“Prizreni”, Xhufi: Hap i jashtëzakonshëm

anazapta

Sipas historianit Pëllumb Xhufi, mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Prizren është një hap i jashtëzakonshëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës. “Ka rëndësi të jashtëzakonshme në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë pasi deri tani raportet kanë qenë deklamative. Deklarata të dala jashtë llogoreve që kanë krijuar probleme edhe me partnerët. Ndërsa kjo është një mundësi që e lejon edhe praktika ndërkombëtare në marrëdhëniet mes shteteve. Natyrisht që na sjell më afër duke krijuar lidhje reale”, shprehet Xhufi për TCH. Fondi për maternitetin e Preshevës është gjithashtu një tjetër veprim që duhet vlerësuar për historianin Xhufi. “Nuk ishte një fond për Preshevën në kuptimin e gjerë. Ishte vetëm për maternitetin e Preshevës. Kjo ka vlerë pragmatike dhe simbolike”, thekson Xhufi.

Share This Article
6 Comments
  • Po pra se u hodhen tere drejtuesit e Presheves dhe e quajten qesharake ate fond. Siç duket ata duan leke jo te adresuara e specifikuara per maternitetin, por pa adrese qe te kene mundesi qe…

  • Po. Një interpretim i drejte i z. Pëllumb xhufi. Ishte mbledhje qe rivendosi nje lidhje te re përtej lidhjeve deklamative. Ishte mbledhje qe hapi etapen e bashkepunimit qeveritar ndershqiptar né fusha konkrete,me firmen dhe vulën e nje qendrimi. Siç u ka hije shqiptareve te vërtetë. Saliu nuk arriti ne këtë pikë përkundrazi e sabotoi sa mundi!?

  • -Natyrisht le te filloje me maternitetin aty ku fillon e ardhmja..dhe sikur shqiptaret kudo ne bote te japin nga nje euro per koke,besoj se ne Presheve do te rregullohet edhe infrastruktura ku do jetoje e ardhmja e me tej..Sot presheva ka nevoje per buxhet dhe jo per fjale.

  • O Pellumb, lere politiken e merru me shkencen. Cfare po behet per shkrirjen e administrates se ish-Akademise se Shkencave me Qendren e Studimeve Albanologjike (te dyja krijesa te dhendrrit te Serbise, Sali Berishovic) dhe krijimin e Akademise se Shkencave Albanologjike Shqiperi-Kosove ???

  • po cfar te jashtezakoneshme ka ketu o llume………u takuan, thane disa llafe qe me shume qene tallese per te dyja palet….dhane dy dhoma e nje guzhine dhurate dhe hengren nje dreke te mire….a po qe kjo e jashtezakonshmja…jemi ne rregull….

  • Po kujt ja thue kto rrena more historian politik qe mbron me fanatizem historin e PPSH.Deri sa e quan te jashtzakonshem vetem e vetem se eshte bere me inisiativen eRames,ku ishe deri tani me qene se qenka e rendesishme nuk e keni thene ma pare.Pse dilni hapur si servil qe ne fakt i till jeni se e keni tregue ne te gjitha debatet historike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *