Sot Kuvendi zhvillon seancën plenare, ndërsa në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë që deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj do të mbajë me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin.
Po ashtu në rendin e ditës është parashikuar që të paraqitet raporti i veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2021.
Sakaq pritet që të paraqitet edhe raport i veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2021.
Rendi i ditës:
1.Miratimi i procesverbaleve të dy seancave plenare të datës 23.05.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë me Ministrin e Mbrojtjes z. Niko Peleshi kërkuar nga deputeti Ferdinand Xhaferraj. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)
4. Raport i veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2021. (Neni 26 i ligjit nr. 10.221/2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga Komisioneri – jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Pyetje
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë) Koha e votimit të projektrezolutës
5. Raport i veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2021. (Neni 11 i ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga Komisioneri – jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Pyetje Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë) Koha e votimit të projektrezolutës
6. Raport i veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për viti 2021. (Neni 9 i ligjit nr. 9918/2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe neni 8 i ligjit nr. 46/2015 “Për shërbimet postare”, 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga Kryetari i AKEP – jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë) Pyetje
7. Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për Qeverisjen vendore”, në përbërje të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”. (Neni 78 pika 1 të Kushtetutës dhe të neneve 19, pika 2,21, pika 1 dhe nenit 55, pika 1 , të Rregullores së Kuvendit)
8. Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për të Drejtat e Njeriut”, në përbërje të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”. (Neni 78 pika 1 të Kushtetutës dhe të neneve 19, pika 2,21, pika 1 dhe nenit 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit)
9. Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për Administratën Publike”, në përbërje të
Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”.
(Neni 78 pika 1 të Kushtetutës dhe të neneve 19, pika 2, 21, pika 1 dhe nenit 55, pika 1, të
Rregullores së Kuvendit)
10. Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për Diasporën dhe Migracionin”, në përbërje
të Komisionit për Politikën e Jashtme”.
(Neni 78 pika 1 të Kushtetutës dhe të neneve 19, pika 2,21, pika 1 dhe nenit 55, pika 1, të
Rregullores së Kuvendit)
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).
j.l./ dita
