Qeveria “Berisha” ka mbajtur sot një nga mbledhjet më të shkurtra të saj. Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, e nisi mbledhjen me prezantimin para mediave të ligjeve që do të votohen nga Këshilli i Ministrave, për të kaluar më pas në Parlament, ku për shkak të ndryshimit të maxhorancës qeverisëse nuk pritet të miratohen. Berisha tha se qeveria kalon sot ligjin për TVSH-në, kuotat e universiteteve dhe shpronësimet, duke i cilësuar të tri këto pika si suksese të qeverisë së tij, por që janë në kundërshtim me programin e maxhoarncës së re të dalë nga vota e 23 qershorit.
“Sot kemi ligje dhe vendime, një ligj është themelor. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për Republikën e Shqipërisë është përgatitur prej një kohe nga specialistët më të mirë të kësaj fushe. TVSH si taksë themelore e vendit me këtë ligj pëson një përmirësim të ndjeshëm në të gjitha aspektet. Të gjitha vendimet e marra për përjashtimin e makinerive për prodhim duhet të pasqyrohen para se ky ligj të shkojë në Parlament. Shumica e ardhshme do të vendosë, por ne do të vazhdojmë në përputhje me qëndrimet e deritanishme.
Kuotat e universiteteve do të jenë të hapura për të gjithë shqiptarët, që ëndrrën e tyre ta bëjnë të vërtetë. Qeveria e re ka një platformë tjetër të rikthimit të praktikave të vjetra, por ne do ta kundërshtojmë. Alternativa e dyerve të hapura është alternativa jonë, kjo është arritje e universiteteve shqiptare.
Ka një seri vendimesh të tjera shumë të rëndësishme, ndër të cilat ai për shpronësimet për pronarët që preken nga ndërtimi i linjave që lidhin kaskadën e Devollit me sistemin e transmetimit të Shqipërisë. Ky është investimi më i madh në energjetikë, po ecën me hapa të shpejtë”, tha ai.

Pirdh pirdh se do shfryhesh.
A u diskutua ne kete mbledhje qeveri-hajdute,perse nuk po merren rrogat, jo nga te tjeret,por te vete aparatit te kryeministrise?Kjo nuk eshte detyre e qeverise qe do vije,por e jotja o i ikuri Sali.Per kete jep sqarime dhe jo kodra mbas bregut ne fb.
he mor fshataret e m.tit keni mesuar nje shprehje “flet kodra mbas bregut” . Jo mor jo po flet uij pas bregut