Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot nën drejtimin e presidentit të republikës Bujar Nishani për të shqyrtuar emërimet e krerëve të Gjykatave të Matit, Pogradecit dhe Lushnjes.
Mbledhja u shoqërua me debate mes ministrit të drejtësisë Nasip Naço dhe anëtarëve të KLD-së sa i përket emërimeve në gjykata. Debati nisi për procesin e vlerësimit, pasi Naço kërkoi respektimin e ligjit: dy vlerësime për kandidatët. Por nënkryetari i KLD Elvis Cefa tha se është e pamundur që të bëhen dy vlerësime në një kohë që gjykatat e rretheve janë pa kryetar.
Propozimi i ministrit Naço u hodh në votim dhe u rrëzua. Ndërkohë anëtarët e KLD i kërkuan minsitrit Naço sqarime për propozimet e tij të fundit për reformë në KLD.
Duke iu referuar debateve në mbledhje, kreu i shtetit kërkoi që të mos hidhet baltë në mënyrë kolektive mbi gjyqtarët. “Gjyqtarët nuk meritojnë që të hedhim baltë pa fund dhe pa arsye. Gjyqësori ka shumë probleme dhe ka nevojë për reforma. Në trupën tonë ka gjyqtarë që u kanë mohuar drejtësinë qytetarëve, ka gjyqtarë që përfshihen në akte korruopsioni, në trupën tonë ka gjyqtarë që nuk kanë nevojën e duhur të profesionalitet pasi nuk kanë bërë trajnimet e duhura, por ka njerëz të ndershëm dhe kurajoz që zhvillojnë seanca të shumta dhe që japin dënime të ndryshme” tha Nishani.
Gjithashtu Nishani kërkoi angazhimin e të gjithë aktorëtve për realizimin e reformës në sistemin e drejtësisë.
“Ne të gjithë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, politika dhe gjithë institucionet e vendit kanë një detyrim që të angazhohen në reformat që rrisin pluralizmin tek gjyqtarët, rrisin transparencën dhe japin granci për gjyqtarët. Nuk është e drejtë dhe është jo korrekte që të njollosen të gjithë gjytarët e republikës.Ne kemi një shtet dhe një shoqëri, ne kemi institucione dhe unë jam i angazhuar që të punojë për konsolidimin e tyre” është shprehur Nishani.

Aty duhet plugim. Eshte e pamundur te mos kete njerez te mite edhe ne drejtesi.
KLD duhet te shkrihet dhe te riformatohet. nuk mund te jene gjyqtaret ne shumice pasi ata ne cdo rast do te mbrojne rracen e tyre dhe ne kete menyre nuk luftohet padrejtesia qe eshte ngritur si institucion ne vend te drejtesise. Ministri i Drejtesise te beje gati paketen per ndryshime Kushtetuese rrenjesore per te filluar ndertimin e nje sistemi gjyqesor larg aferave dhe tarafeve. kjo maxhorance ka shansin historik (per shkak te numrave) te beje nje reforme te thelle ne sistem dhe te kujdeset per mbarevajtjen e ketij sistemi
turp turp me kte drejtei dhe kte tiyullar urgjent reforme ne drejtesi aty fillon zgjidhja dhe shteti te funksionoje ,cmund te presim nga nishani ,,,,,,
presidenti i pronave te veta jo me i shqiptareve dhe drejtesise shqiptare turp po kerkon vjedhje me cdo kusht te nje shopie ne gjirokasater prej 4 vitesh 100 seanca anti kushtetutore tremben gjyqtaret na ka ne dore ,tremben avokatet svijne ne mbrojtje prej presionit te z nishani o zot me jep drejtesi se ktu vec vjedhjes asgje tjeter nuk ben ky njeri dhe kjo drejtesi reformat dhew ndeshkimet e gjyqtareve duhet te jete motoja e rames dhe e nacos
KLD eshte e varur nga Sali Berisha dhe PD, duhet te riformatohet per te kryer reformat ne Drejtesi kusht i vene nga BE dhe USA. Nishanlliu qe eshte dhe Krye.ari i KLD-s te na gjeje nje gjyqtar sa per moster, e te ne i tregoje qe ka vetem nje apartament te blere me bordero dhe nuk ben pushime ne vendet e shtrenjta ekzotike.Gjyqtaret tane e kane kthyer vendin e punes ne Bakomat duke u futur PIN-in qytetareve per t’u marre parate per cdo lloj halli dhe u vene kuota te majme mitmarrje krimineleve dhe kontrabandisteve duke mbyllur gjyqet ne favor te krimit. I gjithe sistemi gjyqesor duhet pluguar me Traktor Kinez TT dhe te vije nje fryme e re me njerez te rin,j te shkoluar brenda dhe jashte vendit me kusht qe te kene mbrojtur Master dhe tituj shkencore te profesionite te tyre.
Shikoni cfare shprehje”Ne te gjithe,KLD, politika e te gjithe te tjeret kane nje detyrim qe te angazhohen ne reformat qe risin pluralizmin te gjyqtaret…”Cfare pluralizmi do nxitet nga te gjithe te gjyqtaret vetem ky e di.Mendoj se ka dy aresye qe zoteria ne fjale flet me shume se nje here kodra mbas bregut,ose eshte ne faze degradimi gradual mendor te pa vullneteshem ose ka qene i tille dhe per shkak te shume aresyeve ka mundur te “penetroje”ne shoshen e vemendjes publike.Une gjykoj per te dyten ose dhe ndoshta pak e perzier dhe me te paren sepse shoh qe kohet e fundit i ka te shpeshta artikulimet qe te lene pa goje.Me veten time nganjehere mendoj se ky nuk do kishte gjykim kaq te cale nese do te ishte Memet dhe jo Nishan sepse s’do kishte kariere te tille te genjeshtert politike,por ne fakt do te kishte nje gjykim me te lire,te cliruar nga kompleksi poshterues i te dukurit sojli.
-Eshte varur shteti ne mustaqet e “celos”.
Presidenti Nishani nuk eshte president i PD por eshte president i gjithe shqiptareve prandaj ju lutem mos e baltosni figuren e tij,sepse ky eshte burre shteti.