Mbledhja e të ardhurave, Shqipëria e fundit në rajon

redaktor

Shqipëria mbledh më pak të ardhura se vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Kjo performancë e dobët në mbledhjen e të ardhurave konstatohet nga Komisioni Europian në raportin për ekonomitë e Ballkanit. Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti i ulët i tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore pse administrata nuk arrin të mbledhë të ardhurat.

Në një kohë kur rritja e taksave është përcaktuar si opsion për qeverinë në marrëveshjen me FMN-në, në rast se nuk përmirëson performancën fiskale, raportet e ndërkombëtarëve tregojnë se Shqipëria mbledh më pak taksa se të gjithë vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar.

Komisioni Europian vlerëson në raportin për ekonomitë e vendeve të rajonit tonë se niveli i mbledhjes së të ardhurave në Shqipëri për këtë vit është 27.8% e GDP-së, raporton Ora News.

Mbledhja e të ardhurave pritet të ruajë të njëjtin nivel edhe vitin e ardhshëm, për t’u përmirësuar në mënyrë modeste në vitin 2017 në vetëm 27.9%.

Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit mbledhin të ardhura gati dyfish më shumë në raport me prodhimin kombëtar. Kështu, sipas Komisionit Europian, Maqedonia mbledh të ardhura në masën 31.6% të GDP-së, Mali i Zi 42.9%, Serbia 40.3%, Bosnje Hercegovina 38.9%. Ndërkohë që ne lëmë prapa vetëm Kosovën, me një nivel të mbledhjes së të ardhurave prej vetëm 26.8%.

Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti I ulët I tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore e performancës së dobët në mbledhjen e të ardhurave. Kjo ka detyruar qeverinë, që në kushtet kur nuk ka mundur të mbushë buxhetin me taksat e rritura, të bëhet gati për një aksion të përqendruar në dy muaj për mbledhjen me forcë të detyrimeve.

 

Të ardhurat kundrejt GDP-së

Shqipëria                                                                             27.8%

Maqedonia                                                                          31.6%

Mali i Zi                                                                                42.9%

Serbi                                                                                      40.3%

Bosnje dhe Hercegovina                                                   38.9%

Kosova                                                                                  26.8%

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *