Mbledhja e KQZ-së, debate për votuesit e qarkut Kukës

anazapta

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, opozita dhe maxhoranca janë përfshirë në debate për shkak të rishpërndarjes së mandateve. Anëtarët e Partisë Socialiste në KQZ kanë përsëritur kërkesën për informacion të detajuar nga Ministria e Brendshme mbi lëvizjet në listat elektorale të qarkut Kukës. Nënkryetari i KQZ-së është shprehur se nga ministria nuk ka ende asnjë përgjigje për kërkesën në fjalë.

Me anë të dy letrave të njëpasnjëshme, ditë më parë opozita i është drejtuar Ministrisë së Brendshme për t’i kërkuar informacion të detajuar në lidhje me listat e zgjedhësve në disa komuna të qarkut të Kukësit, ku rezulton një numër i madh votuesish, në krahasim me numrin e vogël të banorëve.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes së sotme, përfaqësuesja e KQZ-së ka deklaruar se ky organ kërkon rreth 30 milion lekë më tepër sesa është përcaktuar në buxhet për rikonstruktimin e dy magazinave që mbajnë materialet zgjedhore, si dhe për blerjen e një automjeti.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *