Ka nisur në Durrës mbledhja e Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit. 66 delegatët e saj do të votojnë për zgjedhjen presidentit.
Në garë janë presidenti aktual Armand Duka që kërkon mandatin e pestë, i cili sfidohet nga deputeti socialist, Bashkim Fino, si dhe ish-arbitri Shpëtim Hala.
I gjithë procesi do të monitorohet nga 2 përfaqësues të UEFA-s dhe një i FIFA-s.
Armando Duka hapi punimet e Asamblesë së Futbollit Shqiptar me fjalën përshëndetëse.
Armand Duka :”Jemi koshientë për atë që kemi arritur dhe për atë që duhet të bëjmë më tej. Në plan të parë duhet të fitoj futbolli. Objektivat tona mbetet të njëjta, që nga infrastruktura. Ky do të ishte një kontribut aq fisnik dhe për ne këtu dhe për të gjithë ata që na ndjekin nga ekrani. e masivizimi i futbollit, përkushtimi nuk ka munguar në asnjë çast. Obligim për të qenë një skuadër më e mirë në të ardhmen. Më lejoni të deklaroj të hapur punën e kësaj asambleje.
Zëvendës ministri i Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Konstandin Shkurti: “Futbolli tashmë është një realitet simpatik Uroj që të mbizotërojë fair play”
Zv. presidenti i FIFA Grigoruy Surkis: “E shohim pozitive rritjen e federatës shqiptare në këto vite,vlerësoj përpjekjet e federatës me futbollit e moshave. Ne emër të delegacionit kam kënaqësinë të ndjek këtë asamble. I befasuar nga pasioni për futbollit këtu. Përpjekjet për ta përdorur futbollin në mënyrë vetjake do të krijoj përçarje.
Kandidatët për organet drejtuese të futbollit shqiptar, respektivisht për President të FSHF-së dhe anëtarë të KE-së për katër vitet e ardhshme janë si më poshtë:
Kandidatë për President të FSHF-së
- z. ARMAND DUKA
- z. BASHKIM FINO
- z. SHPËTIM HALA
Kandidatë për Anëtarë Komiteti të FSHF-së
- z. ABDYL KURIU
- z. ARBEN DERVISHAJ
- z. ALBERT LENJA
- znj. ALDONA SYLAJ
- z. ARTAN SHYTI
- z. BARDHYL MINXHOZI
- z. BARDHYL JERA
- z. EDUARD PRODANI
- z. EDMOND SPAHIU
- z. EDVIN LIBOHOVA
- z. EKREM SPAHIU
- z. ENKELEID ALIBEAJ
- z. ERALD KAPRI
- z. ERIDJAN SALIANJI
- z. ERVIN BAKU
- z. LUTFI NURIU
- z. KRISTJAN GJIDODAJ
- z. GAZMEND KADI
- z. GENCI GJYLSHENI
- z. GEZIM PODGORICA
- z. SHKËLQIM MUÇA
- z. THEODHORI SOLLAKU
- z. VASIL BICI
l.h/ dita
