Nënë e bir janë arrestuar nga policia, ndërkohë që është shpallur në kërkim kryefamiljari pasi akuzohen se në oborrin e banesës dhe në pyllin në afërsi të saj në Dobrenjë të Skraparit kishin mbjellë kubikë me kanabis.
Mësohet se në pranga janë vënë Mira Mezini 52 vjeçe dhe Qamil Mezini 17 vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e Mersin Mezinit.
Në lidhje me këtë çështje është vënë nën hetim kryeplaku i fshatit Adriatik Dervishi i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
e.sh/Dita

Po kriminalizoni nena e femije te varfer te pabuke more hale
Mekat nga zoti nena me femijen 17 vjec kapen nga policia burgosen. Kjo eshte gjueti shtrigash.
Si lufta debile amerikane antidroge ne vendet latine.
Sakte XXX.