Mblidhet sot Komisioni Statutor në PD, mandati i kryetarit të partisë mbetet pika më e nxehtë

Ornela

Komisioni Statutor në Partinë Demokratike zhvillon sot mbledhjen në kryesinë e PD-së, ndërsa diskuton për ndryshimet e propozuara statutore.

Pritet që Komisioni të marrë në shqyrtim propozimet e kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës si edhe përfaqësuesve të tjerë.

Pika më e nxehtë do të jetë mandati i kryetarit të partisë. Lulzim Basha ndërkohë ka vendosur të mos e ndryshojë këtë propozim statuti.

Në këtë Komision, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli kanë depozituar propozimet e tyre.

Me propozim të Bashës, Këshilli Kombëtar do të jetë organi që do të japë dritën jeshilë për të gjithë marrëveshjet që PD do të lidhë me aleatët e saj.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *