Mbipesha, çfarë masash mund të marr?

anazapta

Mbipesha pohohet të jetë një ndër faktorët më të shpeshtë që po shton ndërlikimet në shëndet, si rrjedhojë e shfaqjes së shumë sëmundjeve, apo rëndimit të atyre ekzistuese. Përballë shifrave të raportuara nga strukturat shëndetësore, Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon për më shumë kujdes në stilin e të ushqyerit, veçanërisht nga të rinjtë. Sipas specialistëve të OBSH-së, mbajtja dhe kontrollimi i peshës trupore është një ndër çelësat kryesor që mund të pakësojë rreziqet që shfaqen nga një sërë sëmundjesh, veçanërisht ato të shkaktuara nga sëmundjet e diabetit, obezitetit, sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të veshkave etj. Të mbash nën kontroll peshën trupore nuk do të thotë që ne duhet të heqim dorë nga ushqimet, por thjeshtë të tregohemi të kujdesëm me përzgjedhjen e atyre që duhet të hamë, të përcaktojmë një rregull në porcionet ushqimore, si dhe të mos neglizhojmë aktivitetin fizik. Nëse doni ta mbani peshën nën kontroll, në vijim të shkrimit janë të detajuara edhe këshillat kryesore që rekomandohen nga specialistët e shëndetit. Kështu, duhet t’i jepni përparësi konsumit të ushqimeve me ngjyra nga më të ndryshmet të ylberit. Rrisni sasinë e konsumit të frutave dhe perimeve. Hani fruta dhe bajame në formën e tyre natyrale si vakte të ndërmjetme. Jini fizikisht aktivë. Përpiquni të ecni, t’i jepni biçikletës apo të notoni për rreth 30-60 min në pjesën më të madhe të javës. Ulni konsumin e ushqimeve si djathi, patatet e skuqura, proshutat, salcat e tavolinës, bajame të kriposura dhe ushqime të konservuara. Hani më pak ushqime të përpunuara dhe ushqime të shpejta si biskota, drithëra të përpunuara, bukë, kek, byrek dhe pica.  Ndërgjegjësohuni për vlerën e treguesve të përbërjes në etiketat e ushqimeve që konsumoni, është thelbësore që të mësoni se çfarë jeni duke ngrënë. Përgatisni së paku një vakt vegjetarian në javë, mos hiqni dorë nga vaktet e ushqimit. Hani tre vakte të përshtatshme ushqimi në ditë. Ulja e porcionit të ushqimit dhe shmangia e karbohidrateve të panevojshme është një rrugë e lehtë për të ulur peshën pa u ndjerë i privuar nga ushqimi. Gjithashtu duhet të dini që në rastet kur pini, të kufizoheni në jo më shumë se 2 deri në 3 pije alkoolike në sasi të reduktuara, si dhe të konsumoni sa më pak duhan. Një tjetër këshillë e rekomanduar është edhe kujdesi që duhet të tregojmë me konsumin e kripës. Kjo pasi përdorimi në sasi të larta, më shumë se sa 6 gram në ditë favorizon përhapjen e një sërë sëmundjesh, veçanërisht hipertensionin.

 

Shqetësimet që vijnë nga mbiushqyerja

Mbiushqyerje konsiderohet kur një person është mbipeshë ose i dhjamosur. Kjo mund të shkaktojë diabet në fëmijëri dhe sëmundje të zemrës, të vazave të gjakut dhe sëmundje të tjera në moshë më të rritur. Ndodh shpesh që fëmijët të marrin sasi të mëdha të ushqimeve hiperenergjike, por të varfra në elementët e domosdoshëm ushqyes, për shembull pije të ëmbëlsuara artificialisht, ëmbëlsira, patatina, të skuqura, fast-food etj. Në këto raste përmirësimi i dietës së fëmijës është i domosdoshëm dhe duhet të shoqërohet me shtimin e aktivitetit fizik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *