Mblidhet KLD, gati pezullimi i gjyqtarit që iu gjetën 34 mln lekë

Dita

Ka nisur mbledhja e KLD, e cila do të vendosë nëse do të pezullojë apo jo gjyqtarin e Apelit Shkëlqim Miri, i cili u arrestua pak ditë më parë. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën ‘arrest me burg’ ndërsa prokuroria kërkon nga KLD, pezullimin e gjyqtarit deri në fund të hetimeve.

Shkëlqim Miri u arrestua pasi dyshohet se ka marrë ryshfet 20 mijë euro për ndryshimin e akuzës ndaj Gentian Dodës duke sjellë lirimin e tij nga burgu.

Por, gjithashtu gjatë kontrollit të banesës, Mirit iu gjetën dhe sekuestruan 34 milionë lekë, të cilat ai deklaroi se i kishte për kurim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *