Mblidhet sot Kuvendi, deputetja e PD interpelancë me Çuçin

J L

Ditën e sotme mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Në orën 10:00 nis seanca plenare.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin. Zhupa kërkon që Çuçi të japë informacione dhe shpjegime ne seancë lidhur me arsyet e përjashtimit nga Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët të anëtarit përfaqesues të shoqërise civile, e ne rastin konkret te perfaqesuesit te Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Sipas deputetes në ligj është e përcaktuar përberja e tij prej 7 anetaresh, nder të cilët 5 përfaqesues te Ministrive, një përfaqesues i SHISH dhe nje perfaqesues i shoqerise civile, i cili ne rastin konkret vinte nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Mirëpo ajo thotë se perfaqesuesi i Komitetit Shqiptar te Helsinkit, është hequr nga përberja e Komisionit, duke lënë vetëm 4 përfaqesuesit e Ministrive dhe një perfaqësues të SHISH.

Rendi i ditës:

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 21.04.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Brendshëm, Z. Bledar Çuçi kërkuar nga deputetja Znj. Ina Zhupa. ((Neni 80 i Kushtetutës, neni 92 Rregullore Kuvendi)

4. Raport vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale për vitin 2021. (Neni 31 i ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës). Paraqitja e raportit nga Komisionieri – jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën

5. Raport vjetor i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitit 2021. (Neni 11, pika 1/g e ligjit nr. 10242, datë 25.02.2010, “Për institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, i ndryshuar dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga Drejtori Ekzekutiv – jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Pyetje.

6. Raport vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021. (Neni 25 i ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, neni 21 pika 1 e ligjit nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror” dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga Kryetari i ERRE-s jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës: Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Pyetje

7. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) (Agjencia e zbatimit të projektit) dhe KFë Frankfurt am Main (KFë), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

8. Projektligj “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumente zyrtare”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e absolute votash për miratim)

9. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”.

10. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian, Horizont Evropa-programi kuadër për kërkimin dhe inovacionin”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje

11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *