Mblidhet Kuvendi! Votohet përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty-t, diskutohet dhe dekreti i Metës për “Ligjin për Policinë e Shtetit”

Ornela

Kuvendi pritet që sot të votojë përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty-n.

Nga shumica parlamentare mësohet se anëtarë do të jenë deputetët Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Nga opozita do të marrin pjesë në Komision Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe deputetja e pavarur Elena Xhina.

Me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim, Kuvendi miratoi të enjten e kaluar ngritjen e Komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, që implikonte UÇK-në.

Komisioni do të hartojë një raport të detajuar përmbledhës dhe informues për të gjitha këto çështje dhe t’ prezantojë Kuvendit brenda një afati 3 mujor dhe për ta bërë këtë do t’i vihet në dispozicion dokumentacioni i plotë që disponojnë institucionet publike sipas ligjit në fuqi lidhur me dokumentacionin zyrtar dhe atë të klasifikuar.

Ndër të tjera në Kuvend do të diskutohet dhe dekreti i Presidentit Meta për kthimin e ligjit për policinë e shtetit si dhe marrëveshja e qeverisë shqiptare me atë të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e 2000 shtëpive për personat që u janë dëmtuar banesat nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rendi i ditës në Kuvend:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 26.11.2020

2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim

3. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Programin për Zhvillimin e Turizmit dhe Infrastrukturës në Shqipëri”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

6. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes “Për bashkëpunim ekonomik” ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

7. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.841, datë 20.11.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 133/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar””. (Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-77 të Rregullores. Dekreti humbet fuqinë e tij kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

8. Projektvendim “Për miratimin e përbërjes së komisionit të posaçëm të Kuvendit “Për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur, përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ne Parlamentin tone jan mbledhur nje tufe budallenjsh qe mashtrojn dhe manipulojn vetem shqiptaret,se me te huajt kan humbur gjithmone.
    Per dijeni,Arta Dade dhe Ermira Mehemeti(nga Maqedonia),ne Komisionin juridik per miratimin e Raportit te Dick Marty-t kishin mundesi per te votuar kunder,qe rezoluta t’mos shkonte ne keshillin e pergjithshem te Parlamentit Europian.Akoma më keq,apo nje skandal,apo tradheti kombetare,nje Deputet shqiptare,perfaqesues i Shqiperise ne ate koh,ka votuar pro rezolutes se Dick Marty-t.Pra,Arta Dade dhe Ermira Mehemeti nuk kan votuar kunder dhe nje Deputet ka firmosur,ka firmosur,ka firmosur…..pro! Shikoni ““Specialja do kryejë arrestime edhe në Shqipëri ” Milaim Zeka bën paralajmërimin e fortë” nga 14:00 – 19:30 https://www.youtube.com/watch?v=lL3PKcrgwHA
    Raporti i Dick Marty-t eshte publikuar ne Qershor të vitit 2007,karagjozet tanë u kujtuan tani,5 Muaj para zgjedhjeve!Pas zgjedhjeve do thone si Edvin D’Rama kur terhoqi padin si dhjere ndaj BILD-it,pimë nje kafe dhe nuk kisha arsye te vazhdoja më tutje.Keto klloune,jo vetëm shqiptaret,por askush ne Europe nuk merr më seriozisht,sepse jan aq kontraversë,sa bien ne kundershti me veten në te njeten koh per te njejtin problem!
    26.11.2020 shumica socialiste ka hedhur poshtë nismën për të futur në rendin e ditës një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Kërkesa e depozituar nga deputeti Erion Piciri për një pikë në rendin e ditës për diskutim mbi rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve jo vetëm që nuk u pranua,por atij nuk iu dha as fjala. Pasi Piciri insistoi,u përjashtua nga seanca plenare me vendim të nënkryetares Vasilika Hysi, që drejtonte sot Kuvendin.Drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama i ka dhënë besën mikut të tij Vuçiçit,se sa të jetë ai Kryemistër,një gjë e tillë nuk do të miratohet kurrë.

  • Po per 120 shqiptaret e masakruar me 28 mars 1997 ne kanalin e Otrantos Ne ujerat Shqiptare nga fregata e marines italiane Sibila, ku me mbas me 9 maj 2014 ne badhkepunim me Shqiptare ,italianet fallsifikuan procesin gjyqesore,grabiten demshperblimin por mbajne peng me dhune dhe nuk paisin te afermit e viktimave me vendimin perfundimtare te procesit gjyqesore dhe certifikatat mortore,perse parlamenti Shqiptare nuk ngre komision parlamentare per ato qe thame me siper,apo kane hall se italianet u heqin femijeve dhe te afermeve permesot dhe i kthejne mbrapsh ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *