Mbledhja mes dy qeverive, marrëveshje për hapjen e pikës doganore në Zogaj

Ornela

Pas mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi në qytetin e Shkodrës, 2 kryeministrat zhvilluan dhe një konference të përbashkët për shtyp.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë Rama tha se nënshkruan disa marrëveshje mes dy vendeve ku mes tyre ishte dhe hapja e pikës kufitare në Zogaj.

“Lehtësim të shkëmbimeve tregtare me reduktim të tarifave dhe sot kemi nënshkruar marrëveshjen për pikën e përbashkët kufitare në Zogaj. Kjo pikë e shumëkërkuar prej vitesh do të jetë një burim më shumë i ndërveprimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit. Do analizojmë dhe hapjen e një pike tjetër kufitare.

Unë jam shumë besimplotë që me Malin e Zi ne do të bëjmë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm”, tha kreu i qeverisë Rama.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *