Këshilli Bashkiak miraton taksimin e kompanive celulare për antenat

anazapta

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka nisur me miratimin e taksave dhe tarifave vendore. Më tej, gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e PS dhe LSI-së në Këshill kanë kërkuar transparencë për vendosjen e taksave kompanive celulare për antenat e vendosura nëpër qytet. Anëtarët e majtë kërkuan heqjen e këtyre antenave, për shkak të ndotjes elektromagnetike të zonës së banuar, dhe përqendrimin e tyre në një vend të vetëm.

Kreu i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi, deklaroi se do të abstenojë ndaj këtij projekti. “Nuk jemi për këtë taksë, pasi duam më shumë transparencë ndaj ju votojmë. Arka bosh e bashkisë nuk mbushet me gjoba, por me punë”, tha Dalipi. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe këshilltari i LSI-së, Shezai Rrokaj, i cili theksoi se para marrjes së një vendimi të tillë duhet një studim i detajuar.

 

Këshilli Bashkiak i Tiranës sapo ka nisur mbledhjen e fundit për këtë vit. Në mbledhjen e sotme do të diskutohet për buxhetin e vitit 2013 dhe planin urbanistik të kryeqytetit.

Mbledhja pritet të shoqërohet me debate të forta, pasi këshilltarët e majtë e kanë kundërshtuar fuqishëm buxhetin e vitit 2013 dhe planin urbanistik të Tiranës.

Ata janë shprehur se buxheti i planifikuar nga bashkia për vitin e ardhshëm nuk zgjidh problemet më të mprehta që shqetësojnë qytetarët e Tiranës, ndërsa plani urbanistik synon të zvogëlojë hapësirat e gjelbra në kryeqytet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *