Bordi i shkollës “Prekë Gjoni” dhe i prindërve në fshatin Bajzë të Koplikut, i kërkojnë Ministrisë së Arsimit një masë më të lehtë se ajo e përjashtimit për mësuesen Suela Piranaj e cila u filmua duke rrahur një nxënës.
Pavarësisht se kanë dënuar rëndë veprimin e mësueses së Matematikës ndaj nxënësit 13-vjeçar me inicialet E.C, ata e vlerësuan si një rast të izoluar, i cili duhej toleruar duke pasur parasysh rezultatet e shkëlqyera të mësueses me nxënësit e saj.
Madje, vetëm pak ditë më parë, nxënësi i saj Uansi Gjetaj, nxënës i klasës së 9-të të kësaj shkolle, u shpall fitues i olimpiadës së matematikës në rang qarku, vetëm pak ditë para se të ndodhte kjo ngjarje.
Tani pritet vendimi i Ministrisë nëse do të marrë në konsideratë kërkesën e prindërve të nxënësve të shkollës, si dhe stafit pedagogjik

Ca jane keto fshatarizma ne 2015? Ta perjashtojne edhe pike. Jo vetem mesuesen po edhe birdin. Nqs eshte femije I dhunshem keshtu edukohet? Duke ushtruar dhune?
Sh gabim mesuesja te ik vete .nuk eshte ky modeli ajo edukon ME FJALE e jo me dhune ,prandaj ne jemi shoqeri e dhunshme
Qe fshati te ngrihet e te mbroje mesuesen me jep te kuptoje se ai femi ka bere dicka jo te zakoneshme. Dhe po te kishte qene ne shtepi i jati do te kishte reaguar ne te njejten menyre.
Nuk jemi shoqeri e dhuneshme se kjo mesuese ne moment ka reaguar ashtu. Jemi bere shoqeri e dhuneshme per shkak te varferise se tejskajeshme qe ka mbuluar vendin, dhe te shembujve te perditshem te dhunes qe shihen perdite ne lajmet dhe degjohen e shihen kudo. AI femije eshte sjelle ashtu ne klase se e sheh ate sjellje kudo.
Mesuesja duhet ta ksihte mbajtur veten, por qe ta gjykosh ate, duhet te dish se cfare ka ndodhur konkretisht ne klase. Ministrai e Aresimit do qe te jete politikisht korrekt dhe nuk ka per ta marre parasysh kerkesen e fshatit dhe bordit te shkolles. Ata kane dale ne mbrojtje te saj, se e dine kushdo qe ti vije ne vend te saj kurre nuk ka per te qene ne nivelin e saj si mesuese. Dhe jam i sigurte se ai camarroku qe e ka filmuar ka henger nje dru te mire nga i ati.
Të gjithë e dimë që ato shpullat dhe dackat jepen me miratimin e plotë të prindërve. Po të mos ekzistonte ky miratim mësueset nëpër shkolla nuk do të guxonin të preknin as qimen e flokut të fëmijëve sepse përndryshe do të kërciste pushka, sidomos në fshatrat e veriut.
Problemi nuk qëndron tek mësueset por tek mentaliteti familjar. Janë marrëdhëniet familjare dhe qasja ndaj edukimit të fëmijëve nga prindërit që duhet adresuar.
Ajo mesuese eshte sjelle tamam si nje prind,qe do perparimin e femijes se vet,prandaj duhet gjykuar ne perputhje me realitetin e mentalitetin e mjedisit ku jeton e punon.Nuk eshte e lehte te permbash emocionet,kur ke te besh me nje grup te madh adoleshentesh,me shkalle te ndryshme kulture,mentaliteti,intelekti pse jo dhe pasurie dhe mbi te gjitha kur te kerkohet nga shteti dhe familjaret,formimi e kompletimi me dije i asaj mase te madhe nxenesish.Ndersa, indiferenca e mesueses,do te ishte e denueshme dhe e papranueshme,apo edhe me keq akoma sikur mesuesja t’ju kerkonte te shkonin ne kurse private me pagese dhe vete te bente palle.-Mesuesja duhet te perkrahet e jo te sulmohet !