Mbipesha dhe ushqimi i shëndetshëm

anazapta

Problemet që lidhen me mbipeshën mes grup-moshës adoleshente (13 – 19-vjeç) janë të shumta. Në 30 vitet e fundit, rastet e mbipeshës janë trefishuar, vetëm në SHBA.

Por tani problemit po i bëhet një qasje tjetër, duke u thënë se çështja ka të bëjë më shumë me zakonet e të ngrënit dhe cilësinë e ushqimit, pa vënë theksin ne uljen e peshës, pasi nëse respektohet e para, e dyta vjen vetvetiu.

Studimi në “Journal of Pediatrics” tregon përfitimet që sjell edukata ushqimore apo biseda prindër-fëmijë rreth ushqimeve cilësore dhe të ngrënit me orar.

Shkencëtarët shqyrtuan mijëra adoleshentë dhe prindër lidhur me zakone të tilla të të ngrënit si:

– Dieta
– Mënyrat e pashëndetshme për kontrollin e peshës
– Ngrënia pa orar

Fëmijët mbipeshë, prindërit e të cilëve u folën atyre mbi aspektin e humbjes së peshës, kishin më shumë gjasa të angazhoheshin në mënyra jo të shëndetshme për humbje peshe.

Por fëmijët, prindërit e të cilëve biseduan për ushqim të shëndetshëm (jo thjesht për humbje peshe), kishin më pak të ngjarë të shfaqnin sjellje të dëmshme lidhur me ngrënien.

Me fjalë të tjera, vënia e theksit mbi pozitiven, shmang sjelljen negative. / VOA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *