Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi është mbledhur sot me praninë në komision edhe të deputetëve të opozitës. Anëtarët e komisionit do të diskutojnë rreth draftit të grupit të ekspertëve dhe më pas do të paraqesin propozimet e tyre.
Në emër të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, deputeti Spartak Braho shprehu qëndrimin se reforma në drejtësi duhet të bëhet me konsensus. Ai theksoi se largimi nga konsensusi do të thotë shpërfillje e opinionit të Venecias.
“LSI kërkon vazhdimin e dialogut, ai është mjeti, konsensusi është rruga ku duhet të arrijmë, nuk vëmë te konsensusi profesional pa dialog, jo konsensus i allishverisheve, jo i pazareve, por profesional, duke vazhduar pa ndërprerje dialogun dhe ai bëhet këtu, në tavolinë jo duke u larguar nga tavolina, unë e ritheksoj edhe njëherë këtë kërkesë dhe nuk kam arsye të mos përshëndes ardhjen e opozitës dhe kam përshtypjen që edhe ata do të vazhdojnë të jenë aktivë në procesin e dialogut”, tha Braho.
Megjithëse parimisht LSI e mbështet draftin, deputeti Braho tha se partia e tij ka disa rezerva. “Ndahemi te sistemi i karrierës, duam që ai të jetë thelbi. Kemi mendim ndryshe për mandatin e institucioneve, riformulim tjetër për zgjedhjen e anëtareve të Kushtetueses, opsion tjetër për organizimin e Gjykatës së Lartë, ajo duhet te jetë një dhe e vetme, kemi gjykim tjetër lidhur me organizimin e prokurorisë si një organ te unifikuar. Nuk mund të këtë struktura te tjera qe raportojnë në Kuvend për sa kohë që këtë e bën Prokurori i Përgjithshëm dhe duam rritje të rolit aktiv të Ministrit të Drejtësisë”, tha ai.
Në emër të Partisë Demokratike, deputeti Eduard Halimi rikthesoi edhe një herë qëndrimin kundër kapjes së sistemit të drejtësisë nga policia.
“Ekziston vullnet i mirë për draft të reformës kushtetuese bazuar në rekomandimet e Venecias dhe prania jonë e tregon këtë.
Por a di ndonjë si u ulën, si u bënë, kur doli drafti parafabrikat, kush i dha urdhër ekspertëve, ata i marrin detyrat nga ne, nuk venë konsultohen në kafe, as ne, as qytetarët nuk e dinë, as mediat nuk e dinë, as grupet e interesit nuk e dinë, kjo tregon vullnetin e keq për ti cimentuar politikisht ekspertët”, tha Halimi.
Për opozitën, drafti i propozuar ikën nga këshillat e Komisionit të Venecias. “Duhet të shkojë në të njëjtën linjë me rekomandimet për një draft ku implementohen një më një rekomandimet, mos të fshihemi pas ekspertëve”, tha ai. /Dita/

ristan, kjo drejtesi te ka len sot ty ne ate vend qe te japesh drejtesi dhe po pritem ne nga ty dhe shoket e tu per te ber drejtesi gjith shqipetaret duhet tj mbathin. sot qe te besh reforme ne drejtesi duhet te jen te pa varur nga politika keta jan ekspertet dhe populli qe do ta votoj,se ju nuk jeni te besushe, ju duhet te deklaroni pasurit tuaja nepermjet gjukates dhe jo fjal ne ere dhe te gjitha ato qe thoni duhet ti coni ne prokurori dhe prekurorita hapi ceshtjen,por edhe ketu nuk keni besim te ushtari juaj,prandaj reforma ne drejtesi duhet te behet.eduar po te them nje gje,nuk behet rigoni lis,sa do te sforcoesh per ti mbushur mendjen keti populli,ti je vegel e atyre qe te kan ven aty.
RISTANI / BRAO/ LILI I MONIT/ RAMA I LSI HALIMI I SALIS / PALÖMA / GRIDA QE JU RENTE PIKA / E CTE THEM PER TE TJERE TE GJITH NJE THIK I KA PRERE/ LILO QE NA HIQET SHUM I ZGJUAR SE BASHKU ME DJALLIN BRAO GJITH NATEN BEJNE NUSKA SI TJA MBYLLIN GOJEN RAMES / HALE NE SY E KANE ATA E NJOHIN MIRE DHE E DINE KAPACITETIN E TIJ AI ESHTE NJE PUNTOR E ZEMER MIRE /POPULLIN E KANE MBUSHUR ME RENA /KUR TE SHAN ALISALA / LULKA / RISTO QE NE CDO ORE TE DITES ESHTE XURXULL APO PALLOQI / NE PO TE DUAM QE VENDI DHE JETA JONE TE NDRYSHOI DUHET TE BEHEN ZGJEDHIE TE PARAKOHESHME /TE HIQEN KETO PLERA HAJDUTE ME CIZME KETA MASKARENJ TE KORUPTUAR / TE VENDOSEN FIGURA TE PASTRA /QEVBERI E RE ME KR EDIN TE BEHET REFERENDUM TE DENOHEN VRASESIT DHE AJDUTET/ TJU KONFIKSOHET PASSURIA
RISTANI / BRAO/ LILI I MONIT/ RAMA I LSI HALIMI I SALIS / PALÖMA / GRIDA QE JU RENTE PIKA / E CTE THEM PER TE TJERE TE GJITH NJE THIK I KA PRERE/ LILO QE NA HIQET SHUM I ZGJUAR SE BASHKU ME DJALLIN BRAO GJITH NATEN BEJNE NUSKA SI TJA MBYLLIN GOJEN RAMES / HALE NE SY E KANE ATA E NJOHIN MIRE DHE E DINE KAPACITETIN E TIJ AI ESHTE NJE PUNTOR E ZEMER MIRE /POPULLIN E KANE MBUSHUR ME RENA /KUR TE SHAN ALISALA / LULKA / RISTO QE NE CDO ORE TE DITES ESHTE XURXULL APO PALLOQI QE JANE KEMB E KOK TE KORUPTUAR/ QE VENDI DHE JETA JONE TE NDRYSHOI DUHET TE BEHEN ZGJEDHIE PARAKOHESHME /TE HIQEN KETO PLERA HAJDUTE ME CIZME KETA MASKARENJ TE KORUPTUAR / TE VENDOSEN FIGURA TE PASTRA /QEVERI E RE ME KR EDIN TE BEHET REFERENDUM TE DENOHEN VRASESIT DHE AJDUTET/ TJU KONFIKSOHET PASSURIA BRAO MASHTRUSI / I GENJEN NJEREZIT SIKUR DO JU REGULLOI FEMIJET NE PUNE /NJEREZIT IQNIN BUKEN NGA GOJA / BEJ BYREK JA PLOTESONIN DESHIREN NE FUND NJE VRIME NE UJE/ LOJA VAZHDON MIR U PAFSHIM NE TUSHEMISHT