Mbledhja e qeverisë, miratohen disa vendime dhe projektligje

anazapta

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij të fundit disa vendime dhe p/ligje.

Qeveria përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe të Agjencive Rajonale të Mjedisit. Sipas vendimit,  Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) është institucion qendror publik në varësi të ministrit përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit.

AKM-ja ushtron funksionet e ngarkuara nga ligjet “Për mbrojtjen e mjedisit”, “Për lejet e mjedisit”,  “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, ky vendim dhe çdo akt ligjor dhe nënligjor,  i posaçëm. Në vendim përcaktohet se  AKM-ja ka pavarësi në marrjen e vendimeve dhe ushtrimin e funksioneve të saj. AKM-ja ushtron juridiksionin e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes zyrës së saj qendrore dhe agjencive rajonale të mjedisit (ARM). AKM-ja, përmes zyrës qendrore dhe ARM-ve, kryen funksione rregullatore për lejet e mjedisit në përputhje me dispozitat e legjislacionit përkatës; monitoron dhe vlerëson gjendjen e mjedisit dhe përgatit Programin Kombëtar për Monitorimin e Mjedisit; përgatit dhe publikon raportin për gjendjen e mjedisit dhe botime të tjera që kanë lidhje me mjedisin; kryen kërkime shkencore që lidhen me mjedisin ose kërkime të tjera për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionin etj. Agjencitë rajonale të mjedisit, brenda kompetencave që iu njeh ligji, japin lejen e mjedisit të tipit “C”, sipas përcaktimeve në ligjin nr.10431, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”. Po kështu  mbajnë dhe përditësojnë regjistrin me të dhëna për instalimet e kategorisë “C”, që ndodhen brenda territorit ku shtrihet fusha e kompetencave të tyre.

Një tjetër vendim i miratuar në mbledhjen e Qeverisë ishte ai për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave.

ISHMPU-ja ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e mbrojtjes së mjedisit, pyjeve dhe ujërave, është përgjegjëse për të gjitha funksionet e inspektimit në fushën përkatëse në përputhje me përgjegjësitë e ministrisë përgjegjëse për mjedisin, ujërat dhe pyjet.
Gjithashtu ISHMPU-ja është përgjegjëse për çdo funksion apo kompetencë tjetër të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi për inspektoratin shtetëror që mbulon fushën e mjedisit. Sipas vendimit,

ISHMPU-ja organizohet në dy nivele: në atë qendror dhe rajonal ku këto të fundit janë për çdo rajon të vendit.

Në një tjetër vendim, Qeveria i ka kaluar në administrim Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave fondin e tokës bujqësore me sipërfaqe 18 076 ha të ish – ndërmarrjeve bujqësore dhe ish – institucioneve kërkimore – shkencore të kësaj ministrie, e cila aktualisht është në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipërfaqet e tokave bujqësore, do të administrohen sipas ligjit nr.8318, datë 1.4.1988, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, të ndryshuar, ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik/privat”, dhe vendimit nr.460, datë 22.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe procedurave të dhënies me qira të tokave bujqësore në pronësi të shtetit”.

Qeveria ka miratuar gjithashtu kalimin në përgjegjësi administrimi të mjediseve, nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe Komiteti Shtetëror i Minoriteteve te Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, sipas planimetrive bashkëlidhur këtij vendimi, për t’u përdorur si mjedise pune nga kjo ministri.

Po kështu është miratuar kalendari i menaxhimit të shpenzimeve publike për vitin 2014, si dhe kuadri makroekonomik e fiskal për periudhën 2015 – 2017, sipas lidhjes nr.1, “Treguesit kryesorë makroekonomikë”, dhe lidhjeve nr.2/1 e nr. 2/2, “Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar”, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

 

Share This Article
5 Comments
  • Në këto dy agjensi te krijuara shikoj ngjajshmeri kompetencash? Pastaj AKM emertohet kombëtare ndersa IShPMU shtetérore. Te dyja jane shteterore sepse e ushtrojnë veprimtarine brënda kufijve te shtetit shqiptar. Kombi eshte nocion me i gjerë. Ata redaktoret ne qeveri punojne apo jo?

    • ke te drejte per gabimin por po te njejtet jane ne pune.rilindja vetem disa shefa ne polici ka larguar por nuk po shikon te pa aftet dhe injorantet qe jane akoma ne administrate

  • Toni? Faleminderit qe ndani te njejtin mendim me mua. Me komentin tuaj okej! Gërveni i tradhetise detare vazhdon te jete perfaqesuesi i qeverise aktuale ne nato? Nderime!

  • Te formatosh nje administrate me metodat e Saliut, eshte shume e thjeshte, se kemi pare me syte tane, largimet masive nga puna, pa pyetur, per demin qe vinte me pas.
    Por te formatosh nje admimistrate me metoda demokratike, sic po vepron kryeministri Rama, eshte shume e veshtire, se duhet qe asnje vend mos te ngelet ne vakum qofte edhe ligjor.
    Imediate ishte qe rendi te kishte perparesine dhe ministria e punes dhe asistences sociale, ku abuzimet kishin ulur ne gjunje shtetin.
    Besoj se edhe Gerveni, sdo te jete pjese e Rilindjes, se ai me dashje e beri zgjedhjen e vet, qysh ne momentin, qe u be kelyshi Saliut.

  • “Horri i b…”? Dakord me formatimin e administrates me forma demokratike por ama…jam për “ekuidistancën protokollare me tradhetinë”. Nuk duhet ta vendos tradhetarin ne krahun tim? Për më tepër kur ky birboja ishte vetëgraduar! Hajdut kompetencash e gradash! Kunder piratit nje pirat e gjysëm thonë francezët. Ekuidistanca me tradhetine nuk eshte spastrim me metodat shpellare por do te thosha “etikë shqiptare”. Shqiptari apo shqiptarja e vertete nuk mund ta përfshije ne protokoll nje shqiptar te shitur!? Më la shije të hidhur !!! Edhe nje pijanec dje ketu ne kafen e shtepise time e përzuri nga tavolina pijanecin tjeter duke i théne “pi rakine jo trurin se na turperove ne mexhilis…”! E përzuri sado qe ai i shkreti vetem llafoste ca si shume e nuk tha ndonje gjë të tepruar. Dinjiteti i shtetarit nuk rri dot perkrah me dinjitetin e tradhetarit. Gjenerali nuk e mban ne krah dezertorin!? Nderime horri !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *