Kryesia e PD propozon që Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të mblidhet më 17 korrik.
Burime sigurojnë dhe propozimin nga Kryesia.
Në krye është informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 prillit 2021.
Po ashtu do të vlerësohet mundësia për ndryshime në Statutin e PD.
PROPOZIMI NGA KRYESIA E PD
VENDOSI:
Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.
Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:
“1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.
Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.
Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.”
j.l./ dita

1-Informim mbi analizen e masakres zgjedhore 25 prill 2021! Zgjedhjet e 25 prillit te njohura nderkombtarisht dhe OSBE-ODIR do analizohen si masaker zgjedhore, ndersa zgjedhjet e kryetarit Lulezim Basha 13 qershor ne PD Ishin nga me demokratike dhe te lira, pas Iranit. Kjo do te jete analiza, te shikojme demokratet qe do jene ne lartesine qe kerkojne apo do jene ne breket e Saliut. Pune e tryre, une dua te shikoj qe ka ndonje levizje logjike apo do rrine aty ku jane . 2-Vleresimi i mundesise per ndryshimin e statutit te PD….po se çfare do propozohet per te ndryshuar, kete e di vetem Lulezimi. Pune te mbare nga une , por me sa shikoj jeni kthyer ne koorporate e administrimit te parave te korrupsionit dhe kriminalitetit me porosi te “babes”.