Komisioni i Sigurisë vijon ende shqyrtimin e projektligjit për mbikqyrjen parlamentare. Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë kundërshtuar më herët ligjin pasi kanë paraqitur propozimet e tyre.
Sipas ligjit që qëndronte në sirtarët e Kuvendit prej 3 vitesh, parashikohet ngritja e një strukture pranë komisionit të sigurisë kombëtare që do të kontrollojë të gjithë agjensitë inteligjente në vend. 5 deputetët do të krijojnë një strukturë të re pranë Komisionit të Sigurisë, “nënkomisionin” me kryesim të opozitës dhe me shumicë anëtarësh nga maxhoranca. Mbledhjet e kësaj strukture do të zhvillohen gjithnjë me dyer të mbyllura dhe përveç 5 deputetëve të pajisur me certifikatë sigurie dhe titullarëve të institucioneve, askush tjetër nuk do të ketë akses.
