Me moton “Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr”, po zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ku aktualisht fjalën e hapjes po e mban Kryeministri Edi Rama. Shefi i Qeverisë shqiptare theksoi se takimi po zhvillohet në kohën e duhur.
Delegacioni i Qeverisë së Kosovës u prit me nderime në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në një ceremoni zyrtare që zgjati për rreth 10 minuta.
Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij u takua fillimisht me homologun Isa Mustafa dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës.
Holli i Pallatit të Kongreseve është konceptuar i ndarë në 3 pjesë, ku bie në sy tryeza në formë rrethore me ngjyrë blu, mbi të cilën janë vendosur flamujt e BE-së, ku do të ulen të dy kabinetet qeveritare.
Në mes është vendosur një shqiponjë 3 dimensionale, kurse anash dekori parashikon vendosjen e flamujve të dy vendeve. Një kënd i veçantë është dedikuar për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe një tjetër për konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrave Rama dhe Mustafa.
Pas fjalës përshëndetëse të dy kryeministrave, ministrat e Punëve të Jashtme do të bëjnë prezantimin e partneritetit strategjik.
Por, çfarë marrëveshjesh do të jenë në tryezën e bisedimeve?
Më poshtë drafti me 11 marrëveshje, memorandume dhe protokolle të cilat janë:
1. Për Bashkëpunim të “Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë”.
2. Memorandum mbi “Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”.
3. Protokoll mbi “Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”.
4. Protokoll “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.
5. Memorandum i Mirëkuptimit “Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës”.
6. Marrëveshje e Bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.
7. Marrëveshje e “Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.
8. Marrëveshje për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”.
9. Protokoll “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë”.
10. Memorandum “Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”.
11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës.
Kryefjala e mbledhjes së dytë të dy qeverive do të jetë thellimi partneritetit strategjik i Shqipërisë me Kosovën, i cili në në një vit ka njohur progres të rëndësishëm edhe në fushën e politikës së jashtme, ku Kosova është bërë pjesë e shumë nismave rajonale dhe për herë të parë në Milano u hap Konsullata e parë e përbashkët mes dy vendeve.
Hapja e kësaj Konsullate parashikohej në marrëveshjen e nënshkruar gjatë mbledhjes së parë të dy qeverive në Prizren.

Gjithmone ne mendjen e shqiptareve, togfjaleshi NJE KOMB, NJE QENDRIM, ka qene shprehje e kahershme dhe nje ender e realizueshme, por nga nje ane okupimi serb dhe nga ana tjeter, spiunazhi serb e kane ngadalsuar, kete ender shqiptare, por skane mundur, ta heqin nga mendjet e shqiptareve.
U desh 23 qershori i 2013-tes, qe kjo ender te filloje te realizohet, nga qeveria e Rilindjes shqiptare.
Dhe endra vazhdon, nuk do te jete e larget dita kur te kemi nje kombetare, nuk do te jete e larget dita, kur ekonomia te jete nje. Nuk do te jete e larget dita, kur nje qeveri mbarekombetare, te plotesoje endren shqiptare.
Perkryer
Largoni mafjozet , spiunet, injorantet, dhe gagacet nga poltika.
Mbledhja nuk munde ta Pranojme ,
per te vetmen Arsye ,
sepse ne Te nuk merr pjese ,
Skenderbeu i koheve Moderne ,
qe U lodh e u Raskapit duke i Sjell
Demokracine popullit Shqiptare ,
Te marre Borxh nga Krushqit tane Serbe .
Te pakten Fotografia e Sales duhej
te ishte ne Mes te Tavolines .
Prandaj mbkledhja duhet te anullohet ,
deri kur te jete DAKORT ,
Skenderbeu Sali .
Bashkimi ben fuqine. Kjo shprehje po gjen zbatim tek shqiptaret me ne fund. Eshte shume mire, po fillon te fryje nje ere tjeter. Kjo na ben me optimiste.
Te gjithe presim nje Shqiperi dhe nje Kosove te begate
Eshte detyra e ketyre qe jane sot ne krye te shteteve shqiptare (nje pjese e tyre nuk e meritojne te jene aty ku jane), qe te udheheqin kombin shqipfoles drejt rruges se duhur.
BRAVO. TE GJITHE BASHKE.