Mblidhen dhjetoristët

Dita

Në zonën përreth Stadiumit Dinamo në kryeqytet shihen shpesh Dashamir Shehi dhe Aleksandër Meksi duke gjerbur kafen e tyre në ditë të zakonshme.

Por mëngjesin e djeshëm i është bashkuar edhe një kujtim i bukur nga fillimi i viteve ’90. Mimoza Ferraj ka qenë studentja e Dhjetorit të vitit 1990 që kundërshtoi regjimin dhe që ishte e pranishme në takimin me Ramiz Alinë, në momentin që priti studentët. Ajo, sigurisht që në 25 vjet ka ndryshuar shumë, por dje ka bërë një takim të veçantë me ish-kryeministrin e Shqipërisë Aleksandër Meksi dhe deputetin Dashamir Shehi.

Të tre ata janë ulur në tavolinë në një lokal, por nuk dihet nëse Ferraj është gjendur rastësisht aty apo dhjetori ndez kujtim dhe bashkon njerëz. Ata nuk kanë ngurruar që këtë moment ta fiksojnë në një fotografi, 25 vite pas rënies së komunizmit. Por a është Shqipëria sot, ajo që ata ëndërruan atëherë?!

Share This Article
4 Comments
  • ALMA BENDO !

    Do pyes dikush çfare lidhje ka ky emer, me artikullin e mesiperm?

    E po thoshte dikur Neta, ajo dentistja-laborante e Klinikes se dhembeve, kur pastronte shkallet e pallatit, sipas rradhes: kur u ndane keto na rane !

    Kjo trimeresha qe nuk di akoma se cilen godine te Gjykates se Apelit ne New Jersey pastron, edhe kur vajti tek Ramiz Serbo-malazez Alia, edhe kur i mbajti te shtrenguar rripin e pantallonave Sali Qelbesire Serbo-Berisha, eshte rregjistruar me kete emer “ALMA BENDO !

    Perse nuk e pyesni pastruesen e gjykatave te New Jersey-t te tregoje kush ishte ne te vertete ?

  • Vallahi, bilahi ketij buzeshtrembtit Dashamir Shehi ja kam fryken so mos cohet e po na ban ndonji budallallek Si ” demokrat ” i vjeter qi asht, po cohet ndonji dite pijshem tape e po na i fut ndoni koqe pllumbi ketij shokut te tij , Eduard Rames. Nuk i dihet se ketyne qe kane partine ma te madhe ( partia e pijanecave ), vetem nji minut i ndan nga vdekja. Jane trima t’cartun. A ju kujtohet atehere kur jafuti me boks atij mirditorit Frrok Cupi. Ki lloj tipi i a fjalet e shkurta, sidomos kur asht ba beth. Gjynaf me i ik kot ketij vendi ky fare burri se ky ka dhene bethen per PD. Asht kpute ky e gruja ma teper pee nji kte vend. Zoti na e rrujt diten se naten rruhet vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *