Mblidhet KAS, nis rinumërimi i 108 kutive të votimit në Durrës

J L

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, (KAS) mblidhet sot për rinumërimin e votave për 108 kutitë të qarkut të Durrësit. Mbledhja ka nisur në orën 10:00.

Vendimi për rihapjen e kutive u mor dje pasdite, pas pranimit të kërkesës së Lëvozjes Socialiste Për Integrim, parti e cila pretendon të marrë një mandat në këtë qark, por i mungojnë dhe 136 vota. Mbetet për tu parë nëse do ta arrijë këtë gjë me rinumërimin e votave që kanë brenda 108 kutitë.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar një ditë më parë është rrëzuar kërkesa e kandidatit të pavarur Bojken Abazi, për të marrë kamerat e Qendrave të Votimit në shkollën Arben Broci në Tiranë.

KAS vendosi gjithashtu rrëzimin e kërkesës numër 37 së Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në qarkun e Durrësit. Një ditë më parë me kërkesë të KAS, KQZ ka zbardhur edhe të dhënat e marra nga kryqëzimi i të informacionit të të dhënave të PEI për qarkun e Shkodrës. Nga të dhënat rezultoi se në Shkodër, më 25 prill, 17 qytetarë kanë votuar 34 herë. Vetëm një person ka votuar 7 herë sipas KAS nga të dhënat e marra nga PEI.

Më herët janë hapur edhe 114 kuti në qarkun e Beratit, pas rinumërimit të të cilave, LSI rikuperoi 15 vota nga 77 që i duheshin për t’i marrë mandatin Partisë Socialiste, duke mos e ndryhsuar rezultatin.

KAS ka vulosur vendimin duke rrëzuar kërkesat e PD-së dhe LSI-së për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Berat, Gjirokastër, Vlorë, Durrës dhe Shkodër. pritet shqyrtimi i katër qarqeve të tjera.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *