ndërgjegjja qytetare nuk e pranon “ shqetësimin” tuaj të maskuar intelektual dhe përveç këtyre unë gjykoj se motivimi që ju shtyn për të goditur Ramën ka brenda edhe inferioritetin tuaj intelektual karshi tij. Nuk e ka bllokuar integrimin opozita apo Rama me tre ligjet, po është bllokuar tërë sistemi demokratik  e politik , civil e juridik, ekonomik brenda dhe eurointegral.

Ju me të drejtë përmendni në “hartimin” tuaj politik se duhet të fitojmë mbi gurët në rrota, mbi pabesitë dhe bllokimet, po mosekspozimi i tyre ju komprementon intrigën dhe hipokrizinë. Ju jeni viktima të pushtetit dhe thoni vetëm dëshirimet e justifikimet e tij. I doni gurët, pabesitë, bllokimet apo pritat siç i quani? Jua themi ne, nëse nuk i dini: 1- korrupsioni,si  vëndi më i korruptuar në Europë. 2-varfëria, si vëndi më i varfër në Europë. 3- papunësia, si populli me përqindjen më të lartë të papunësisë, me mbi 47% të moshës 18-64 vjeç . 4- borxhi publik dhe çmimet e papërballueshme.  5- si vëndi me gjysmëdemokraci dhe pjesërisht i lirë. 6- si vëndi pa standarte demokratike dhe pa zgjedhje të lira e të pamanipuluara. 7-vëndi ku  është kapur shteti nga pushteti dhe ku gjyqësori  bën korrupsionin, jep padrejtësinë dhe shkakton vetëgjyqësinë. 8- vëndi ku gëlojnë krimi ordiner, elektoral e politik, pasiguria juridike për jetën e pronën. 9-genocidi ekologjik me degradimin urban dhe rural me ndotjet e paimagjinueshme të tokës, ujit, ajrit dhe shkatërrimet e veprave bonifikuese, bukurive natyrore, turistike dhe trashëgimisë kulturore dhe monumenteve historike. 10-keqpërdorimi, grabitja dhe trafikimi e spekullimi me pasuritë dhe interesat kombëtere për interesa të ngushta pushteti.

Mjaftojnë besoj vetëm  këto si kundërargumente për të rrëzuar e diskredituar avokatinë tuaj “intelektuale” argumentit të fabrikuar  nga pushteti , atë të mosvotimiit të “tre ligjeve” që pengojnë integrimin.  Dhe këto  që përmënda më lart dhe të tjera janë “meritë” e qeverisë dhe jo e E.Ramës. Në mbyllje përsëri them se jam “dakord”me ju që nuk doni që Shqipëria të jetë një popull i humbur, po unë e di (ashtu siç e dini dhe ju) se populli humbet më së shumti  vetëm kur dhunohet, mashtrohet dhe keqqeveriset nga papërgjegjshmëria e korrupsioni, dhe shëmbulli apo modeli më i mirë  i keqqeverisjes në historinë e shtetit tonë është qeverisja e sotme.

Popujt bëhen kombe të fortë kur ata mënçurohen  dhe janë të guximshëm e të gatshëm për të përballuar e sfiduar vështirësitë dhe intrigat; dhe jo të binden, t’iu nënshtrohen atyre dhe të pajtohen me të keqen. Frikacakët, të shtirurit, servilët, hipokritët, ata që shiten e blihen lirë për interesa të ulëta pushteti, janë ata që shesin të vërtetën, intelektin dhe personalitetin. Nga këta çfarë nuk pritet si e keqe!

 

*Autori është bashkëpunëtor i faqes së komenteve në DITA, autor i librit “Triumfi i Kombit”

anazapta January 21, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • sofika says:
    January 21, 2013 at 5:40 pm

    Para dy ditesh isha ne spital per hall. Cfare te shihje me pare? Pastertia – skandal. Sherbimi?-skandal (infermieri nuk bente qetesuesin edhe pse tha mjeku ,pa mare leket).Pale veshjen e tyre (bluzen e bardhe) e mbajne si pelerine!!? MJEKET QE KANE FIRMOSUR PETICIONIN NUK KANE KOHE PER TE BERE PUNEN PER TE CILEN PAGUHEN,mjafton servilizmi dhe qurravitja se jane ne rregull.TURP tju vije,turp. Edhe pse jam kunder dhunes , keta mjeke e meritojne sjelljen ekstreme pasi e kerkojne vete.

    Reply
    • Alb says:
      January 23, 2013 at 5:09 pm

      Po kjo eshte mjeksia e koklopes apo jo?

      Reply
  • Luli says:
    January 23, 2013 at 1:03 pm

    Pika intelektualeve te pafytyre,si nuk bete nje peticion per 4 viktima,4 familjre,4 te fapajshem,4 bije nenash qe i vrau dora kriminale e nje te pabesi ,Sali Krimineli duhet te mare ndeshkimin e merituar e te denohet per te gjitha sa ka bere.Ky kriminel nuk ju bindi te beni nje nga ato pacavuret qe dini te beni ju “intelektuale” sa here qe Saliu juaj eshte ne hall te madh,por kesaj radhe nuk ka peticion qe e shpeton.

    Reply
  • Denisi says:
    January 23, 2013 at 1:07 pm

    Intelektuale pa nje fije morali gjen sa te duash Sali Krimineli,kjo eshte fatkeqsia me e madhe e ketij kombi qe paska kaq shume “intelektuale’ pa nje fije morali e pa nje fije njerzilleku.Turpi do t’ju ndjeke per keto pacavure qe firmosni.

    Reply
  • Dezenjatorja says:
    January 23, 2013 at 1:10 pm

    Edi Rama qendron shume me lart se ju te gjithe ”intelektuale” te marre se bashku.Firmosni sa te doni per plakun Sal,nuk ju degjon e nuk ju pjerdh askush.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?