Mbledhja e parë e kabinetit “Rama” më 21 gusht në Vlorë

redaktor

Ka premtuar se ne zyren e qeverisë fotoja do jete e Ismail Qemalit, deputet eshte zgjedhur në Vlorë dhe Edi Rama duket se prej andej do e nisë mandatin e tij të parë në karrierën politike si Kryeministër.

Pas 10 ditësh reflektimi që u ka lënë në dispozicion Ministrave të tij, shefi i ri i maxhorancës do të zhvillojë mbledhjen e parë me të gjithë kabinetin vetëm pak metra larg dallgëve të detit, në plazhin e vjetër të Vlorës ku ka nisur dhe aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje.

E fiksuar në mesditën e 21 gushtit në një nga hotelet e qytetit bregdetar, mbledhja e Kryeministrit të ardhshëm dhe Ministrave të PS dhe LSI do të zgjasë 2 ditë, por deri më tani dhe për vetë kabinetin, detajet e mbledhjes janë të pakta.

Burime të Ora News thanë se në qendër të mbledhjes do jetë programi i ri qeverisës PS-LSI, ku secili nga anëtarët e kabinetit do të njihet me shtyllat emergjente që do vihen në zbatim me marrjen në dorëzim të qeverisë.

Data 20 gusht, ishte përcaktuar si kohë e lënë në dispozicion të Ministrave të përzgjedhur, për të hartuar programin specifik të 100 ditëve të para të ekzekutivit të majtë dhe mësohet se gjatë këtyre ditëve Ministrat kanë hartuar projektin e diskastereve që do drejtojnë. Në këtë pikë, rëndësi të veçantë marrin ndarjet e strukturave.

Teme e nxehtë e mbledhjes duket se do jenë edhe punësimet në administratë, pasi Edi Rama ka këmbëngulur se rekrutimi i punonjësve në administratë të kryhet vetëm përmes konkurseve të forta.

Në mbledhjenm e parë te Kryeministrit të ardhshem me Ministrat e rinj, jashtë diskutimeve nuk do të ngelet as kodi etik i Ministrave, i cili tashmë duket se është finalizuar dhe që siç ka premtuar kryesocialisti bazohet në modelet më të shkëlqyera të mirëqeverisjes demokratike.

Ky është takimi i parë i kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama, me të gjithë anëtarët e kabinetit. Një ditë pasi publikoi emrat e rinj të qeverisë, ai priti në selinë rozë për afro 1 orë Ministrat e rinj, por munguan ministrat e LSI./ORA

Share This Article
13 Comments
  • Urojmë qeverinë e re me këmbë të mbarë e me mënd në kokë.
    Përsa i takon problemit më delikat atij të punësimit në administratë, mendoj se duhet gjetur një praktikë efikase. Deri tani konkurset zhvilloheshin siç e kemi thënë formalisht. Pra ekzistonte pjesmarrja sipas kritereve të vendosura nga DAP-i, ku komisioni add-hoc zgjidhte tre kandidatë por përzgjedhja e kandidatit fitues, bëhej sipas kriterit të drejtorit përkatës për pozicionin ku konkurrohej. Duke lënë mënjanë faktin e përzgjedhjes paraprakisht të kandidatit militant si fitues (para se të zhvillohej konkursi), që ekzistonte si praktikë nga qeveria e saliut, mendoj se duhet të trajtohet dhe praktika e përzgjedhjes nga ana e drejtorit. Sepse ka patur raste që konkursi është fituar nga një kandidat, ndërsa drejtori ka zgjedhur një tjetër me pikë më poshtë se fituesi. Në këtë rast vihet në pikpyetje vlera e vetë konkursit. Nga ana tjetër, kriteri i përzgjedhjes nga drejtori, lë gjithnjë vend për abuzime personale, njohje familjare apo ndërhyrje. Duhet të sqarohet mirë se çfarë do kuptohet me konkurse të forta? Sepse pyetjet që jepen do jenë brenda fushës që konkurrohet. Do kesh materiale paraprake mbi të cilat do pregatitesh. Po kështu vlerësohet eksperienca dhe aftësitë gjuhësore. Sidoqoftë, të gjitha këto mbeten të njëanshme, sepse testimi i vërtetë është praktika në punën konkrete. E kam fjalën në konkurs mund të dalësh shumë mirë, por kur vjen puna për zgjidhje konkrete dhe zbatime projektesh, nuk mendoj se një konkurrim është i mjaftueshëm për të vendosur me paanshmëri dhe me drejtësi kandidatin e duhur. Konkursi ka vend për shumë balanca. Të shpresojmë se do gjendet një e tillë, mbi të gjitha pa lënduar pjesmarrësit kandidatë.

  • Ju prifte e mbara,kur i thone, dhe me zemer e mend ne koke. Kujdes larg exibixionizmave, politika dhe drejtimi i shtetit kerkojne logjiken dhe mencurine ne rradhe te pare.

  • c’jane keto krahinorizma te theksuara?? Qeveria berisha ra sepse ishte e prirur nga krahinorizmat..rama do perseriti gabimet e berishes..

