Mblidhni mendjen do t’u themi

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Ditë, hajde të vazhdojmë

Aty ku e la Xhaferi

Të metat t’u kritikojmë

Mblidhni mendjen do t’u themi.

 

Me mëlçi në qafë, Ridvani

Që kish’ thesin me para

Na flet sot sikur alienët

E lanë vendin fukara.

 

Ristan, ty në burg të futi

Kush të bëri kryetar

Dy palë zgjedhje i përdhose

Del tani leh si zagar.

 

Grida që jeton prej vitesh

Veç me rrogën “80 mijë”

Vetëm çantë’ që mban në duar

Vlen sa një kope me dhi.

 

Erla tha “kush ha shumë m…

Më pas bëhet deputet”

Shpik sa goja i nxjerr shkumë

Në media dhe Parlament.

 

Erla, lotët si litar

Se të ra mbreti nga froni

Ish’ vërtet shum’ për të qarë

Se u ndave nga Neroni.

 

Kapo Labi ju përshëndet.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *