Sot do të mblidhet sërish tryeza e reformës zgjedhore për të diskutuar për draftin e financimit të partive politike në zgjedhje.
Partia Demokratike do te propozoje draftin e saj për financimet e partive politike.
Sipas draftit burimet e financimit të fushatës për subjektet zgjedhore janë fondet e dhëna paradhënie nga Buxheti i Shtetit për partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore.
Janë po ashtu të ardhurat e vetë subjektit zgjedhor të krijuara sipas ligjit.
Një tjetër mënyrë financimi janë dhuratat në vlerë monetare, natyrë ose shërbime të dhëna, sipas nenit 13 të këtij ligji; kreditë e marra nga partitë politike sipas ligjit. Por në asnjë rast vlera e një kredie nuk duhet të kalojë shumën e parave, sipas pikës 2 të nenit 13 të këtij ligji.
Në propozim thuhet se financimi i partive udhëhiqet nga parimi i transparencës. Të dhënat për burimet financiare të partive, si dhe për shpenzimet e tyre publikohen kurdoherë.
Sipas draftit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive, sipas rregullave të këtij ligji.
Po ashtu në draft thuhet se gjatë fushatës zgjedhore, çdo subjekt zgjedhor ka të drejtë të bëjë propagandë zgjedhore në çdo mënyrë të ligjshme. Por u ndalohet dhe mbajnë përgjegjësi penale në rast se ofrojnë ose japin të holla, të mira materiale, premtojnë për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë.
o.j/dita
