Mblidhet nesër Komisioni Hetimor Parlamentar për Metën

Ornela

Nesër në orën 12:00 do të mblidhet komisioni hetimor që po heton shkeljet e presidentit Ilir Meta të pretenduara  nga mazhoranca.

Sipas mediave komisioni posedon përgjigjet e ardhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe Qendra e Publikime Zyrtare.

Në rendin e ditës janë parashikuar dy pika: 1-Miratimi i procesverbalit të datë 15 korrik 2019. 2-   Miratimi i Planit Hetimor të Komisionit.

Në fillim të  tetorit përfundon afati i komisionit për Presidentin. Mazhoranca po pret një përgjigje nga Komisioni i Venecias para se të vendosë për fatin e Presidentit nëse duhet të qëndrojë në detyrë apo ta shkarkojë për shkelje të rëndë kushtetuese, pasi ai ccdekretoi 30 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Po për këtë çështje në Tiranë më 6 shtator do të mbërrijë delegacioni i Komisionit të Venecias në një mision faktmbledhës.

Ndërkohë, sa i përket Komisionit Parlamentar mësohet se është hartuar një listë me ata të cilët do të dëshmojnë, listë e cila mbahet top-sekret.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *