Mblidhet në 10:30 Kuvendi Kombëtar i PD, çfarë pritet të votohet

Edlira Shehu

Partia Demokratike do të mbledhë sot Kuvendin Kombëtar. Mbledhja e Kuvendit vjen pas zgjedhjeve për kryetarin e ri, ku Lulzim Basha mori mandatin e tretë.

Në mbledhjen e Kuvendit është përcaktuar edhe rendi i ditës, ku fillimisht do të informohet për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Pas kësaj do të përcaktohen linjat kryesore të strategjisë politike të PD.

Në pikën e dytë është parashikuar që të vlerësohet mundësia për ndryshime në statutin e PD-së. Bëhet fjalë për propozimet e kreut të PD. Në pikën e tretë të rendit të Kuvendit është përcaktuar zgjedhja e Këshillit Kombëtar të PD-së që aktualisht drejtohet nga Bujar Nishani, janë 300 emra që do të votohen. Po kështu do të zgjidhet dhe kryesia e re

Mesazhi drejtuar anëtarësisë

I nderuar anëtar i Kuvendit Kombëtar të PD,

Ju njoftojmë se mbledhja e Kuvendit do të zhvillohet ditën e shtunë, datë 17.07.2021, ora 10:30, në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Ju lutemi të jeni prezent dhe me vete të keni kartën tuaj të identitetit.

Sekretariati Organizativ i Partisë

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *