Pa telefona po zhvillohet sot pasdite mbledhja e Kryesisë së PS, ku po diskutohet lista me 10 kandidatura për President, për t’u përzgjedhur më pas vetëm një emër.
Anëtarët telefonat i kanë lënë jashtë sallës ku po zhvillohet mbledhja që po drejtohet nga kryeministri Rama.
Deri më tani kanë qarkulluar 2 emra nga 10 që janë në listën e Kryesisë së PS.
Bëhet fjalë për Ardjan Dvoranin dhe Majlinda Bregun si pretendent për këtë post.
j.l./ dita