Konferenca e kryetarëve, nëpunësi civil nesër në Kuvend

redaktor

Konferenca e kryetarëve është mbledhur sot në mesditë dhe ka vendosur të përfshijë në punimet e nesërme të Parlamentit aktin normativ të ligjit të nëpunësit civil.

Të pranishëm në mbledhje kanë qenë edhe përfaqësuesit e opozitës, pavarësisht bojkotit që po i bëjnë Kuvendit.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së në Kuvend, Edi Paloka dhe kreu i PDIU-së Idrizi janë larguar disa minuta më pas nga  mbledhja.

Në një prononcim për mediat pas largimit, Paloka tha që mazhoranca nuk kishte nevojë për dialog. “Sapo na tha në deklaratën e tij, ministri Celibashi se, nuk ka nevojë për dialog me opozitën”, tha Paloka.

Ndërkaq në fund të mbledhjes, ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi tha se, ligji për “Nëpunësi civil”, do të jetë nesër në rendin e ditës të punimeve në seancën parlamentare.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *