2800 persona do të punësohen në sektorin e energjitikës dhe turizmit falë 250 milionë eurove investime. Të dhënat janë bërë publike nga Zv/Kryeministri, Niko Peleshi pas mbledhjes të Këshillit Kombëtar të Territorit.
Peleshi tha se miratimi i Reformës në Drejtësi ka rritur besimin tek investitorët vendas dhe të huaj.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit Peleshi tha se tashmë është miratuar një Plani i Zhvillimit Kombëtar, ndërsa brenda pak javësh 31 bashkitë në vend do të miratojnë Planet e Përgjithshme Vendore që do të hapin një perspektivë tjetër zhvillimi për vendin.

Ne vend qe te shpalle shifra bombastike qe dalin nga xhepat e shpuar te qytetareve ky Pe-leshi ben mire te beje pak transparence e te flase konkretisht se per cfare behet fjale dhe kush jane firmat perfituese te ketyre mega investimeve. Ne Korce gjykata u shpreh kunder tregtareve e ne favor te bashkise packa se ai vendim i bashkise shkaterron biznesin e shume njerezve vetem per te kenaqur interesat e miqve te Peleshit dhe Filos. Askush nuk u ankua apo i beri kesaj here biografine gjyqtareve. Keto jane standardet e drejtesise rilindjote e jo perralla me qente e gjyshit te babait apo te nenes.