Mblidhet Këshilli i Integrimit, Rama: Reforma në drejtësi, suksesi i parë

Dita

Kryeministri Edi Rama është shprehur se reforma në drejtësi do të ishte rezultati i parë inkurajues për Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian.

Në mbledhjen e parë të këtij Këshilli, Rama ftoi opozitën që t’i bashkohet përpjekjes gjithëpërfshirëse të shumicës në reformën në drejtësi.

“Shpresoj që formësimi i këtij Këshilli të jetë një shembull frymëzues për opozitën që t’i bashkohet dhe përpjekjes gjithëpërfshirëse të shumicës në tryezën e reformës së drejtësisë, ku besoj si asnjëherë më parë në historinë e pluralizimit në Shqipëri është organizuar dhe po shkon përpara një procesi, me një përfshirje shumë të gjerë, që i tejkalon si asnjëherë tjetër kufijtë e politikës. Dhe ka të angazhuar ekspertë të nivelit më të lartë vendas e të huaj, ashtu si dhe përfaqësues misionesh dhe institucionesh. Do të ishte vëretë rezultati i parë dhe vërtetë inkurajues i këtij Këshilli që merr forcën e këtij shembulli, të kishim një orë e më parë dhe opozitën e munguar si prezente në procesin e reformës në drejtësi”, deklaroi kryeministri Rama.

Ai shprehu vullnetin e plotë të maxhorancës për vijimësinë e punës së këtij Këshilli në kuadër të plotësimit të prioriteteve për integrimin në Bashkimin Europian.rama bregu

Ndërsa ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin dha këtë vlerësim: “Jam krenare pasi po shoh realizimin e një procesi që nuk është i lehtë. Sot është ngritur një këshill i rëndësishëm, kryetare e të cilit është një përfaqësuese e opozitës. Kjo është shumë e rëndësishme. Në këtë këshill do të diskutohen çështje me rëndësi që i takojnë procesit të integrimit. Realizimi i reformave dhe zbatimi i tyre mbetet prioritet për vendin. Ne do të japim asistencën tonë, por Shqipërinë mund ta ndryshoni vetëm ju”, tha Vlahutin.

 

Share This Article
4 Comments
  • Z. Kryeminister , eshte shume e thjeshte , ndryshoni Kodin Civil dhe ate Penal . Per nje veper penale e cila mund te kete nje hapesire ligjore nga 1 vit deri ne 5 vjet apo me denim 5 vjet , ku mendoni se do korruptohet sistemi , eshte e kuptueshme qe ne rastin e pare . Ndryshoni kodin dhe do bini rehat edhe ju edhe njerzit po ashtu edhe gjykatesit te cilet duan te punojne vertet me dinjitet .

  • Kapitalizmi dhe Drejtesia shoqerore nuk perputhen kurre, koha e ka provuar dhe po e provon. Perndryshe kapitalizmi do te quhet kapital, por socializem. Rilindja nuk ka mare persiper rilindjen e socializmit, por te kapitalizmit. Atehere?!. Me mire beni ndonje pune, dhe mos beni propagande bajate, sepse gjithcka mbahet shenim dhe nje dite domatet e kalbura do te u kthehen pas koke sikurse iu ktheyn PPSH. 7 kapitaliste te medhenj ne presidium qe flasin per Drejtesi!!!!!

  • Fshatar pa fshat,ku e shikon kapitalizmin ti ne Shqiperi? Kapitalizmi nuk ndertohet nga brekgrisur dhe hajdute ordinere.Ajo qe me motivoi per tu larguar nga Shqiperia ishte pikerisht kjo,pasi e pashe se Saliu mundohej te ndertonte kapitalizem me Vehbi Alimuca e Sude jevga e mora vesh qe ai vend nuk kishte te ardhme.Po te shikosh kapitalistet e pare do te kuptosh mire pse nuk behet ai vend.Me bindje them se ne Shqiperi nuk ka te pasur qe te kete bere pasuri me pune e djerse,ka shume nga ata kapitaliste qe dhe ushqime te prishura kane shitur per ata njerez,krimi vazhdon,nje i njohuri im me tregoi se ne pavionin e djegjeve ne spitalin ushtarak ka shume paciente nga zona e Lushnjes,arsyja eshte djegjet nga pesticidet qe sajojne per te skuqur domatet dhe perimet e tjera qe i prodhojne me lende kimike,dhe doktoret kane rene ne hall se nuk dine si ti trajtojne,e ministri bujqesise ben gallate ne TV.Ky eshte kapitalizmi…….

  • Reformë në drejtësi duke thirrur që këshillit ti bashkohet edhe shpartalluesja dhe varrmihësja e drejtësisë! Ngjan si një betejë ushtarake ku gjenerali i operacionit thërret dhe armikun në hartimin e planit operacional! Në këtë rast thirret mafia të marë pjesë në reformën antimafia ! Reforma në drejtësi mund të ndodhë vetëm atëhere kur për këtë reformë nuk do të lejohen të futin hundët partitë politike veçanërisht ato me backgraund kriminal alias opozita e sotme! Reforma në drejtësi nuk mund të bëhet nga ata që kanë grabitur 25 vjet pasuritë kolosale të këtij vendi dhe atyre të krijuara nga shqiptarët? Reforma në drejtësi më duket një iluzion i rremë! Arnime mund të ketë por reformë në kuptimin e vërtetë nuk besoj! E drejta nuk ndertohet nga mendje të djallëzuara dhe nga zhvatës kronikë! Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *