Mbledhja e radhës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste është drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura mësohet se është diskutuar për anëtarësimet e reja në parti dhe zgjedhjet që pritet të zhvillohen gjatë muajit mars.
Një tjetër temë e diskutuar është reforma në drejtësi ku ka folur deputeti Fatmir Xhafaj, drejtues i reformës. Mësohet se ai ka paraqitur tre problemet kryesore për këtë reformë.
“Ndër të cilat do të theksoja tre themelorët, mbi ato te cilat është ndërtuar gjithë analiza e zgjidhjes së kësaj reforme:
1-kapja e sistemit nga segmente të politikës dhe krimi i organizuar
2-korrupsionit, i cili sot është mbizotërues në vënien e drejtësisë aq sa sot drejtësia shitet e blihet
3-fryma e korporatizimit është zotëruese në sistem, i cili është kthyer në qark klientelist dhe me mungesë llogaridhënie brenda dhe jashtë ligjit. Përfshirë këtu edhe aspekte të tjera që lidhen me problematiken që ka vetë sistemi”, ka thënë Xhafaj.
Ai ka deklaruar gjithashtu se besueshmëria e qytetarëve tek kjo reformë është në nivele të ulëta.
“Shumë sondazhe tregojnë pak ose aspak besim të qytetarëve. Raporte të ndryshme e argumentojnë më së miri këtë. 25% e gjyqtarëve janë të mendimit se sistemi është i korruptuar. 80% e gjyqtarëve janë të mendimit se sistemi gjyqësor nuk është i çliruar nga ndikimi politik.
Progres raporti i 2014 bëri analizë të kësaj situate. Gjatë këtyre 23 viteve nuk ka patur një përpjekje të gjerë dhe të thellë për ta analizuar sistemin e drejtësisë dhe për t’i adresuar në draftin ligjor dhe në efektshmërinë e zbatimit të tyre”, deklaroi Xhafaj. /Dita/

EDHE TI O ‘BRUTI’ XHAFA….
Edhe ti qe mbahesh si ‘uji i paket’ nga pikpamja morale flet per drejtesi me 3 pika si 3 ligjet apo Loqet e integrimit te Bregut!?
O Xhafe,
Me qe je ne krye te ‘reformave’ qe 25 vjet nuk ja dini kuptimin pa le te ‘hartoni’ e zbatoni a te te bej nje pyetje te veteme:
A e di ti te pakten, pa le Bushat,Blushat e karabushat nuk dine se nga ‘pjerdh gomar’,qe reformat KUSHTETUESE i ben parlamenti e ti bashke me socialSSalistet e tjere nuk kini ‘shumice’ POLITIKE per te bere asnje reforme se eshte ne konflikt te rende interesash NJE ÇEREK SHEKULLI ,prandaj e vetemja rruge eshte SUPER REFORMA E SISTEMIT ELEKTORAL qe tere kete politike te inkriminuar korruptuar e deskritituar ta shpjere 100 perqind ne shtepi ne mos ne burg qofte me referendum!?
Te fala mi bej filozof S.katovices e tu rroje ‘statuti’ i Parise qe shqipetaret i katandiset si ‘kembet e dhise’!
Reforma ne drejtesi eshte e domosdoshme. E drejte ajo qe shtron z. Xhafaj. Qytetaret shqiptare kurre nuk kane pasur besim te ky sistem drejtesie i ngritur keto 25 vite. Shpresojme shume ne realizimin e reformimit te Drejtesise.
Realisht eshte per tu vleresuar roli i kreut te Komisionit te Posacem, Fatmir Xhafaj. Ka qendruar vertete mbi palet. Beimplote se Komisioni i Venecias do jape konkluzionet e duhura.
Pikerisht pra ! per probleme te tilla qe nuk mbarojne ne Shqiperine tone te shkrete duhet sesben reforma ne drejtesi !
Madje te jemi realiste Xhafa eshte i vetmi qe nuk po perfshin asnje politikan pavaresisht partise qe i perkasin, te fuse duart ne reforme.
Drejtesia duhet reformuar e tera dhe na vjen mire kur shohim qe e keni marre me kaq seriozitet dhe po e vazhdoni, shpresojm qe me te vertet te marre fund tani ne pranvere e te shohim frytet e saj e te gjithe kta te korruptuarit ti plasni njehere tna bejne ca pune publike se ne burg nuk e meritojne te shkojne ato.
Sdi pse kam besim se po e beri kush kte do ta bej Xhafa me Ramen, se me kte mbeshtetje qe po marrin me siguri qe eshte e drejte kjo qe po behet, te vij sekretari shtetit amerikan per punet e drejtesis sone ketu e te mos flasim per ambasadoret qe dalin dit e nat nuk eshte pak kshuqe i erdhi rradha dhe hajduteve e krimineleve te drejtesis te gjykohen e kto nga jasht saj te mos ken mundsi te shmabgen.
Drejtesia nuk ka 3 po 3000 mij plage e i ka te gjitha me emra po kemi besim te ty zoti Fatmir se do i cosh ne vend keto pune. Nje njeri me integritet e me moral si puna Fatmir Xhafes me siguri qe do te nxjerre nje produkt sic eshte per te qene duke pare dhe asistencen qe po merr nga nderkombetaret duhet se sben te kemi nje drejtesi te drejt.
C’na tha Xhafa? ato qe dihen, beri perseri blla,blla,blla,blla,blla,bllaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa………………..azgje konkrete me emra konkrete,deri kur keshtu z. xhafe?
Kape pak foton. Krahu i djathe i Rames eshte Tom Doshi. Krahu i majte i Rames eshte Gramoz Ruci, deri sa te haje derron mac. Rreshti i dyte majtas, i shtati; Mark Frroku. Ai qe s’kishte qene asnjehere anetar i grupit (pasi u arrestua sigurisht). Te befsha reformen Shoku Rama, ti dhe ata legenat e PD.
DREJTESIA ESHTE E GJITHA NJE PLAGE E MADHE.
EDHE TI O XHAFE JE PER BURG