ZYRTARE / Vendimi i plotë i Qeverisë: Emërimet, shkarkimet, emrat e zv.ministrave dhe prefektëve

redaktor

Kabineti “Rama” ka miratuar në mbledhjen e djeshme zëvendësministrat dhe prefektët e rinj nëpër qarqe. Ministritë do të kenë nga dy zëvendësministra, një i Partisë Socialiste dhe një nga partitë aleate. Ajo që bie në sy është fakti se dhe në këto emërime numri i femrave është i lartë duke qenë tetë të tilla. Në emërimet e djeshme 9 zëvendësministra i takojnë LSI-së dhe dy janë të PBDNJ-së.

9 zëvendësministra për aleatët e vegjël

Qeveria ka lënë 9 zëvëndësminsitra pa emëruar dhe burime nga Këshilli i Ministrave për gazetën Dita bëjnë me dije se Rama është shprehur se këto vende do u takojnë aleatëve të vegjël të cilët ende nuk kanë marrë asnjë post qeveritar. Të kontaktuar me telefon kreu i PSV ‘91 dhe kreu i PDS-së u shprehën se nuk ka asnjë informacion se cfarë detyre do të marrin dhe se kur do të zhillohet takimi me Kryeministrin për të diskutuar. Mbledhja e radhës do të zhvillohet javën e ardhshme ku pritet të plotësohet dhe stafi politik i të gjithë ministrive.

Vendime të tjera

Qeveria miratoi edhe lirimin nga detyra të Lealba Pelinku si kryetare e Komisionit të Prokurimit Publik, e cila vijon mandatin e anëtarit të këtij komisioni, dhe emërimin si kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik të Denar Biba. Po ashtu qeveria miratoi lirimin nga detyra të Avenir Peka si drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Një tjetër vendim ishte “propozimi i Projektligjit për kryerjen e shërbimit të auditivit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj. Ky projektligj adreson situatën emergjente për të shlyer detyrimin e qeverisë ndaj sipërmarrjes vendase dhe të huaj, duk e dhënë në këtë mënyrë shembullin e qeverisë shqiptare në shlyerjen e borxheve ndaj palëve tëtjera. Ndërkohë do të nisin procedurat për të filluar sa më parë një auditim të plotë financiar të shtetit, duke ftuar të gjitha kompanitë ndërkombëtare për të shprehur interesin ndaj këtij procesi”. Po ashtu u vendos shkurtimi i shpenzimeve për shërbimin e transporteve për zyrtarët publikë dhe nëpunësit civilë.

 

Me poshte teksti i plote i vendimeve ne mbledhjen e qeverise:

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e Këshillit të Ministrave në të cilën u morën këto vendime;

1- Propozimi i Projektligjit për kryerjen e shërbimit të auditimit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj.

Ky projektligj adreson situatën emergjente për të shlyer detyrimin e qeverisë ndaj sipërmarrjes vendase dhe të huaj, duke dhënë në këtë mënyrë shembullin e qeverisë shqiptare në shlyerjen e borxheve ndaj palëve të tjera. Ndërkohë do të nisin procedurat për të filluar sa më parë një auditim të plotë financiar të shtetit, duke ftuar të gjitha kompanitë ndërkombëtare për të shprehur interesin ndaj këtij procesi.

2- Shkurtimin e shpenzimeve për shërbimin e transporteve për zyrtarët publikë dhe nëpunësit civilë.

3- Emërimin në detyrë të:

Znj. Elona Gjebrea, zëvendësministër i Punëve të Brendshme

Z. Ilirjan Mustafaraj, zëvendësministër i Punëve të Brendshme

Znj. Nora Malaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit

Z. Arbjan Mazniku, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit

Znj. Milva Ekonomi, zëvendësministër e Shëndetësisë

Z. Klodian Rjepaj, zëvendësministër i Shëndetësisë

Z. Dorjan Duçka, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë

Z.Ilir Bejtja, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë

Znj. Bardhylka Kospiri, zëvendësministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Znj. Gentiana Sula, zëvendësministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Z. Jani Babi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rual dhe Administrimit të Ujërave

Z. Alban Rusi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

Z. Ylli Manjani, zëvendësministër i Transporti dhe Infrastrukturës

Z. Dritan Hila, zëvendësministër i Mbrojtjes

Z. Sokol Dervishaj, zëvendësministër i Punëve të Jashtme

Z. Alqi Puli, zëvendësministër i Punëve të Jashtme

Znj. Brunilda Paskali, zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

Z. Majlind Lazimi, zëvendësministër i Integrimit Evropian

Z. Gentian Elezi, zëvendësministër i Integrimit Evropian

Z. Zef Çuni, zëvendësministër i Kulturës

Z. Gjon Radovani, zëvendësministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit

Znj. Oljana Prifti, zëvendësministër i Mjedisit

Znj. Diana Bejko, zëvendësministër i Mjedisit

4- Lirimin nga detyra të znj. Lealba Pelinku si kryetare e Komisionit të Prokurimit Publik, e cila vijon mandatin e anëtarit të këtij komisioni, dhe emërimin si kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik të z. Denar Biba.

5- Lirimin nga detyra të z. Avenir Peka si drejtor i përgjithshëm i Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

6- Lirimin dhe emërimin në detyrë të:

Znj. Aljona Mansaku, Prefekt i Qarkut të Tiranës lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z.Sadi Vorpsi, Prefekt i Qarkut të Tiranës

Z. Genc Juka, Prefekt i Qarkut Durrës lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Rolant Xhelilaj, Prefekt i Qarkut Durrës

Z. Shkëlqim Murati, Prefekt i Qarkut Të Fierit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z.Xhevit Bushaj, Prefekt i Qarkut Fier

Z. Elez Maçi, Prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Ram Hoxhaj, Prefekt i Qarkut Kukës

Z. Shefqet Deliallisi, Prefekt i Qarkut Elbasan, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Arben Kamami, Prefekt i Qarkut Elbasan

Z. Andrea Mano, Prefekt i Qarkut Korçë lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Ardit Konomi, Prefekt i Qarkut Korçë

Z. Bujar Hoxhaj, Prefekt i Qarkut Berat lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Selfo Kapllani Prefekt i Qarkut Berat

Z. Gëzim Sharku, Prefekt i Qarkut Dibër lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Melaim Damzi, Prefekt i Qarkut Dibër

Znj. Mimoza Çomo, Prefekt i Qarkut Gjirokastër lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet znj. Zamira Rami, Prefekt i Qarkut Gjirokastër

Znj. Voltana Ademi, Prefekt i Qarkut Shkodër lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet z. Paulin Radovani, Prefekt i Qarkut Shkodër

 

****

 

Dorian-Duçka-1024x768Negociatori i TAP, shkon zv/ministër tek Energjia

Dorian Duçka është emëruar dje zëvendës/ministër i ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, e drejtuar nga Damian Gjiknuri.  Duçka paraqet një aset politik që vjen nga LSI-ja, por ai rezulton ndërkohë si një ndër personat kyç që kanë drejtuar dhe orientuar negociatat ndërkombëtare me partnerët e huaj për miratimin dhe lobimin mbi projektin e gazësjellësit TAP, projekt i cili favorizonte dhe përfshinte Shqipërinë në trajektoren e tij. Dorian Duçka ka mbajtur një profil “të tërhequr” në jetën publike politike të vendit dhe në aktivitetin publik të LSI-së, por “de facto” rezulton ai ka dhënë disa kontribute strategjike sidomos në fushën ndërkombëtare pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe dallohet si një ndër njerëzit më të besuar të Ilir Metës. Emri i tij njihet kryesisht në rrethet e diplomacisë,  sidomos për lidhje dhe marrëdhënie kyçe me figura të njohura ndërkombëtare, përfshirë këtu figura në rangjet e diplomacisë por dhe aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë që operojnë në sektorin e energjisë.

Share This Article
27 Comments
  • O DITA gazetë! a e ndjeket Fevzi-ziun e Klanit. Pyetjet dhe ngacmimet më qesharake që kam parë te Fevzi ziu i Klanit, pyetje kalamajsh dhe të pakuptimta. Presim nga Rama dhe gjithë stafi i vet ta rregullojë këtë vend drejt Europës. P.Koçi.

    • E nderuar ‘DITA’! Ju lutemi t’i bëhet një kërkesë Edi Ramës: të shkojë tek Klani kur ta bëjë publik. Tani është partiak.

      • Ç’deshi Rama te Fevziu
        Apo nervat po teston
        Atë e ka pjellë Saliu
        Në çdo fjalë të provokon
        Ti Fevzi mos u mërzit
        Sala prapë do dalë i parë
        Në detyrën më të lartë
        President do jetë në… Sharrë

        Përshëndetje DITË e dashur! Kush s’të do le të pëlcasë. Kapo Labi. Tërbaç, Vlorë.

    • @ hole

      Mos e ke fjalën për ato pyetje të cilave kryeministri nuk iu përgjigj, duke na treguar me të gjithë hijeshinë e të shprehurit se Ngjela ia fut kot. Për një gjë ke të “drejtë”! Aty biseda ishte shumë fëmijërore, aq sa të dukej se i ftuari nuk ishte kryeministër, por drejtor kopshti, pasi përsëriste dhjetëra herë që, për mbi tri javë qeveri të re, vetëm tri ditë kishte në zyrë, duke na thënë drejtpërdrejt se jo vetëm që për gati një muaj qenkan marrë vetëm me bodrumet e kryeministrisë, por edhe që, kur ai ishte jashtë, e paske zëvendësuar një “pe leshi”, përderisa atë çka ka bërë ky i fundit nuk e quan punë me rendiment.
      Përsëri them që ti “hole” (ishalla se ke në anglisht këtë pseudonim) ke shumë të “drejtë”, sepse, kur Fevziu në mënyrë “fëmijërore” e pyeste se nëse kishte bërë konkurs për emërimet e “”burrave” dhe “grave” me shumë eksperiencë pune”, ai si një i “rritur” i përgjigjej pyetjes me stilin e pështirë të Berishës, duke e justifikuar mosbërjen e konkursit me “nevojat e mëdha” të këtij çasti të vështirë, duke na thënë kësisoj se, paaftësia profesionale e këtyre kastravecëve të papjekur mund edhe të bëjë që punët të shkojnë më keq…
      Kuptoheni njëherë e mirë mor kaqolë se ka ikur koha e të parit të qeveritarëve si të ishin hyjni. Popullit s’i intereson nëse në pushtet është Edi yt, apo Berisha i Fevziut, por vetëm që punët të shkojnë mbroth e të zbatohet ligji, për çka kryeministri na ka premtuar që në fushatë, ndonëse pa filluar mirë punë ka bërë të kundërtën.
      Edhe nja dy pyetje të cilave të lutem t’u japësh përgjigje, që t’i shohim të gjithë.

      1. Ky Ngjela kot ia fuste edhe kur dilte në tribuna përkrah Ramës, për t’i thënë Berishës shporru?
      2. Fatos Lubonja kot ia fuste kur punonin bashkë, përpara se Rama të bëhej kryebashkiak?
      3. Ngjela, dhe më pas Edi yt, kot ia futën kur njëri tha se Rama më ka thënë që do jem ministër dhe ky i fundit publikisht e miratoi këtë gjë?
      4. Më 21 janar, a mos u protestua gjë kundër atij me bllok në dorë, që ishte ngjitur si diçka me kundërmuese në këpucën e Berishës? A ia cimbis gjë hundët Edi Ramës aroma e tij e pakëndshme, apo jo (mbase duhet të pyesësh vetë Edin për t’iu përgjigjur kësaj pyetje)?

      Pasi t’u përgjigjesh si duhet këtyre pyetjeve, duke e hequr nga trupi qyrkun ngjyrë të kuqe të purpurt (si “rilindja”), do të kuptosh se kush ishte fëmija gënjeshtar në atë emision.

  • cfaredo te vendosi Rama ne qeveri, kur te dalin para fytyrat e berishes, thua: aman, ve ca t dush, vetem kellira te na ik nga qafa…
    Kur komunizmi në Shqipëri ndërpreu veprimtarinë e institucioneve fetare, isha 8 vjeç. Më kujtohet kur shkoja me dëshirë ne kishë, jo se besoja, pasi isha vetëm 8 vjeç, por pëlqeja qetësinë në kishë, gjuhën e ëmbël të priftit kur predikonte. Nuk arrita të bëhem besimtar pasi pushuan së funksionuari institucionet fetare nga sistemi famëkeq komunist.
    Por ky sistemi komunist nuk ishte mal apo fushë, nuk ishte shkëmb, as det, as lumë apo liqen, por ishte institucion që përbëhej nga njerëz, nga më të shumtit të tipit të komunistit Sali Berisha. Pra unë u rrita pa edukim fetar. Në vitet ‘90 filluan ndërtimi dhe funksionimi i institucioneve fetare, epo shyqyr thashë, u bëmë dhe ne të hymë në rrugën e Zotit. Por s’qe e thënë të ndodhte, pasi para shqiptarëve të rrënuar doli nëpër sheshe ky, ky, ky o Zot, ç’të shohim?! Sali Berishën duke ligjëruar, “Ju bekoftë Zoti, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët, Zoti e solli ditën e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët!” Shikoja lart në qiell duke u larguar me vrap, i bindur që Zoti patjetër do të lëshonte një rrufe në kokë të këtij hipokriti.
    Por Zoti nuk e bëri këtë, rrufenë e lëshoi në kokë të Shqipërisë duke ja lënë këtë monstër për 23 vjet në kokë popullit shqiptar. Per mua nuk ekziston as Muhameti, as Jezu Krishti, as Imam Aliu, as Hazreti Isa. Po të jenë vërtetë siç thonë, atëhere pse nuk e shohin krijesën e deformuar, që po deformon shoqërinë shqiptare, apo Zoti i ka krijuar ëngjëjt dhe djajtë?
    Nëse po, atëhere unë do mbetem ateist, ose djall, që të mos më dhëmbi koka kur djalli Berisha të dalë duke ligjëruar nëpër ekrane. Mirëpo unë dua të besoj në Zot, në Muhamet, në Jezu Krisht, ndaj më lër mor burrë të besoj dhe unë. Faleminderit DITA! Ateisti i detyruar, Kurbin.

  • Nje leter per ministrat zvministrat dhe kushdo do merret me shendetesine:

    Godina e spitalit gjinekologjik në qytetin e Krujës e ngritur rreth tre dekada më parë, është restauruar disa herë edhe më pas. Mjediset spitalore janë të kompletuara dhe personeli është i përkushtuar në punë. Trajtimi i pacientëve para lindjes, gjatë lindjes apo edhe kujdesi për fëmijën e sapolindur është i lavdërueshëm, por ka disa muaj që këtij materniteti i është mbyllur guzhina e gatimi të ushqimit, me motiv shkurtimin e punonjësve dhe perspektivën e bashkimit me qendrën spitalore. Duken absurd, aq më keq kur aktualisht, furnizimi i të shtruarave në maternitet bëhet me ushqim të gatuar në guzhinën e spitalit të përgjithshëm, mjaft larg nga materniteti. Sanitaret e transportojnë ushqimin me tenxhere 800-900 metra nëpër rrëpirat e rrugës. Sigurisht, kjo mund të rrezikojë shëndetin e nënave të reja lehona. Le të shërbejë ky opinion në DITA për reflektim.

  • Vargje për politikanët djaj kur kërcejnë me këngë e flamur:

    Si vapë e korrikut /
    Digjem, përvelohem /
    Dridhem e përdridhem /
    Si gjarpër në zhurr /
    Si qebap kafeje /
    Zemra rrotullohet /
    Kur kërcejnë djajtë /
    Me këngë dhe flamur!

  • Në Shkodër kanë gjetur njeriun e “përshtatshëm”, pasi Paulin Radovani i LSI-së ka dhënë prova sesi mund të milet lopa shtet. Jo më larg se pak muaj përpara zgjedhjeve, së bashku me ish-ministrin e Berishës për ekonominë, EDMOND HAXHINASTO (Mos kujtoni se është ndonjë tjetër. Është po ky që Rama e ka sot në kabinetin e “Rilindjes”, që pretendon të zhbëjë të kaluarën korruptive.), kanë grabitur truallin e objekteve ku z.Radovani zhvillon veprimtari ekonomike private (bëhet fjalë për mbi 6000 m2), duke i bërë njëkohësisht një shkelje të madhe edhe të drejtës së ish-pronarëve për parablerjen e ish-fabrikës shtetërore, ambientet e së cilës z,Radovani i mban pa të drejtë, pasi nuk ka paguar qira prej mbi një dekadë. Kanë sajuar një ndërmarrje të përbashkët privat-shtet, kur ligji e rreptësisht. Për më tepër, këtu në këtë veprim të Haxhinastos për krijimin e ndërmarrjes së përbashkët, ka edhe një element komik, pasi ky i fundit ka aktivizuar një shkresë të “lashtë” të ish-ministrit Anastas Angjeli, për të njëjtin qëllim, të nënshkruar në ditën e fundit të tij në detyrë 10.09.2005, e cila, pasi nuk ishte guxuar të zbatohej për 8 vjet rresht, u “ringjall” në mënyrë korruptive nga z.Haxhinasto.
    Për t’i bërë më të kuptueshme këto rreshta, po ju them se shkresa e ish-ministrit Angjeli (edhe në atë kohë e paligjshme) i referohet regjistrimit sipas ligjit të shfuqizuar në vitin 2007, ndërsa z.Haxhinasto urdhëron që kjo shkresë të regjistrohet në QKR, në një kohë që QKR i bën regjistrimet sipas ligjit të ri!!!!
    Mesa duket paskemi votuar për të rilindur bizneset pushtetarëve!

    • Mos mendoni se ndryshon gje ,te njejtet ministra te L.S.I nga Berisha tek Rama, mos valle do punojne ndryshe apo si? edhe nje lukuni zv/ministrash se gjoja te kenaqen aleatucet qe do marrin djersen e kontributeve tona si rroge ,duke u majmur neper zyra ,duke luajtur poker ne PC,

  • TANI MINISTRAT TE NGROHEN NE DIELL SEPSE PUNET DO TI BITISIN ZV.MINISTRAT TE CILET QENKESHIN ME SHUMIC ,gjum te embel ne hije te RRAPIT

  • Ne librin e nje autori gjerman me titull:”Fillozofia e shekullit te 20 dhe kater ese per lirine”nder te tjera shkruhet:” Ata qe shoqeria me voten e saj i zgjedh per ta drejtuar ne rast se diten e pare qe ulen ne kariken e punes do te mendojne duke i thene vetes “cfar do te bej une sot per shoqerine”?-atehere shoqeria do te shkoje perparapo,ne rast se ata diten e pare qe ulen ne kariken e punes do te mendojne “cfare do te bej une sot per vete?”-atehere shoqeria jo vetem qe do te mbesi aty ku eshte por do te cfaqet tendenca e renimit.-UU UROJ TE EMERUARVE PUNE TE MBARE DUKE JA DEDIKUAR PUNEN E TYRE ZHVILLIMIT TE METEJSHEM TE SHOQERISE.

    • Shume i “zgjut” ky autori gjerman 😛 Ne keto nuk i dinim,shyqyr qe na i tha ky,se na shpetoi duke na sjelle LAJMIN E MIRE… 😀
      Te dhjefsha “autorin gjerman”,gjera te ditura qe ne epoken e gurit! 🙂

  • Nuk late njeri pa pergojuar or te mjere,nese keni kaq perkushtim pse nuk denoncuat nje prej ketyre kur paski kaq fakte ne dore,por me sa duket i ngjani njeriut te fejsbukut.Lerini te rinjte te ulen ne karriket e caktuara dhe kur tu vije koha beni ate qe meritojne.

  • Me ben pershtypje interesimi i disave, per te njohur te gjithe administraten shqiptare me emer dhe mbiemer, me kuc edhe macduhet ta dini o mioper se demokracia te jep te drejten te jesh menefrego ndaj emrave, nje populli i duhet te njohe kryeministrin, ministrin e finacave dhe ate te brendshem, si dhkryetaret e gjykates se larte dhe asaj kushtetuese, edhe presidenti eshte i parendesishem per tu njohur me kete kushtetute qe ne kemi si shume gjermane nuk njohin se kush eshte presidenti i tyrese nuk i intereson, por njohin shume mire ministrin e finacave, se i intereson kush ja jep dhe ja merr parate.
    Le te jete kush te doje edhe me i miri ne bote, po u qelb shteti nga koka sic u qelb me Sali Berishen, atehere do te qelben te gjithe, po qendroi Edi Rama assic ka premtuar, asnjerit prej ketyre te panjohurve, sdo tu shkoje ne mendje te vjedhin.

  • Kam qeshur tek …@milena dhe më shumë tek @Tarasi…
    …Ateistit të detyruar -Kurbin: Më mirë ateist i detyruar se sa një “fetar” hipokrit…

  • Hajde emerime hajde! Brunilda paskali mesuese anglishteje zvendësministre e zhvillimit ekonomik !!?. O kuku moj nanë! Deshtakja nr.1 e universitetit “wisdom” ku ka krijuar nje borxh prej 500 mije eurosh!!? E krijoi bashke me paolo forestin more,ate mikun e tritanit e te saliut!? Drejtoria e tatimeve e ka hedhur ne gjyq per evazion fiskal dhe e ka gjobitur me 150 milione leke!!! Universiteti wisdon ka deshtuar ne aplikimin e çdo standarti dhe tani studentet ngrohen ne diell,ndersa pedagoget japin leksione ne kafene!!! Verifikojini po deshet ne menyre qe te mos merni me qafe ekonomine shqiptare. Do themi dhe te tjera me mbrapa,bile me dokumenta por ajo qe mund te themi deri tani eshte vetem turp,turp e kaluar turpit!? Pika kur u be dhe brunilda rilindase!!?

  • Alarm ekonomik per rilindjen!!! Hajde emerime hajde! Brunilda paskali mesuese anglishteje zvendësministre e zhvillimit ekonomik !!?. O kuku moj nanë! Deshtakja nr.1 e universitetit “wisdom” ku ka krijuar nje borxh prej 500 mije eurosh!!? E krijoi bashke me paolo forestin more,ate mikun e tritanit e te saliut!? Drejtoria e tatimeve e ka hedhur ne gjyq per evazion fiskal dhe e ka gjobitur me 150 milione leke!!! Universiteti wisdon ka deshtuar ne aplikimin e çdo standarti dhe tani studentet ngrohen ne diell,ndersa pedagoget japin leksione ne kafene!!! Verifikojini po deshet ne menyre qe te mos merni me qafe ekonomine shqiptare. Do themi dhe te tjera me mbrapa,bile me dokumenta por ajo qe mund te themi deri tani eshte vetem turp,turp e kaluar turpit!? Pika kur u be dhe brunilda rilindase!!?

  • Ne nuk pimé kafe sic thote punonjesi i tatimeve i cili na akuzon jo drejt? Ndersa per evazionin fiskal te brunildes shkoni pyesni ne gjykaten e shkalles se pare-tirane,ku ajo eshte ne vazhdim te proçesit gjyqesor!

  • Kujdes! Ne nuk pimé kafe sic thote punonjesi i tatimeve i cili na akuzon jo drejt? Ndersa per evazionin fiskal te brunildes shkoni pyesni ne gjykaten e shkalles se pare-tirane,ku ajo eshte ne vazhdim te proçesit gjyqesor!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *