Mbledhja e radhës e Këshillit Politik do të zhvillohet ditën e sotme në orën 17:30. Palët do të ulen për herë të tretë brenda javës dhe për herë të dytë pas votimit në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit.
Ndërkohë anëtari i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri ka replikuar sërish me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare.
Permes nje emaili ai thotë se në kushtet kur ata pranojnë mungesën e propozimeve konkrete, i konfirmon pjesëmarrjen në mbledhjen e sotme.
“Ju rikujtoj se në mbledhjen pesë orëshe të datës 21 Korrik, thërritur prej nesh, ju është prezantuar nisma e opozitës parlamentare për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, procedura e ndjekur nga Kuvendi, varianti i dakordësuar dhe miratuar nga Këshilli i Rregullores dhe Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut bashkë me relacionin përkatës.
Ndonëse dokumenti ka qenë krejtësisht publik, në faqen zyrtare të Kuvendit, ashtu sikurse të gjitha seancat e zhvilluara në komisione kanë qenë të hapura e publike, meqenëse ju deklaruat se ishit në mungesë dijenie, ju dorëzua edhe zyrtarisht një kopje nga sekretaria e Këshillit Politik.
Në kushtet kur ju pranoni mungesën e propozimeve konkrete të cilat do duhej të ja dërgonit paraprakisht anëtarëve të Këshillit dhe duke vlerësuar gjithsesi gatishmërinë tuaj për tu takuar, ju konfirmoj pjesëmarrjen në mbledhje”, shkruan Gjiknuri.
o.j/dita

Shikojeni kete foto: – Tre batskcinjt nuk bien dskort per copat e vjedhura!Ky Petia i thote Gjiknurit: -Mjafte keni 8 vjet qe vidhni, mjafte ne e lame per 8 vjet duhet rrotacion!Damjani ja kthen: Mos u anko se ti ke vjedhur me shume se une kur ishim bashke apo i harrove tani qe u lidhe me Olerdin!Vazhdon akoma-Mua me vjen keq per Olerdin qe nuk ka buke te haje, une disa here i kam dhene borxhe! Petja ja kthe:-Ik ore pirdhu, ne jemi lidhe me keta se nuk na don Rama, keta jane injorante dhe te pa ditur, nuk din as te vjedhin dhe as ta fshehin! Po pra ja kthen Damiani, ne prandaj po i heqim aleancat para zgjedhore qe ju pas zgjedhjeve te vini me ne, prandaj mos ha mut shume tu llomotit gjithe diten se gore e keqe per mua dhe Ramen! Ok, Damian nga sote une do ta qepe, por flase kote per tu hedhur hi syve ketyre injorantave qe na votojne.Ok sukse te gjitheve….