  • ekselente IDE per fotton e ISMAIL QEMALIT,por do ishte GJENIALE IDE po ti afrohej fottos si ismailit edhe aleatiti e motorri i pamvarsis se shqipris ISA BOLETINI njeriu qe dha jo vetem nje jete per pamvarisim e shqipris,por 700 mi jeta ka rrezikuar per SHQIPRIN e BASHKUAR…………….po te isha une kshilltare i edi rames shqiprija per 4 vite do ishte nje ZVICER e 2 te.por se pari formuar bazat juridike shtetrore me parametra e kritere te shteteve evropiane.ta shofine dhe testojme efikasitetin e RAMES.

  • se pari duhet ndryshuare sistematikishte shume nene e ligje juridike te shtetit shqiptar qe fare nuk korrespodojne me nene e ligje kushtetuse te shteteve perendinore evropiane,por edhe nuk korrespodojne me parametra shtetrore te as 1 nje shteti eropiane,vetem munde te jene te peraferta me te ,,shtetit te MOLDAVIS,,.1) duhet futur ne ligje kushtetuese shtrore dhe thene STOP-STOP diskriminimit me identitetin shqiptar,fen antike shqiptare dhe ABUZIMIT me HISTORIN ILIRO-SHQIPTARE.pra kushe modofikon trasnsformon historine e identitetin FETAR ,KULTURORE SHQIPTAR dhe trasnsformone ter luftrat shekullore shqiptare ne FAVORE te amiqve TURKO-OTOMA,SERBO-MALAZEZ e MAQEDONO-GREKVE te DENOHET me ligje te PRERA STRIKTE si ne shtetet perendimore. 2) etnite e kombesit e huaja jo shqiptare si TURKOFONET,SERBET,MALAZEZET,GREKET,BULLGARET,ROMET, qe jetojne ne shqipri te identifikohon me identitetin e tyre te ORIGJINES e KOMBIT te tyre qe i takojne,e jo RREJSHUME te paraqite ,prezentohen e veprojne SI SHQIPTAR dhe mu bahe ketu eshte FATALITETI i nje shteti qe destabilizohet e nuk funkcionon normal ku qdonjeri ANONE kahe identiteti i tije dhe shtetet e origjines. 3) te huajte qe jetojne ne shqipri duhet te INTEGROHEN ne kulturen e shtetin shqiptar,si ne zvicer,gjermani,austri,france,espanje ku ne qofse nuk INTEGROHET ne kto vende edhe DEBOHET per ne shtetin e origjines. 4) kushe nuk respektone e nderone FLAMURIN SHQIPTAR dhe HEROJTE KOMBETAR si psh: GJERGJ KASTRIOTIN ISMAIL QEMALIN ISA BOLETININ etj te DEDOHET me rregulla gjygjsore STRIKTE ne ne shtete perendonore,psh: po te URINOJE dikush ne permedoren e GJENERAL DE GOLE ne France qfare denimi merre,a ne prishtine urinojne ne permedoren e gjegj kastriotit. 5) te behet SIGURIJA SHTETRORE e KUFIJVE me nje kontrolle rigoroze dhe mos te FUTEN ne shqipri si KRIMINELET GREK te agimit te arte qe SULMOJNE SOVRANITETIN SHQIPTAR. 6) gjykatsit te jene njerz te zgjidhur nga SHTETI dhe te gjithe me origjine SHQIPTARE ne 4 gjenaratat e fundit,dhe te jene TOTALE te PAMVARUR nga qeverija e shteti. 7) te futet ne rende te pare si ne shtetet perendimore FINANCIM KAPITALE e MODERRNIZIM me teknologji te SOFISTIKUAR USHTRIA SHQIPTARE dhe rritje e numrite te ushtarve,dhe me ligje te hekurta ushtarake,se kushe nuk kryene e repekton ushtrine te denohet me ligje usharake. 8) imediate te behet forcime bashkpunim DIPLOMATIKO-EKONOMIK me shtetin me te FUQISHEM te evropes GJERMANIN…..e jo me turqin qe fare nuk ka kurfar ROLI politiko-ekonomik ne BASHKIMIN EVROPIAN,dhe nje vende qe vet eshte i destabilizuar nga luftart me KURDISTAN dhe protestuaesit TURQ,dhe vende i lidhur me islamistet ekstemist si me MORSIN e VLLEZRIT ISLAMIST….)per ne fillim duhet marre ne konsiderat kto kshilla e ma vone futem ne SPECIFIKA GJO-POLITIKO-EKONOMIKE.

  • te mos harroj te ftoj dhe gjino gjiken me mustaqe qe ti tregoj se sa bukur e ka bere vloren dhe sa miliona ka futur ne xhep

  • As ne parlament,e as ne qeveri ,Vlora e paperfaqesuar.Pse ky percmim?
    Z.Edi mos bej gabimet e berishes qe rregulloi vetem tropojanet dhe obortaret e tij hajdut.
    Reforma ne administrate te filloj qe nga bashkia deri tek drejoret e ndermarjeve, qe jane ne varesi te bashkise ,e qe drejtohen nga njeres injorante e hajdute.Kush i mbeshtet keta njerez?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *