Mblidhet Komisioni Hetimor, miratohet sot raporti për shkarkimin e Presidentit

J L

Komisioni Hetimor do të mblidhet sërish sot.

Në mbledhjen e sotme, pritet që grupi i deputetëve të miratojë sot orën 11:00 raportin me gjetjet e shkeljeve, me të cilin do t’i drejtohet Parlamentit për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

Prej javësh, presidenti i Republikës Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit.

Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do t’i bashkoheshin në një referundum popullor.

Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet. Me firmën e 49 deputetëve socialist u ngrit një komision hetimor dhe u kërkua shkarkimi i Metës.

Alket Hyseni është kryetar i Komisionit Hetimor, ndërsa anëtarët janë: Myslym Murrizi, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *