Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PD-së, “Rithemelimi”: Për presidentin vendos Këshilli Kombëtar

Amelda Amelda

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar për mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që është thirrur ditën e sotme nga Enkelejd Alibeaj. Për Luçiano Boçin, mbledhja e sotme është nul pasi, siç shprehet ai, qëndrimin politik të PD-së për çështjen e presidentit e vendos Këshilli Kombëtar.

Ndërsa thotë për Alibeajn se “ka tagrin e Ramës”, Boçi kërkon që nga ky moment e në vazhdim të mblidhet Kryesia e Grupit për të diskutuar në lidhje me mbledhjen e Grupit Parlamentar.  Ai sqaron se nuk bëhet fjalë për bojkot, por “grupi nuk mund të mblidhet kur e kërkon Rama-Balla.

REAGIMI

“Lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul.
Është nul për dy arsye:
Së pari:
Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill.
Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi.
Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla.
Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës çfarëdolloj pamje të ketë ajo.
Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot.
Koha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar.
Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar.
Kjo është rruga statutore e funksionimit të Partisë Demokratike.”

a.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • Enkeled Alibeaj nuk e zgjedh keshilli kombtar i pd-se por grupi parlamentar i pd-se. Kjo eshte ne vartesi te parlamentit dhe ligjeve te tij e jo te partive. Parlamenti shqiptar nuk zbaton statutin e foltores te sali berishes. U sqaruam per te paren? Luçiano me duket si idiot kur flet keshtu; keqardhje per ata nxenes qe u jep mesim ky njeri dhe i pergatit si veten! E dyta eshte se foltoret e sali berishes, s’jane gje tjeter por ne vazhden e populismit qe sot ka vdekur dhe e treta sali berisha dhe ata qe e pasojne nuk ulen dot ne tavoline me perfaqeuesit legjitim te Shqiperise. Hidhu ne qiell dhe bjer ne preher te SPAK-ut kur te zgjuhet Arben Kraja dhe prokuroret e gjykatesit e Shqiperise qe populli hallexhi te mos tu kthehet atyre qe kane 30 vjet qe po e shkelin, bastardojne, skllaverojne, vjedhin dhe masakrojne. Jane prokurore, gjykates, avokate qafederra qe eshte kjo Shqiperi qe kemi se po te kishte drejtesi edhe Edi Rama e qeveria do te ishin te perulur perballe saj, se qeveria vete e vjen ne demokraci e shtet ligjor, por drejtesia eshte nje. Prandaj çdo sulm e proteste kunder atyre qe s’bejne drejtesi!!!

    • Këshilli kombëtar i lokalitetin Tropoja.Turp për ju o idiotë e turp edhe për ne që paguajmë për berishistët e Parlamentit.Historia politike do u njohë si njollë e zezë e vazhdimësisë enveriste pas 32 vite përpjekjesh të këtij populli për një shtet demokratik.Paçi mallkimin për sabotimin që po i bëni shtetit shqiptar.

  • Ju nuk keni kuptuar edhe pas 30 vjetesh ,qe turmat e malokeve,rrugaceve,uluritesve te sallave te Foltores,NUK JANE ORGANE VENDIMARRESE..
    35 Deputete te zgjedhur me vote jane perfaqesues te popullit dhe kane TAGER VENDIMARRESE.
    Beni nje kerkese qe Presidenti te zgjidhet me Referendum Popullor,,dmth,.te zgjidhet direkt nga Pop[ulli,si ne Amerike,qe te shohim sa vota kane turmat e foltores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *