Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plenare ku pritet të miratohet rezoluta për mbështetjen e sovranitetit territorial të Ukrainës, kundër agresionit rus.
Ndërkohë, të gjithë deputetët kanë vendosur fjongo verdh e blu, në mbështetje të Ukrainës, ndërsa në krye të sallës, qëndron një bluze e bardhë me flamurin e Ukrainës dhe atë kuq e zi.
Deputetët e pranishëm në sallë janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur në shenjë solidarizimi dhe përkrahje për Ukrainën.
I pranishëm në këtë seancë plenare është edhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, i cili eshte prekur nga ky gjest.

o.j/dita

Po Saliu ishte? Se ai i ben nder salles. Te keshe nje kriminel qe e mbron “ligji” shqiptar, eshte gje e madhe.
Bota shqiptare po ju perkrah,megjithese Ukraina nuk e njeh Kosoven.
Nderi shperblehet me nder,.
Mes e beni si Palestina.